>Ronaldinho-Quagliarella, në luftë për modelen

>

Prej kohësh shtypi italian ka bërë të ditur dobësinë e madhe të Ronaldinho-s për modelen Sara Tommasi, por në lidhjen e tij tashmë është përfshirë një i tretë i padëshiruar, rivali për titull i Juventusit, sulmuesi Quagliarella.
Showgirl nga Torino deklaroi pranoi dy muaj më parë në një revistë rozë historinë e saj të dashurisë me milanistin, por detyrimet e punës e kanë detyruar që të udhëtojë gjithmonë e më pak drejt Milanos dhe të shihet gjithmonë e më shumë në shoqërinë e napolitanit.
”U njohëm gjatë kësaj vere në Napoli dhe prej një muaji shihemi gjithmonë e më shpesh”, pranoi Sara e pyetur rreth kësaj historie, një deklaratë që mund të lëndojë veçanërisht ish-fituesin e Topit të Artë
Në radhët e rivalëve të tjerë për titull të Romës, duket Marco Borriello futbollisti më aktiv përsa I përket lidhjeve sentimentale. Në qendër të vëmendjes së medias, historia e tij e dashurisë me bukuroshen serbe të Mediaset, Nina Senicar. 
Postuar te Show-Biz, SPORT. Komentet Mbyllur te >Ronaldinho-Quagliarella, në luftë për modelen
Këtë e pëlqejnë %d blogues: