>Analizat më të çuditshme të Facebook-ut

>

Rezultatet e publikuara ditët e fundit nga ekipi i të dhënave të Facebook-ut pasqyrojnë hollësi shumë të çuditshme. Kush flet më shumë gjepura? kush është më i “zemëruar” e kush “egoist”? Të dhënat hedhin dritë mbi shumë pyetje të ngjashme me këto.
Sipas “Businessinsider” Facebook analizoi aktualizimet e 1 milion rasteve në Amerikë. 

Ja analizat më të çuditshme të Facebook-ut:

Të moshuarit flasin më shumë: me rritjen e moshës rritet dhe  gjatësia e fjalive të “statusit”. Të moshuarit i përdorin më shumë termat e lidhura me familjen, fenë dhe gjendjen sociale.

Të rinjtë shajnë më shumë: përdoruesit e rinj shajnë dhe mallkojnë. Fjalët e mbushura me zemërim dhe gjuha e “unit” përdoren më shumë nga përdoruesit në moshë të vogël. 

Personat që përdorin fjalën “ti” shumë të shoqëruar: këta persona kanë më shumë miq.

Njerëzit janë më optimist në mëngjes: koha më e përshtatshme dhe pozitive  për aktualizimin e gjendjes është mëngjesi. Ndërsa rreth orës 22 të mbrëmjes ndjenjat negative arrijnë kulmin.

Aktualizimet që pasqyrojnë shenja pesimizmi komentohen më shumë: ndoshta për të mbështetur njeri-tjetrin shokët komentojnë më shumë situatat negative.

Aktualizimet kohore janë më të përhapura në mëngjes:  dhe kjo rrjedh nga publikimi i mesazheve, të cilat tregojnë sesa vonë janë bërë për në punë apo deri në çfarë ore kanë ndenjur zgjuar një natë më parë.

Në aktivizimet e gjendjes përdoruesit përdorin fjalë të ngjashme me të shokëve:  kjo vlen në rastet kur flitet veçanërisht për familjen apo fenë apo kur nervozohen./gs

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet Mbyllur te >Analizat më të çuditshme të Facebook-ut
Këtë e pëlqejnë %d blogues: