>Limaj: Edhe PDK trafikoi vota

>

Në zgjedhjet e 12 dhjetorit janë shënuar raste që kanë dëmtuar kredibilitetin e procesit zgjedhor dhe më shumë se kaq kanë cenuar demokracinë në Kosovë.
Kështu ka thënë të mërkurën për RTK-në nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj. Ai tha se

janë regjistruar raste kur komisionerët e partive kanë trafikuar votën e kandidatëve për deputetë brenda listave zgjedhore.

Limaj tha se edhe në PDK ka ndodhur kjo dukuri. Sido që të jetë, shtoi ai, në këtë parti dihet mirëfilli se kush mund t’i fitojë votat e popullit e kush jo.
Nënkryetari i PDK-së foli edhe për koalicionet e mundshme për qeverinë e re. Formula më e mirë për formimin e qeverisë së Kosovës, sipas Limajt, do të ishte respektimi i vullnetit të popullit./rtk/
Postuar te KOSOVË, Zgjedhjet 2010. Komentet Mbyllur te >Limaj: Edhe PDK trafikoi vota
Këtë e pëlqejnë %d blogues: