>Piloti humb kontaktin, evakuohet Kongresi!

>

Kongresi Amerikan është evakuuar për një kohë të shkurtër, pasi që një pilot i një aeroplani pasagjerësh, gabimisht ka ndryshuar frekuencat e radios dhe
ka humbur lidhjen me kontrollin e fluturimeve, ka njoftuar Agjencia Federale e Aviacionit SHBA.




Zëdhënësi i kësaj agjencie, Jim Peters ka thënë se rasti është duke u hetuar. Agjencia e Aviacionit dhe shërbimet sekrete kanë marrë në pyetje pilotin, raporton AP.




Avioni “Piedmonte Airlines”, i cili po fluturonte nga Hilton Head në Karolinën e Jugut, për 15 minuta ka humbur radion e tij, ndërsa ishte afruar aeroportit të Uashingtonit, Ronald Reagan.




Si masë paraprake, autoritetet urdhëruan evakuimin e Kongresit dhe të gjitha ndërtesave përreth. Përveç kësaj, nga baza ushtarake “Andrews”, u ngritën avionëve F-16. Ndërkohë urdhëri për evakuim është tërhequr pas gjysmë ore.


Merret vesh se urdhri për evakuuim nuk është dhënë edhe për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Barack Obama është duke kaluar pushimet me familjen e tij në Hawai. /Indeksonline

Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Piloti humb kontaktin, evakuohet Kongresi!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: