>Ashley Green i ‘kall’ spanjollët

>

Ashley Greene në versionin “lakuriq” është ajo e cila më së shumti “i kall” spanjollët, kjo sipas përzgjedhjes së revistës “FHM” në këtë vend. Revista e përpiloi listën prej
pesë femrave të reja absolutisht më të dëshiruarat, të cilat i zbuluan atributet e tyre, ndërsa Ashley u gjend pikërisht në maje të listës.

Aktorja e bukur në fotografitë të cilat i pushtuan meshkujt pozoi kryesisht në versionin e thjeshtë, me gotë në dorë, ndërsa në plan të parë ishin gjinjtë e saj të mëdhenj, të cilët i magjepsin shumë adhurues.

Ashley me rastin e përzgjedhjes kishte një konkurrencë shumë të fortë. Për vendin e parë në këtë listë “luftuan” Katy Perry, e njohur po ashtu për gjinjtë e mëdhenj, Sofia Vergara, e dashura e Cristiano Ronaldo-s Irina Shayk dhe engjëlli seksi i “Victoria`s Secret”, Rosie Huntington-Whiteley.

Të gjitha këto bukuroshe pa hezitim u paraqiten vitin e kaluar në revista të ndryshme me fotografi seksi, por kësaj radhe për spanjollët më tërheqësja ishte Ashley./yp

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Ashley Green i ‘kall’ spanjollët Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: