>Dafina Zeqirin e tradhton i dashuri me modelen Xhulije Nura

>

Edhe Dafina Zeqiri është ndier e tradhtuar. Krenar Çoçaj, djaloshi që është bërë i njohur tashmë falë lidhjes me këngëtaren e famshme Dafina Zeqiri, siç duket nuk po mërzitet nga lidhja me të. Thuhet se tradhtia ka ndodhur kur këngëtarja super sexy, Dafina Zeqiri, qëndroi për një kohë të gjatë në Suedi tek familja e saj, për pushime.

Ndoshta, nga mungesa e të dashurës, Krenari ka krijuar një tjetër lidhje paralele me Xhulije Nura, një tjetër bukuroshe kosovare, që prej kohësh jeton në Finlandë. Krenari, duket se nuk e kishte menduar që një tradhti e tillë do të shkaktonte skandal në Prishtinë mes dy vajzave.

Tradhtia është marrë vesh nga Dafina si fillim, ngjarje për të cilën nuk kanë vonuar të shkruajnë dhe mediat. Pasi ka arritur në Kosovë, shoqëria e saj i kanë treguar gjithçka Dafinës, e vërtetë kjo që është dokumentuar dhe me foto të publikuara në faqet rozë të shtypit kosovar.

Edhe pse fotoja e Krenarit me modelen është fshirë nga të gjitha blog-et dhe profilet në internet, kemi siguruar një version të vetëm, ndërsa Krenari tradhton hapur Dafinën me modelen Xhulije Nura.

Armiqësia mes Dafinës dhe Xhulijes ka nisur direkt pas rikthimit të Dafinës në Kosovë. Pas konflikteve fillimisht verbale, sherri ka degjeneruar para pak ditësh me një përleshje të dy bukurosheve në pub “Monaco”, në Prishtinë.

E kontaktuar nga “Panorama plus”, këngëtarja pohon se “ajo foto është një kaluar e Krenarit dhe nuk komentoj për të kaluarën e dikujt, sepse jetoj për sot dhe për të ardhmen! A, për Xhulije Nurën?! S’më vjen shumë keq, por as që e njoh këtë vajzë. Kam dëgjuar për të si çdo njeri tjetër në Kosovë, nëpërmjet videove dhe fotove të saj dhe asgjë tjetër s’mund të shtoj”, ka përfunduar Dafina, duke lënë të nënkuptohet gjithçka.

Po kush është modelja Xhulije Nura?! Vajza në fakt është bërë e njohur në një mënyrë aspak të hijshme. Ajo ka qenë viktimë e një gracke të ngritur nga një hacker nga Shkupi për disa personazhe publike, duke i “zhveshur” ata dhe pastaj për të njëjtat video u ka kërkuar dhe të holla./v.i

Advertisements
Postuar te KOSOVË, Thashetheme. Komentet te >Dafina Zeqirin e tradhton i dashuri me modelen Xhulije Nura Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: