>Ronaldinho braktis stërvitjet në Dubai

>

Duket se ditët e brazilianit Ronaldinho në Milan janë të numëruara dhe se ish-futbollisti më i mirë i botës do të

largohet shumë shpejt nga skuadra ‘rosonere’. Një fakt tjetër që e largon këtë futbollist nga Milani është se ai i ka lëshuar stërvitjet të cilat janë duke u zhvilluar në Dubai.

Me të marrë vesh se vëllai i tij, Roberto de Assis, që njëkohësisht është edhe menaxher i tij, nuk ka arritur të takohet me drejtuesit e Milanit, Ronaldinho i ka lëshuar stërvitjet. Ka një kohë të gjatë që përmendet një kthim i mundshëm i Ronaldinhos në Brazil, gjë e cila është shumë afër të realizohet./indeksonline
Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Ronaldinho braktis stërvitjet në Dubai Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: