>EULEX ngret aktakuzë për krim të organizuar

>

Më 23 dhjetor 2010, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ngriti një padi kundër tre personave, të cilët ngarkohen me vepra të trafikimit të drogës dhe krim të organizuar, ka
njoftuar EULEX-i përmes një komunikate për media.

Rasti, thuhet se, rrjedh nga një hetim i madh i ndërmarrë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, iniciuar në fund të vitit 2008 e nën udhëheqjen e prokurorit special të EULEX-it nga PSRK-ja.
Për shkak të natyrës ndërkufitare të këtij grupi të organizuar kriminal, hetimet janë kryer në bashkëpunim me policitë dhe prokuroritë homologe nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Perëndimore, thuhet në njoftimin e EULEX-it, raporton REL.
Dy nga të akuzuarit u arrestuan në Kosovë më 27 maj 2010, ndërsa i treti më 4 dhjetor 2010, në pajtim me urdhër-arrestin e lëshuar nga një gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it. 
Më vonë, faza e procedurës paraprake e gjykimit ju ka deleguar gjyqësisë vendore. 
Të gjithë personat janë në paraburgim dhe në pritje të procedurave të mëtejshme.
Më 24 dhjetor 2010 një panel i përbërë nga tre gjyqtarë të Kosovës urdhëroi vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj për të tre të akuzuarit.
Seanca e konfirmimit të aktakuzës është parashikuar të mbahet në fillim të vitit 2011.
EULEX nuk bëri të ditur identitetin e të pandehurve./koha

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >EULEX ngret aktakuzë për krim të organizuar Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: