>Rimartohet në moshën 110 vjeçe

>

Ahmad Mohamed Isa, qytetar i Malajzisë në moshë 110 vjeçe, nëpërmjet një shkrimi në gazetë i ka gjetur vetes bashkëshorte të re. 


Ai së shpejti do të martohet me një grua
82 vjeçe, e cila ka pranuar të kujdeset për të. Ahmadi ka 20 nipër dhe 40 stërnipër, kurse javën e kaluar ka deklaruar se dëshiron që dikush të kujdeset për të dhe t’i bëjë shoqëri. 

Artikulli në gazetë k tërhequr vëmendjen e 82-vjeçares Sanah Ahmad, një të veje dhe nëne të nëntë fëmijëve, e cila ka shprehur gatishmërinë për t’u martuar për Ahmadin dhe ka kërkuar nga kushërinjtë e saj që të kontaktojnë me familjen e Ahmadit për t’u njohur a më parë me të.  
“Për mua nuk është me rëndësi kush është ajo, nëse do të më ziejë e gatuaj. 



Është e pikëllueshme të jetosh i vetmuar dhe frikohem të flejë vetë”, ka thënë malajziani i moshuar, që ka filluar të ketë probleme me veshë dhe sy.  


Ahmadi ka treguar se deri tash është martuar pesë herë. Katër gra i kanë vdekur, kurse nga e pesta ka kërkuar divorc.

Gruaja e ardhshme e Ahmadit ka shtuar se plaku e ka tërhequr sepse ia përkujton shumë  burrin e saj të vdekur, i cili gjithashtu është quajtur me emrin Ahmad./koha

Advertisements
Postuar te Kuriozitet, Seks dhe Dashuri. Komentet te >Rimartohet në moshën 110 vjeçe Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: