>Hidhet me kajak nga ujëvara

>

Rafa Ortiz, një meksikan që praktikon sportin e kajakut, është hedhur me kajak nga një lartësi prej 30 metrash në ujëvarën “Big Banana”, në Veracruz (Meksikë).

23-vjeçari pati vetëm një gërvishtje në sy nga kjo eksperiencë.

Tashmë, meksikani që merret me sporte ekstreme është një nga katër personat që janë hedhur me kajak nga një lartësi prej më shumë se 30 metrash.

Fotografi Lucas Gilman, nga Denver (SHBA), përdori dy aparate fotografikë për të kapur momentin kur Rafa hidhej nga lartësia e madhe.

“Kisha vetëm 2-3 sekonda për të bërë foton. Nuk është se mund t’i kërkoja të hidhej përsëri. Fatmirësisht i bëra fotot”, u shpreh Lucas./tch



Postuar te Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Hidhet me kajak nga ujëvara
Këtë e pëlqejnë %d blogues: