>Tadiq: Do të bisedoj me Thaçin

>

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq deklaroi sonte se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin Hashim Thaçi, megjithë faktin se ai lidhet me krimet e bëra nda serbëve në Kosovë. 

“Duhet të bisedojmë me këdo që shqiptarët e Kosovës e zgjedhin përfaqësues të vet legjitim”, u tha Tadiq gazetarëve.  


Mirëpo, nëse dëshmohet se akuzat kundër Thaçit janë të sakta, atëherë bashkëia ndërkombëtare do të duhet të zgjedhë përcaktohet dhe ai pastaj do të marrë qëndrim lidhur me këtë.


“Nese pohimet në lidhje me Thaçin tregohen të sakta, atëherë bashkësia ndërkombëtare do të duhet të përcaktohet ndaj tyre, kurse a do ta rishqyrtojë unë qëndrimin tim kjo varet nga bashkësia ndërkombëtare, sepse bashkësia ndërkombëtare është faktor në këtë proces”, saktësoi Tadiq. 

Presidenti serb tha po ashtu se raportin e Dic Martyt, sikundër edhe çdo tjetër raport duhet verifikuar në procedurë të rregullt, nëpërmjet institucioneve kompetente.

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet Mbyllur te >Tadiq: Do të bisedoj me Thaçin
Këtë e pëlqejnë %d blogues: