>Dhjami në bark, rrit rrezikun e sëmundjeve tek femrat

>

Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha trupore ndihmon dobësimin e kockave ose osteoporosën, por kjo ide tashmë sfidohet nga një
studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore.
Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave.
Shkencëtarët morën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. Në këtë epokë kur mbipesha shihet si epidemi, kjo do të thotë se yndyrnat dhjamore në bark shtojnë edhe më shumë rrezikun jo vetëm për sëmundje të zemrës dhe diabete, por edhe për osteoporozë./gt

Postuar te Studim. Komentet Mbyllur te >Dhjami në bark, rrit rrezikun e sëmundjeve tek femrat
Këtë e pëlqejnë %d blogues: