>Mila Kunis ndahet nga i dashuri

>

Aktorja e filmit “Black Swan” është ndarë nga i dashuri i saj Macaulay Culkin, pas një lidhje prej tetë viteve. 


Çifti kishte disa muaj që kishin ndarë rrugët, por kishin vendosur ta mbajnë atë të
fshehtë derisa 27 vjeçarja Kunis, të promovonte filmin “Black Swan”. 


“Ndarja ishte miqësore dhe ata janë ende miq të mirë”, ka thënë zëdhënësi i tyre për New York Post. Kuins ka shprehur frikën e saj për martesë me Culkin që në dhjetor të vitit 2009 ku kishte thënë, “Jo që unë nuk besoj në martesë, por thjesht nuk është një gjë shumë e rëndësishme për mua. Megjithatë unë do të kem fëmijë. Jam shumë egoiste që ti bëjë tani, por kur të jem e gatshme, nuk mendoj se duhet gjithsesi të martohem. Kam nevojë të kem një njeri në jetë që të kujdeset për mua dhe fëmijët, asgjë tjetër”./infoglobi

Advertisements
Postuar te Kinematografi, Seks dhe Dashuri. Komentet te >Mila Kunis ndahet nga i dashuri Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: