>Shtrigat legalizohen në Rumani

>

Rumania mori vendim që shtrigat të kenë profesion legal, por vetë “shtrigat” nuk janë të kënaqura me këtë vendim.

Edhe pse deri më tash askush nuk i ka kërcënuar se do t’i

djegë në turrë të druve si në kohën e inkuizicionit, ato vlerësojnë se me këtë vendim nuk kanë përfituar aspak pasi kjo është goditje direket për xhepat e tyre. Tash ato duhet të paguajnë tatim për shërbimet që bëjnë, ndërsa qeveria mori këtë vendim si njërën nga masat e shumta në luftën kundër recesionit ekonomik.


Në kategorinë e njëjtë të tatimeve gjenden edhe astrologët, ata që kryejnë shërbesat e balsamimit, pronarët e shtëpive që lëshojnë dhoma me qira dhe instruktorët e vozitjes, të cilët deri më tash kanë qenë të liruar nga tatimet.

Njëra nga shtrigat që është kundër këtij vendimi, Bratara, planifikon hakmarrjen me anë të specit të kuq dhe tharmit të bukës, prej të cilëve do të krijojë një formulë magjike e cila do të shkaktonte rënien e qeverisë.

Se a do të arrijë ta mposht kundërshtarin e saj me magjinë e saj, do ta tregojë koha, por deri në atë kohë edhe shtrigat, ashtu si edhe klasa tjetër punuese, duhet të paguajnë tatimet rregullisht dhe me kontributin e tyre të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Rumanisë.
Postuar te Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Shtrigat legalizohen në Rumani
Këtë e pëlqejnë %d blogues: