Jeremic nuk është modern, thuhet në një raport të Wikileaks

Web faqja Wikileaks ka rënë nga funksioni, ndërsa mbi 250 000 dokumente, në mesin e të cilave edhe 668 për Kosovën janë publikuar tashmë. Ato i referohen raportimeve të diplomatëve për Departamentin e Shtetit. Edhe pse qasja është e pamundur, mirëpo është arritur të nxjerret ne pah një pjesë e një dokumenti sekret me shifrën  PARIS 00001254 002 OF 004, ku i referohet bisedës se Jean-David Levitte, diplomat francez, tani këshilltar i Sarkozys me Asistent-sekretarin amerikan, Philp Gordon, ku i referohet protokolleve të nënshkruara ndërmjet EULEX-it dhe qeverisë serbe.

Wednesday, 16 September 2009, 07:34
S E C R E T SECTION 01 OF 04 PARIS 001254
NOFORN
SIPDIS
EO 12958 DECL: 09/16/2018
TAGS PREL, PARM, KNNP, BH, SM, MK, GR, FR
SUBJECT: A/S GORDON’S MEETINGS WITH POLICY-MAKERS IN PARIS: 
A TOUR D’HORIZON OF EUROPE AND AFGHANISTAN
Classified By: Ambassador Charles Rivkin, for reasons 1.4(b) and (d).
 Citat nga raporti: 16 Shtator 2009, takimi i Gordonit me diplomatët francezë në Paris më 11 Shtator 2009. Është diskutuar për shumë çështje, kjo është pjesa për Kosovën:
Levitte ka vënë në pah se EULEX-i ka probleme diplomatike me qeverinë e Kosovës dhe me publikun pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve protokollare me Serbinë. Ata (EULEX-i), shpresojnë ta mbajnë Kosovën e qetë, teksa ajo po ecë drejt zgjedhjeve komunale (2009). Asisteni i Sekretares, Gordon ka thënë se kosovarët duhet të pranojnë protokollet, por duhet të shpjegohet në mënyrë të qartë se ato janë marrëveshje teknike që nuk kanë asnjë ndikim në statusin e pavarësisë së Kosovës. Levitte gjithashtu kritikoi ministrin e jashtëm serb Jeremic, duke thënë se ai nuk po bën asgjë që të inkurajojë pjesëmarrjen e serbëve në qeverinë e Kosovës. Levitte vuri në pah se Jeremici “bën premtime të mëdha” sa herë që vjen në Francë, por nuk i mbanë ato. Levitte nuk e takon më atë dhe nuk konsideron se ai është “fytyra moderne e Beogradit” që pretendon se është”

Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te Jeremic nuk është modern, thuhet në një raport të Wikileaks Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: