>Australi, gjarpërinj e krokodilë kërcënojnë Rockhamptonin

>

Të 75 000 banorët e qytetit australian Rockhampton po përgatiten sot të jenë të ndarë nga pjesa tjetër e vendit, për shkak të
përmbytjeve “biblike” që kanë përfshirë verilindjen e vendit ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezikun nga gjarpërinjtë dhe krokodilët. 

Banorët grumbulluan thasë me rërë rreth shtëpive dhe dyqaneve, për t’i mbrojtur nga rrjedha e lumit Fitzroy, që ka vërshuar në qytet dhe niveli i të cilit ka arritur sot në 9,20 metra. Ai pritet të rritet akoma në 9,40 metra të mërkurën ose të enjten. 

Rockhampton, 500 kilometra në veri të Brisbane, bregu lindor, është një nga qytetet kryesore të këtij rajoni bujqësor dhe minerar, i prekur që prej disa ditësh nga përmbytje të cilësuara nga autoritetet si “biblike”. 

Shërbimet e ndihmës shqetësohen për vazhdimësinë e nivelit të lartë të ujit për të paktën dy javë, gjë që favorizon përhapjen e mushkonjave bartëse të sëmundjeve. Ata paralajmërojnë gjithashtu banorët për rrezikun e gjarpërinjve helmues dhe të krokodilëve./yp

Postuar te Bota. Komentet Mbyllur te >Australi, gjarpërinj e krokodilë kërcënojnë Rockhamptonin
Këtë e pëlqejnë %d blogues: