>Dërgon maçokun për transplantim veshke në SHBA

>

Maçoku i quajtur Maksi nga qyteti Hanover do të bëhet kafsha e parë shtëpiake në Gjermani që do t’i transplantohet veshka.

Sipas medieve gjermane, pronari 35-vjeçar i maçokut Maksi është i gatshëm të paguajë  7 mijë euro për

transplantim të veshkës që duhet të kryhet në SHBA, sepse dispozitat ligjore për mbrojtjen e kafshëve në Gjermani nuk i lejojnë operimet e tilla.


Shumë gazeta të verdha gjermane, përfshirë edhe Bildin, me tirazh mbi 3 milionë ekzemplarë, këtë lajm e kanë dhënë në faqet e tyre të para.

“Dashuria ndaj kafshëve, apo budallallëk” – e ka titulluar Bildi lajmin për këtë.
Por, pronari i maçokut Tomas R. Ka deklaruar se për të maçoku është “pjesëtar i barabartë i familjes” dhe se për këtë arsye është i gatshëm që të  bëjë gjithçka për të.

Ky maçok është marrë para tre vjetësh nga një azil për kafshët e braktisura dhe ai tash sa kohë dërgohet në dializë, pasi veshkat e tij mezi funksionojnë.

Në fakt, pronarin i tërë ky aksion për shpëtimin e maçokut do t’i kushtojë ndërmjet 15-20 mijë euro, duke përfshirë biletat e udhëtimit, qëndrimin dhe ilaçet.
Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Dërgon maçokun për transplantim veshke në SHBA Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: