>Popullsia e botës po shkon drejt 7 miliardëve (VIDEO)

>

Fondacioni gjerman për popullsinë botërore (DSW) bëri të ditur se nga mesi i vitit 2011 pritet që popullsia e botës t’i kalojë 7 miliardë personat.

Fondacioni thekson se këtë vit popullsia e botës ka pasur një rritje prej 80 milionë personash,  teksa me 1 Janar 2011  popullsia e botës do jetë  6 000 934 196 persona.

Sipas këtyre të dhënave në gjysmën e parë të vitit 2011 parashikohet që popullsia botërore të kalojë kufirin 7 miliardë personave. Bazuar tek kjo deklaratë, çdo sekond lindin 5 njerëz e 2 vdesin.

Krahas kësaj, në deklaratë thuhet se 82% e popullsisë botërore jeton në vendet në zhvillim.  



Postuar te Bota, Studim. Komentet Mbyllur te >Popullsia e botës po shkon drejt 7 miliardëve (VIDEO)
Këtë e pëlqejnë %d blogues: