>Hekuran Krasniqi në duet me Genta Ismajlin

>

Bashkëpunimet mes këngëtarëve duket se do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti. Dueti i cili pritet të vjen më së shpejti do të jetë mes
Hekuran Krasniqit dhe Genta Ismajlit. Bashkëpunimi i këtyre dy këngëtarëve ka filluar që nga kënga e Gentës “Femrat Shqiptare” e cila është punuar tërësisht në studion e Hekuranit “By Heki”.

“Genta është ndarë shumë e kënaqur më punën time në këngën ‘Femrat shqiptare’ e cila këngë është pritur mirë edhe nga publiku. Si vazhdimësi e këtij suksesi ne realizuam edhe një duet të përbashkët”, thotë për “Zërin” këngëtari Krasniqi për të treguar në vijim se deri kur do të presin adhuruesit e tyre për ta dëgjuar këtë këngë.

“Kënga është në fazën përfundimtare, na kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla. Kënga do të shoqërohet edhe me videoklip dhe sapo të jetë e gatshme do të transmetohet”, shprehet Hekurani pa dashur të jap shumë detaje të tjera. Sipas tij, kënga është e Gentës dhe kjo mund të jetë pjesë e albumit të saj për të cilin ajo është duke punuar vazhdimisht.

E kur përmendem këngën e Gentës “Femrat shqiptare janë numër 1”, për ta dëshmuar këtë, Hekurani ka menduar që të sjellë edhe një këngë të re që do të jetë në bashkëpunim me agjencinë e modës “Gecjan Grup”.

Në këtë këngë vajzat modele të kësaj agjencie do të tregojnë aftësitë e tyre profesionale ndërsa kënga do të këndohet nga Hekurani dhe artistët e studios së tij. “Për herë të parë jemi duke bërë një bashkëpunim mes kompanisë time muzikore “By Heki” dhe kompanisë së modës “ Gecjan Grup”.

Kënga është pothuajse e gatshme dhe vetëm po presim realizimin e videoklipit”, pohon ai duke e konsideruar këtë projekt si të paparë ndonjëherë në televizionet tona.

Mjaft i angazhuar gjatë mbrëmjeve festive

Këngëtari Krasniqi natën e parë të Vitit të Ri e ka festuar në familjen e tij, ndërsa dy netët e tjera duke argëtuar publikun në vende të ndryshme në Prishtinë. “Prej që merrem më muzikë vazhdimisht kam qenë i angazhuar nëpër mbrëmjet festive të Vitit të Ri.

Këtë vit më 1 janar isha në “Duplex Club” në Prishtinë dhe jam befasuar me gjithë atë publik që ka qenë dhe atmosferën që është krijuar aty, ndërkaq me 2 janar kam kënduar në “Tunel Club” dhe disa orë më vonë në “Peppermint Club”., thotë Hekurani i kënaqur me angazhimet që ka pasur gjatë festës së Vitit të Ri./yp

Advertisements
Postuar te Muzike. Komentet te >Hekuran Krasniqi në duet me Genta Ismajlin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: