>Shqipëria e para në Top 10 vendet për vitin 2011

>

Ku duhet të shkoni në botë vitin e ardhshëm? Ekspertët tanë të udhëtimit përfshirë bashkëthemeluesin e Lonely Planet, Tony Wheeler, kanë përzgjedhur  Top 10 vendet në botë që duhet

vizituar në vitin 2011.

Listën e vendeve e hap Shqipëria. “Jo shumë kohë më parë, të udhëtoje në vendet e Ballkanit konsiderohej një “trimëri”. Skenat e dhunshme të pas vitit 1990, ishin të pakalueshme për shumë të huaj”, shkruan në arsyetimin e hartimit të listë.
“Njerëzit e armatosur gjithë andej dhe klishet për krim tashmë pothuajse i takojnë të kaluarës”, shkruan aty për të vazhduar se “ Shqipëria tashmë ka bërë shumë përpara. “Mesdheu i ri. Dashuria e Re” për shumë turistë në vitin 2011”.  Pas Shqipërisë, në vendin e dytë është renditur Brazili, ndërsa në dhjetëshe janë përfshirë edhe vende si Panamaja, Bullgaria e Japonia.
Kompania Lonely Planet është ndër më prestigjiozet në botë në përzgjedhjen e vendeve që duhet vizituar. Ajo është themeluar në vitin 2007 dhe e ka selinë në Londër. është pjesë e BBC-së, dhe rrjeti i fuqishëm televiziv botëror i ka 75% të aksioneve. /indeksonline
Postuar te RAJONI, Studim. Komentet Mbyllur te >Shqipëria e para në Top 10 vendet për vitin 2011
Këtë e pëlqejnë %d blogues: