Lamo: Themeluesi I Wikileaks ,Assange duhet të dal para drejtësisë

Njëri nga hakerët më të mëdhenjë në botë që sot punon si gazetar I ka thënë portalit TOP LAJM se pas ditës së sotme kur në wikileaks.org janë publikuar artikuj analizash nga ambasadat amerikane në botë, themeluesi I kësaj web faqeje duhet të dal para drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Julian Assange, ka hedhur posht të gjitha opsionet që kishte mbi tavolinë duke e bërë të pashmangshme përballjen me drejtësinë Amerikane”
Adrian Lamo është njeriu I cili I njoftoi autoritetet amerikane se dokumentet diplomatike të njohursa si “kabllo” janë shkarkuar nga oficeri i ulët ushtarak amerikan, Bradley Manning.
Vetë oficeri Maning I kishte treguar Lamos gjatë një bisede online se kishte shkarkuar rreth 250 mijë dokumente.
I pyetur se nëse ka ndonjë informacion se çfarë përmbajnë dokumenetet për Kosovën, Lamo ka theksuar se nuk ka njohuri pasi që nuk I ka poseduar materialet e shkarkuara.
Adrian Lamo  vlerësohet si njëri nga hakerët më të mëdhenj në botë, thyesi i web faqeve ndër të tjera edhe të gjigantëve kompjuterik Microsoft e Yahoo.
Postuar te Bota. Komentet te Lamo: Themeluesi I Wikileaks ,Assange duhet të dal para drejtësisë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: