>Rozana Radi: Rezarta nuk është normale, argëtohet duke rrahur njerëzit

>

Do të vijë sot për herë të parë me një rrëfim të gjatë, këngëtarja Roazana Radi, e cila së fundmi është bërë pjesë e një situatë aspak të këndshme.

Përmes rreshtave në vijim Rozana përpiqet të sqarojë gjithçka ndodhi atë natë…

Ajo nuk nguron të thotë se këtë çështje ia lë në dorë gjykatës, duke qenë se beson fort në organet e drejtësisë shqiptare. Çfarë na rrëfen tjetër Rozi? E zbulojmë bashkë përmes rreshtave në vijim…

Roz, faleminderit së pari që e pranove ftesën për këtë intervistë. Pyetja e parë lidhet me shijen që të kanë lënë deklaratat e Rezartës gjatë kësaj kohe?

Shiko, kjo është intervista e parë që jap në mënyrë të mirëfilltë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit. Arsyeja pse nuk jam prononcuar është se kam pritur për të parë deri ku do shkoëj mashtrimi i kësaj vajze. Jam e çuditur dhe me disa deklarata të tjera e shokuar.

Pse e shokuar?

Femra në fjalë më akuzon që kam përdorur një fjalor banal dhe të gjithë njerëzit që më njohin e dinë që edhe kur flas me shaka nuk përdor fjalë banale. Është shumë e vështirë një njeri që lexon shumë, aq më tepër që është autor tekstesh, shkruan, të përdorë një fjalor banal. Ok, më ka akuzuar për një fjalor banal, gjë që do të vërtetohet në gjykatë, në kam qenë unë ajo që kam përdorur fjalor banal, apo zonja në fjalë.

Si do ta vërtetosh?

Unë i kam të ruajtura të gjitha mesazhet, uroj që edhe zonja në fjalë t’i ketë mesazhet e mia. Në momentet që dikush të fyen, gjëja e parë që duhet të bësh, është të arrish të kuptosh pse të fyen dhe në deklaratat e kësaj zonje në të njëjtën gazetë shikoj që një ditë deklaron një gjë tjetër, ndërsa në intervistën e saj të fundit deklaron një gjë shokuese.

Referuar kësaj deklaratës shokuese, besoj se po flasim për të njëjtën, e ke dërguar ti Rozanë mesazhe në celularin e Ermal Hoxhës?

Unë nuk ia kam fare numrin Ermal Hoxhës, nuk ia kam pasur as Rezartës që nga momentin që nuk kemi pasur më kontakt të dyja. Nuk di t’i kem çuar ndonjë mesazh Ermalit, nëse ata kanë mesazhe nga të miat, Prokuroria ka të drejtë të kërkojë tabultatet, nqs nga numri im është shkruar ndonjë mesazh në emrin tim në adresë të këtyre personave.

Pra mesazhe jo në emrin tënd edhe mund të kenë shkuar?

Unë të thashë dhe e theksoj që nga telefoni im, nuk është thirrur ndonjëherë numri i ermali.

As për sms?

As për sms dhe as për një gjë. Unë Ermalin kisha që përpara “Vip shpisë” pa e parë, natën e konfliktit e pashë.

Pas kësaj që ndodhi cili është mendimi yt për Ermalin?

Shiko, mendoj që në momentin e parë që një njeri thotë jam i martuar, s’mundet kurrë bashkëshorti të nxjerrë gruan në orën 2 të mëngjesit për t’u sqaruar, imagjino për t’u rrahur. Këtu fillon gabimi i parë i Ermalit. Në momentin që gruaja i thotë dua të shkoj të sqarohem, ai po të ishte burrë me mend duhet t’i thonte, të zbardhë dita njëherë pastaj do të sqarohesh. Nuk e merr mundimin një burrë që të nxjerrë gruan në orën 2 të mëngjesit për t’u sqaruar me x person. Gabimi tjetër i Ermalit është që në momentin që gruaja e tij më sulmon, ai zbret nga makina për të më mbajtur duart. Unë ia kam thënë Ermalit që atë natë, kur policia erdhi dhe kur ai i kërkoi policisë që ne të sqaroheshim pak në makinë. U futëm në makinën time, dhe Ermali më thotë që të mos e çojmë këtë punë në polici, por të ulemi dhe të pijmë një kafe. Unë nuk e kuptoj se si mundet të pish një kafe me dy njerëz që të sulmojnë. Dhe nëse nuk do të ishte për mua, do të mbyllej me atë sherrin banal kjo çështje, unë do të kisha përfunduar me sy të nxirë dhe veç të tjerash edhe fajtore.

Po me Rezartën ç’relata ke pasur përpara konfliktit në “Vip shpija”?

Relata normale.

Sa shpesh takoheshe me të? I keni pasur gjë shtëpië afër?

Nuk takohesha përditë dhe shtëpitë si kemi pasur afër. Takoheshim mjaftueshëm 1 ose 2 herë në javë. Kemi qenë në disa koncerte bashkë. Më ka ftuar në shtëpi për darkë, edhe unë e kam ftuar gjithashtu. Pas konfliktit që ndodhi në ‘Vip shpija’ ku u përfshi Big mama, situatë e cila është e faktuar në “Bluetooth”, gjërat ndryshuan. Po shiko çfarë ndodh, ajo pretendon që unë e fyer në ‘Vip Shpija’, ndërkohë që videot qarkullojnë në Youtube. Një fjalë nga goja e Rozana Radit nuk ka dalë që ta kem fyer me fjalë banale. Ajo e la lojën dhe tha që nuk mund të jetoj në këtë shtëpi sepse ka një fjalor banal, ndërkohë që mua nuk më rezulton i tillë. Është në youtube, njerëzit mund të shohin ‘përlarja midis Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës’. Si mund të gënjejë përpara një fakti, sepse fakti është, hajde de të mos ishte fakti. Në festivalin “Kënga Magjike” nuk patëm asnjë lloj fërkimi, asnjë lloj gjëje. Nuk më ka shqetësuar, as nuk e kam shqetësuar. Në after party e kanë parë edhe kolegët e tjerë që m’u hodh në qafë. Unë ia hoqa duart dhe i thashë dëgjo Rezarta, unë faljen e kam institucion. Ti pasi ke dal nga “Vip shpija” ke thënë në intervista për mua gjithçka, ndërkohë që unë nuk e kam bërë. Të dalë dikush dhe të thotë që Rozana është prononcuar pas daljes nga “Vip shpija”. Nqs unë do kisha thënë ndonjë fjalë banale në “Vip shpija do” më kishin nxjerrë, sepse nuk lejohej. Ndërkohë që jetesa ime në këtë spektakël ka qenë deri në ditën e fundit kur “Vip shpija” përfundoi. Ishte dhe rasti tek “E diela shqiptare” kur ajo erdhi dhe më puthi publikisht, dhe s’kishte aty asgjë të keqe sepse ne një ditë më parë ishim në festë siç të tregova. Ndërkohë gazetarët që e kanë parë e kanë shkruar këtë fakt dhe kjo nuk revoltohet ndaj gazetarëve të cilët shkruanin ‘Rezarta puth Rozana Radin’, po reagon pas intervistës sime tek Arian Çani ku ai më thotë: Jeni pajtuar ju me njëra-tjetrën”, po i them unë, më ka kërkuar falje dhe e kam falur. Nqs Rezarta Shkurta të hedhurën në qafë me një njeri që nuk flet, që e ka fyer nga familja, një familje që mua ma respekton gjithë shqipëria, nuk e quan falje, atëherë është problemi i asaj. Unë një njeriu që nuk i flas me muaj në momentin që i hidhem në qafë do të thotë se jam pednuar për atë që kam bërë. Unë nuk mund të uroj një njeri për këngën dhe të mos i kërkojë falje. Unë të paktën kështu e mendoj, qofsha unë e gabuar.

I rikthehemi edhe një herë deklaratës së Rezartës, asaj shokueses. Rezarta thotë në atë intervistë se ti ke fiksim të shoqin e saj, Ermalin. Sa e vërtetë është kjo Roz dhe ç’koment ke ti për të bërë në lidhje me këtë?

Unë nuk e kam lexuar shkrimin që ka bërë Rezarta për arsye se kam qenë shumë e shqetësuar vetëm nga titulli. Për titullin, unë do të flas, vetëm për titullin. Atë që ka thënë brenda po ta lexoja ndoshta do flisja pak më shumë, por unë nuk mund të lexoj një gënjeshtër. Si mund të pretendojë Rezarta që unë kam fiksim Ermalin. E para fjala fiksim është shumë e ulët për një njeri që i thotë vetes artiste. Nuk duhet të ekzistojë. Turp i madh që e ka thënë njëherë. Pastaj si mundet ajo të japë këtë deklaratë një javë pasi më ka puthur. Unë nëse do të kisha një ‘rivale’, kolege, që i pëlqen bashkëshorti im, ndërkohë që ai jeton me mua, kurrë nuk do ta kisha puthur. Po, Rezarta e paska zakon, dashka t’i bëjë njerëzit budallenj me zor. E kishin ftuar në ‘Top channel” për të folur në lidhje me rastin në fjalë dhe thotë që nuk mund të pranoj që jam fajtore, sikundër s’them që jam e pafajshme. Po çfarë do mendojnë njerëzit pas kësaj deklarate? Çfarë do të mendojnë njerëzit për syzet që përdor sot Rozana? Çfarë do mendojnë njerëzit kur ajo pretendon se unë e kam gjuajtur e para dhe mua m’u nxi syri? Çfarë do të mendojnë njerëzit kur përballet një person me dy të tjerë? Pse jam vetëm unë e dëmtuar? Pse kur dola nga makina më mbaheshin duart? Pse nuk më ftuan para se të më gjuanin për të pirë kafe? Këto përgjigje të japë Rezarta e të mos trillojë histori boshe. Zoti fatmirësisht ka qenë me mua dhe e solli policinë në kohën e duhur, sepse ndoshta unë mund të isha në ndonjë spital sot. Nuk e dija nga më vinin grushtet dhe fatkeqësisht s’mund të kundërpërgjigjesha, sepse pas ndërhyrjes që kam bërë në pjesën e bustit mjeku më ka thënë që nuk duhet të bësh as palestër, mendo për më tepër. Si pasojë i dëmtuar mbeti syri im. Unë çuditem me këtë Rezartën Eraldo. Si mundët kjo një ditë pas deklaratës në polici, të shkojë të bëjë këngë, sepse këtë i ka thënë gazetarëve kur e kanë marrë në telefon. Ej nuk është normale. Të nesërmen e ditës që ndodhi ngjarja. Si mund të jesh kaq e qetë përballë një fakti kaq të rëndë. Unë kam një imazh për të ruajtur, një karrierë që është në rritje falë punës sime. Nuk mund t’ia fal rezartës të tentojë të më prishë imazhin. Unë kam gënjyer njerëzit për shkak të syrit të nxirë nga Rezarta, kam gënjyer fansat, kam anuluar koncertet.

Po thua që përpos dëmit moral ke pasur edhe dëm ekonomik?

Kam pasur disa koncerte të cilave nuk i jam përgjigjur dot për shkak të gjendjes në cilën gjendesha. Shpirtërisht, më tepër më kanë fyer deklaratat e kësaj dhe reagimi që ka pasur. Si mundej u kreh u lye dhe u rregullua, doli duke qeshur dhe kur e pyeste Genta Popa në lidhje me këtë histori thonte është çështje private. Atë natë unë kam parë një Rezartë të shpërfytyruar.
Qafë e mbushur me damarë, fjalori më i ndyrë i mundshëm. Më beso qaja me ngashërim. Më vjen turp që po e pranoj sepse nuk e kam ditur veten kaq të dobët dhe të më ndjejë publiku sepse nuk po e them këtë për të më besuar ai, apo për të bërë të keqe Rezartën, thjesht po rrëfej atë që unë di se është e vërteta. Nëse kjo është gënjeshtër, njerëzit ta vlerësojnë vetë. Besoj se sa kam bërë e kam mbrojtur me gojë gjithmonë, të gjithë fjalosemi, kemi konflikte, gabojmë, po ishin 2 vetë kundër 1. Gjithmonë në një lojë skuadra që ka më shumë lojtarë është më e favorizuar për të fituar.

A ka gjasa që kjo çështje të zgjidhet me pajtim në prokurori?

Unë e fala njëherë tek “Vip shpija”, për këtë kam dëshmitare dhe Big mamën, e fala edhe tek after party i “Këngës Magjike”, por tani si fal dot. Të rrihen 2 me 1 është sherri më banal që mund të ekzistojë. Unë besoj shumë se Zoti vonon, por nuk harron dhe kam përshtypjen se duke qenë se bendoj se jetoj në një vend demokratik, kjo çështje do të zgjidhet në gjykatë. Nuk frikësohem fare. Ajo le të vazhdoje me deklaratet e veta, ta përdorë burrin, sepse të thuash që ka burrin fixim, kjo është përdorje. Di të them vetëm një gjë, nuk ia kam për borxh të dyve që unë të përdor syze dhe të kem probleme në shikim. Nuk bëhet fama me sherre, s’ka parë njeri hajër nga sherret. Famën njerëzit e kanë bërë me penë, me zë. Në fëmijëri më njihin si vajza e Ferdinand Radit, pastaj unë emrin e kam bërë me forcat e mia.
Publiku e di më së miri këtë, ai nuk bën kompromis, ai më mbush sallat, ai u ngrit në këmbë për mua tek “Kënga Magjike”. Mund të mashtroj një person, por s’mashtroj dot gjithë publikun.

Roz dhe diçka ti ke deklaruar se vetëm je sulmuar. Nuk ka ngrënë Rezarta asnjë shpullë prej teje?

Qëkur është komentuar kjo përleshje është komentuar gabim dhe më vjen mirë që i vure theksin, duhej shkruar sulmohet Rozana nga Rezarta dhe Ermali. Unë s’kam pasur sherr. Sa i përket kundërpërgjigjesh të betohem Eraldo, sado mund të mendosh se jam tip i shkathët, brenda në makinë nuk mund të veproja. Nuk kisha mundësi, unë jam femër. Dhe në momentin që unë dola, për punë minutash ka ardhur policia.

Si i shpëtove Ermalit?

Më lëshuan duart. Kur panë sirenat më lëshuan duart. Dhe diçka që dua të them në fund veç shumë ofendimeve që më ka shkruar në facebook.com Rezarta më shkruante dhe ‘hajde ta çoj argëtimin tim deri në fund’. Unë argëtim quaj të dalë me shoqërinë, të shikoj një film, të kalëroj, por kurrsesi të rrah një njeri. Rezarta është njeri në gjendje jo normale, sepse vetëm një i tillë mund të bëjë të tilla deklarata./vi


Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Rozana Radi: Rezarta nuk është normale, argëtohet duke rrahur njerëzit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: