>Xabi Alonso, “tradhtar” edhe kur luan për Baskinë

>

Para 38 000 shikuesve “të nxehtë” dhe me diskonim separatist në Bilbao, kombëtarja e Baskisë
mundi në një meç miqësor kombëtaren e Venezuelës me rezultatin 3:1.

Por, ajo që e karakterizoi këtë ndeshje ishin fshikullimat e mëdha ndaj Xabi Alonsos, lojtarit më të mirë të Baskisë.

Kur Alonso hyri në lojë, në pjesën e dytë të ndeshjes me Venezuelën, në tribuna u valvit transparenti me fjalën “Tradhtar”.

Tifozëve baskë u vjen tepër rëndë që Alonso luan në klubin e urryer të baskëve, Real Madrid dhe që me Kombëtaren edhe më të urryer, atë të Spanjës, e ka fituar titullin e kampionit të botës në Afrika e Jugut 2010./yp

Postuar te SPORT. Komentet Mbyllur te >Xabi Alonso, “tradhtar” edhe kur luan për Baskinë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: