>Ky stilolaps largon stresin

>

Shkencëtarët prodhuan një stilolaps, i cili largon stresin e përdoruesit dhe mat nivelin e tij.
Studiues e teknologjisë në Universitetin Delft në Hollandë, theksuan se njerëzit luajnë më stilolaps kur janë të tensionuar. Nisur nga ky fakt ato zhvilluan një stilolaps që përcakton lëvizjet e nevrikosura të përdoruesit dhe sheh nëse përdoruesi është apo jo i tensionuar. 

Specialistët pohojnë se ekziston një lidhje graduale e stresit me lëvizjet e shpejta dhe të tensionuara. Në këtë rast, personat e nevrikosur duke qetësuar pak veten do të vazhdojnë të shkruajnë më ngadalë dhe më të qetësuar. Kur personi qetësohet, lapsi mund të kthehet shpejt në gjendjen e mëparshme. 

Sensorët brenda stilolapsit masin në mënyrë të thjeshtë nivelin e stresit. Duke nisur sinjalin drejt përdoruesit e ndihmojnë atë të luftojë stresin në mënyrë të suksesshme./gs

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet Mbyllur te >Ky stilolaps largon stresin
Këtë e pëlqejnë %d blogues: