>Xhuli mohon çdo gjë

>

Manekinia dhe modelja Xhuli Nura ka mohuar kategorikisht atë që është spekuluar në mediat

shqiptare se është përleshur me këngëtaren Dafina Zeqiri, për shkak të, siç thuhej, Krenar Çoçajt.

“Me Krenarin jam njohur përmes motrës se tij Abetare Çoçaj dhe ka lindur një shoqëri, kështu për dy vite radhazi kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje me Krenarin duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, ka thënë Xhuli në një prononcim për Telegrafi.com, duke shtuar se Dafina është njoftuar me Krenarin përmes saj dhe stilistit Armendi.
Modelja shqiptare ka thënë se Dafina ka qenë ajo që ka tentuar dy vite radhazi ta sulmojë nëpër klube të ndryshme ku kanë qëndruar dhe e ka ofenduar gjithmonë në mënyra të ndryshme, porse Xhuli gjithnjë iu është shmangur zënkave.
Ndërkaq, lidhur me videon e shumë përfolur, Xhuli ka thënë se rasti i ka kaluar policisë dhe se shumë shpejtë do të dëshmohet se ajo video është e montuar dhe ka arritur të zbulohet personi që e ka montuar videon.
‘Miss Diaspora 2005’, Xhuli Nura, aktualisht është duke punuar në organizatën bamirëse Work Peace Foundation./Telegrafi
Advertisements
Postuar te Show-Biz, Thashetheme. Komentet te >Xhuli mohon çdo gjë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: