>Glauk Konjufca i kundërpërgjigjet Isni Kilajt

>

Dy ditë pas akuzave të kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, rreth përgjegjësisë së Vetëvendosjes për ngjarjen e së shtunës, ka reaguar edhe i përfoluri, Galuk Konjufca. Ai ka thënë se

nuk dëshiron të merret me deklaratat e kryetarit të Malishevës, pasi sipas tij, me rastin e Banjës duhet të merret drejtësia.

“Po mundohet Hashim Thaçi me i qitë instrumentet e veta gjithkah qe ne të merremi me ta. Me kësi njerëzish, që të na shkojë energjia por nuk kemi energji të merremi me këtë rast” i ka thënë Konjufca Kohës Ditore.
“Me Malishevën duhet të merret drejtësia, e kemi dënuar rastin si akt kriminal, krim i rëndë i cili nuk është  papranueshëm për askënd. Nga ky akt nuk mund të përfitojë askush. Ta zbardh këtë rast krejtësisht”, ka shtuar  Konjufca. 
Kilaj, anëtar i PDK-së i afërt me Fatmir Limajn, akuzoi Vetëvendosjen, se deklaratat e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufëcës ishin pararendëse të tragjedisë dhe drejtësia duhet të merret me këtë. Deklarata e tij, drejt politizimit të këtij rasti, mbetet e para deri më tani që pas të shtunës. /indeksonline
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Glauk Konjufca i kundërpërgjigjet Isni Kilajt
Këtë e pëlqejnë %d blogues: