>Elefanti adhuron të luajë me dëborë

>

Një elefant në Berlin është duke shijuar fatin e rallë për një specie të tillë, atë të të luajturit me dëborë. Fotografitë e sotme në të përditshmen “Bild” tregojnë specien Ko Raya super të entuziasmuar në
kopshtin zoologjik të kryeqytetit gjerman.

E porsaardhur në “parajsën” e saj berlineze, drejtuesit e kopshtit zoologjik nuk ishin të sigurt për përshtatjen e një elefanti, të mësuar me temperaturat e ngrohta tropikale, me të ftohtin e dimrit europian.

Megjithatë, tajlandezja Ko Raya është e vendosur ta shijojë në maksimum përvojën e saj të re. Pasi luajti në gjithë mëngjesin me dëborë, ylli i momentit në Berlin u mbulua e gjitha, duke u shndërruar në elefantin e parë të bardhë në botë./tch

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Elefanti adhuron të luajë me dëborë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: