>Letra me e lexuar e Krishlindjeve

>

Ishte derguar nga vogelushja 8 vjecare Virginia O’Hanlon (Virxhinia) e cila jetonte me prinderit e saj ne Manhattan.
Ne 21 Shtator te vitit 1897, gazeta The New York Sun, publikoi ate qe konsiderohet si letra me e lexuar e nje gazete. Ishte derguar nga

vogelushja 8 vjecare Virginia O’Hanlon (Virxhinia) e cila jetonte me prinderit e saj ne Manhattan. Me poshte eshte i gjithe teksti i letres dhe i pergjigjes nga redaktori i Sun, Francis Pharcellus Church

I dashur redaktor, une jam 8 vjec. Disa nga miqte e mi me thone se Santa Klaus nuk ekziston. 
Babai im thote ” Nese e thote “THE SUN” atehere eshte e vertete”
Te lutem me thuaj te verteten, a ekziston Santa Claus.
Virxhinia, miqte e tu jane gabim. Ata jane te ndikuar nga skepticizmi ne kete epoke skeptike. Ata nuk besojne ate qe nuk e shohin. Ata mendojne se nese nuk e kuptojne me mendjen e tyre, atehere nuk ekziston. Te gjithe mendjet, Virxhinia, si te te rriturve ashtu edhe te femijeve jane te vogla. Ne universin tone te madh, njeriu eshte nje insekt, nje milione ne intelektin e tij krahasuar me boten e madhe qe e rrethon, duke e matur me kapacitetin e inteligjences  per te pervetesuar te gjithe dijen dhe te verteten.
Po Virxhinia, Santa Klausi ekziston. Ai ekziston per aq kohe sa ekzistojne dashuria, bujaria dhe perkushtimi, ato qe i japin jetes tende bukurine dhe kenaqesine me te larte. Mendoje sa e tmerrshme do te ishte po te mos ekzistonte Santa Claus. Do te ishte po aq e tmerrshme sa po te mos kishte asnje Virxhinia.  
Nuk do te kishte asnje besim femijeror, asnje poezi, asnje romance qe do ta bente ekzistencen tone te tolerueshme. Nuk do te kishim asnje kenaqesi pervecse ne te ndjere dhe ne te pare. Drita e perjetshme me te cilen femijeria ndricon boten tone do te ishte zhdukur. Nuk beson ne Santa Claus! Atehere nuk beson as tek zanat. Mund t’i thuash babit te punesoje ca burra qe te mbikqyrin te gjithe oxhaqet e qytetit per te kapur Santa Klausin, por nese ata nuk e kane pare Santa Klaus duke zbritur, si mund te ta provojne. Asnje nuk e sheh Santa Klaus por kjo nuk do te thote se ai nuk ekziston.
Gjerat me te verteta ne kete bote jane ato qe as femijet dhe as te rriturit nuk mund t’i shohin. Ke pare ndonjehere zana qe kercejne ne lendine? Natyrisht qe jo, por nuk ka prove se ato nuk ekzistojne. Askush nuk mund te perfytyroj apo imagjinoj te gjithe mrekullite te cilat nuk jane pare ose nuk mund te shihen ne bote. Ka nje vello qe mbulon boten e padukshme, qe as burri me i forte, as nje grup i burrave me te forte ne bote, nuk mund ta grisin dot.
Vetem besimi, poezia, dashuria, romanca mund ta shtyje kete perde dhe te shoh pikturen e nje bukurie dhe hijeshie hyjnore. A eshte e gjitha e vertete? Ah, Virxhinia, ne gjithe kete bote, nuk ka asgje tjeter te vertete pervec kesaj. S’ka Santa Klaus! Falenderojme Zotin qe ai jeton dhe jeton pergjithmone. 1000 vjet me vone Virxhinia, ose 100 mije vjet me vone, ai do te vazhdoje te lumturoje zemren e femijeve.
Postuar te Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Letra me e lexuar e Krishlindjeve
Këtë e pëlqejnë %d blogues: