>Elton John dhe partneri i tij bëhen prindër

>

Këngëtari i muzikës pop, Sër Elton John dhe partneri i tij, David Furnish, janë bërë prindër të një fëmijë e lindur nga
një nënë e panjohur me farëzim artificial, bëri të ditur një revistë amerikane.

Djali i seksit mashkull, i quajtur Zachary, lindi në 25 dhjetor dhe do të rritet prej 62-vjeçarit John e prej Furnish, një regjizor kanadez 48-vjeçar.

”Jemi të tejmbushur me lumturi për këtë moment tejet të veçantë”, deklaroi këngëtari për revistën. “Zachary është i shëndetshëm dhe na ka shndërruar në prindër shumë krenarë”.

John dhe Furnish u martuan në vitin 2005, pasi Skocia lejoi martesat e të njëjtit seks, pas 12 vitesh bashkëjetese. Bebja peshon 3,5 kilogramë, ndërsa asnjë detaj nuk do të lëshohet rreth identitetit të nënës, pagesës së saj apo klauzolave të tjera rreth marrëveshjes së fëmijës.

Elton John u përpoq të adoptonte një foshnje 14 muajsh nga një jetimore në Ukrainë gjatë vitit të shkuar, por tentativa e tij u bllokua nga ligji ukrainas që nuk i njeh martesat gay.

Postuar te Show-Biz. Komentet Mbyllur te >Elton John dhe partneri i tij bëhen prindër
Këtë e pëlqejnë %d blogues: