>18 vjeçar, por s’ka të drejtë vote

>

Këtë fundjavë me 9 janar do të ketë rivotim në komunat Drenas, Skenderaj e Deçan. Gjithashtu do të rivotohet pjesërisht edhe në

komunat e Malishevës dhe Lipjanit. Dhjetëra të rinj të këtyre vendeve  në moshë 18 vjeçare, me 9 janar nuk do tu lejohet qe të votojnë.Këta 18 vjeçar janë ata të cilët këtë moshë e kanë mbushur nga 13 dhjetori i vitit 2010 e deri me 9 janar të këtij viti, datë kur do të organizohet rivotimi.

Edhe pse ligji nuk e specifikon këtë situatë, shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Xhemajl Peçani, sqaron se persona qe kanë mbushur 18 vjet pas 12 dhjetorit nuk kanë të drejt vote pasi bëhet fjalë për përsëritje të procesit të 12 dhjetorit. “Asaj liste nuk mund t’i shtohen personat tjerë të cilët kanë mbushur 18 vjet pas 12 dhjetorit të viti 2010, pasi procesi i 9 janarit është proces i përsëritjes se atyre zgjedhjeve të 12 dhjetorit”, ka sqaruar Peçani. /infopress
Postuar te KOSOVË, Zgjedhjet 2010. Komentet Mbyllur te >18 vjeçar, por s’ka të drejtë vote
Këtë e pëlqejnë %d blogues: