>Genta, Albani & Miriami, më të zhgënjyerit e vitit 2010

>

Pasi shprehu zhgënjimin e saj për vendimin e jurisë në show-n “Dancing with the stars” ku u rendit në vendin e dytë, Genta Ismajli tha se synonte të përfaqësonte Zvicrën në Festivalin Europian.
Kënga e saj “This is my night”, nuk arriti të kualifikohej, pasi juria vendosi se përfaqësuese në “Eurosong” duhet të jetë këngëtarja e re Ilira Gashi, me këngën “Home”. Po kështu, edhe çifti simpatik Alban Skënderaj & Miriam Cani, dolën të pakënaqur nga finalja e Festivalit të Këngës në RTSH, ku u vlerësuan me çmimin e dytë. 

Albani është shprehur se veç këngës, për të cilën ata kishin punuar shumë, prezantimi i tyre në Gjermani, ku ai jeton prej vitesh, ndërsa Miriami prej 20 vitesh, do të kishte “ngritur” pikët e pjesëmarrjes sonë. “Ende na dhemb ky vendim”, ka thënë Albani./yp
Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Genta, Albani & Miriami, më të zhgënjyerit e vitit 2010 Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: