Epoka e re e gurit

…vijon nga artikulli i kaluar


Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame, 1503-1566). 


Por në fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofën edhe disa herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë informacion nuk lidhet me vitin 2012. 


Një hipotezë më shkencore apokalipsi është teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e të dhënave botërore mbi energjinë dhe popullsinë. 




Hipoteza e merr emrin nga ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u konsideruar si një metaforë e kohës së gurit të cilës ka mundësi që t’i rikthehemi pas vitit 2012…por hipoteza të tilla tashmë na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla katastrofa janë parashikuar që nga viti 1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë.


Por ka pasur edhe raste tragjike si “Heaven’s Gate”: në vitin 1997 39 persona u vetëvranë me shpresën se do të arrinin në një “nivel superior” përpara se bota të shkatërrohej. 


Një bindje që thellohet së tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga
persona që kanë pozicione të fuqishme.


Të influencohesh nga mendimi i një apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në një rrjedhë mendimesh duke mos bërë asgjë për të parandaluar. Ose mund të klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale një profeci.

Postuar te Hulumtime, Kuriozitet, Studim. Komentet te Epoka e re e gurit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: