Origjina e emrave të grupeve më të famshme të botës

Ato janë grupe të mëdha e me famë botërore, për këngët e të cilave “çmenden” shumë prej nesh. 


Por pak mund të dinë diçka ose asgjë për origjinën e emrave të grupeve të tyre të adhuruara. Për të gjithë fansat dhe jo vetëm, ja se si i kanë zgjedhur emrat e bandave të tyre muzikore


“Duran Duran”


Grupi britanik, simbol i viteve ’80, zgjodhi emrin pasi John Taylor pa në televizor filmin “Barbarella”. Milo o’Shea luante rolin e shkencëtarit Durand Durand, që u zhduk në mënyrë misterioze. Mesa duket ky personazh e bëri për vete Taylor, që i propozoi gjithë bandës këtë emër.



AC/DC 


Angus Young, kitaristi i famshëm dhe i zoti i grupit të rokut australian, është veshur gjithmonë si një djalosh në skenë. Në fillim uniforma që ai vishte përgatitej nga e motra. Në makinën e saj qepëse ishte një etiketë ku shkruhej AC/DC, çka do të thoshte se makina mund të punonte me rrugë elektrike alternative dhe të vazhdueshme ‘Alternating Current/Direct Current’. Young mendoi se ky ishte emri i duhur për t’i vënë grupit, krejtësisht i pandërgjegjshëm se AC/DC është një fjalë zhargon që lidhet me biseksualitetin.

“Beatles” 
John Lennon ia sugjeroi këtë emër grupit të tij në prill të vitit 1960, teksa ecte përgjatë Gambier Terrace, afër katedrales së Liverpulit. Ai më vonë deklaroi se pati menduar për të si variacion i “The Crickets”, banda e këngëtarit Buddy Holly, duke e ndryshuar drejtshkrimin nga ‘Beetles’ te ‘Beatles’ për të krijuar një kuptim të dyfishtë, ku theksi të binte te fjala “beat”. Por Paul dhe George, nga ana tjetër, kujtojnë se emri i grupit ka dalë nga filmi i Marlon Brando “The Wild ones”. 
Siç zbuloi më vonë Paul McCartney, “Beetles” është një fjalë që përdoret kryesisht nga vajzat motoriste.

“Iron Maiden” 


Me këtë emër njihej një instrument torture në Mesjetë, një lloj “kabine” prej metali ku mbylleshin viktimat. Ndërkohë trupi i tyre gjuhej me thika apo gozhdë. Kjo gjetje mund të ishte perfekte për një grup të muzikës “heavy metal”. Për më tepër, lideri i bandës, Steve Harris, është një mbështetës i zjarrtë i “West Ham United”, i njohur për fansat e tyre me emrin “Irons”.



“The Killers” 


Grupi i rokut amerikan e ka marrë emrin nga një video e grupit “New Order”, ku jepej një bandë imagjinare, emri i së cilës “The Killers” ishte shkruar te bateria.

“Led Zeppelin” 
Keith Moon, bateristi i “The Who”, ishte i interesuar për të formuar një grup me kitaristin e atëhershëm të “Yardbirds”, Jimmy Page. Moon, duke bërë shaka, tha se grupi do të quhej ‘Lead Zeppelin”, me kuptimin e një tullumbaceje që do të fluturonte lart në ajër. Më pas, për çështje shqiptimi, emri u ndryshua në “Led Zeppelin”.



“The Jam” 


Paul Weller e themeloi grupin e tij punk kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme në Surrey. Emri për bandën iu sugjerua nga e motra, një ditë në mëngjes. Ajo i tha se kishte dëgjuar për një grup që quhej “Bread” (bukë), por s’kishte dëgjuar asnjë me emrin ‘Jam’ (reçel). Weller e pëlqeu shumë idenë e saj.

“Pink Floyd” 
Fillimisht u njohën si “Tea Set”, por një ditë grupi zbuloi se kishin prenotuar për të performuar në një shou me një tjetër grup që kishte të njëjtin emër me ta. Një prej themeluesve të saj, 
Syd Barrett, në çast kombinoi emrat e dy muzikantëve bluz, njëkohësisht edhe të preferuarit e tij, Pink Anderson and Floyd Council, për të krijuar atë që ai në fillim e quajti “The Pink Floyd Sound”.

“Take That” 


Bashkë me ‘Kick It’, ishte një prej emrave të listës që menaxheri i grupit Nigel Martin-Smith pati propozuar. Ai tha se ishte frymëzuar nga një titull reviste ku shkruhej ‘Madonna: Take That and Party’. Prej këtej u mor edhe titulli i albumit të parë të grupit: “Take That And Party”.

“U2” 


Grupi i miqve nga Dublini kanë performuar nën emra të ndryshëm përfshi edhe “Feedback” apo “The Hype”, përpara se të vendosej emri përfundimtar “U2”. Ai është njëkohësisht emri i një avioni amerikan spiunazhi gjatë kohës së Luftës së Ftohtë dhe një shkurtim i fjalëve “you too”.

“Rolling Stones”
Sipas Dave Godin, mik fëmijërie i Mick Jagger, që pretendon se ka qenë prezent kur emri i grupit u zgjodh, ai rrjedh nga një album i legjendës së muzikës bluz Muddy Waters, që Godin kishte blerë. Në këngën “Mannish Boy”, Waters deklaronte: ‘I’m a rollin’ stone!’ Waters kishte regjistruar gjithashtu një këngë me titullin “Rolling Stone Blues”, që citohej shpesh si burimi i emrit të grupit.

“Oasis” 
Ndryshe nga sa imagjinohet me fjalën oaz, emri i grupit lidhet me posterin e një turi të tyre të varur në murin e dhomës së vëllait të Noel Gallagher, Liam. Në to përfshihej edhe Oasis Leisure Centre në Swindon. Kur u bashkua me grupin, Liam sugjeroi që emri i grupit të ishte “Oasis”. 
“Deep Purple”
Blackmore propozoi si emër të grupit “Deep Purple”, që ishte njëkohësisht emri i një kënge të vjetër të titolo Bing Crosby-t.


“Guns n’Roses” 
Grupi i famshëm u quajt kështu nga bashkimi i dy grupeve të famshme “L.A. Guns” dhe “Hollywood Rose”.




“Metallica” 
Emri ka humbur veçantinë e tij falë meritës dhe famës së pjesëtarëve të grupit, megjithatë historia që qëndron pas kësaj zgjedhje është vërtet kurioze: Lars Ulrich, bateristi i grupit, pasi ndihmoi një mik të zgjidhte emrin për një revistë metal, kishte si opsion Metal Mana dhe Metallica. Vendosi të zgjedhë të dytën, duke qenë se shoku i tij preferoi të parën për revistën e tij.






Advertisements
Postuar te Kuriozitet, Show-Biz. Komentet te Origjina e emrave të grupeve më të famshme të botës Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: