>Vladimir Putin…emri i një maje në malet Tian Chian

>

Kirgizistani vendosi t’i japë emrin Vladimir Putin një maje të maleve Tian Chan me lartësinë 4 446 metra, njoftoi sot AFP-në një zëdhënës i qeverisë në Bishkek. 
Një majë tjetër e maleve Tian Chian mban tashmë emrin e ish-presidentit rus Boris Jelcin. Vendimi i qeverisë së kësaj ish-republike sovjetike të Azisë Qendrore, pritet ende të ratifikohet nga parlamenti, gjë që sipas analistëve, do të jetë një formalitet, pasi parlamenti i ri kirgiz është prorus dhe kryeministri i ri Almazbek Atambajev e kreu vizitën e parë jashtë vendit në Moskë, për t’u takuar me homologun Vladimir Putin. 
Kirgizistani ishte arenë e një serë aktesh dhune, veçanërisht etnike në qershor në jug të vendit, që shkaktuan qindra të vdekur./bw

Postuar te Bota. Komentet Mbyllur te >Vladimir Putin…emri i një maje në malet Tian Chian
Këtë e pëlqejnë %d blogues: