Vezë e rrumbullakët në Britani

Punëtori i hotelit “Bristol” në Newquay në Britaninë e Madhe duke përgatitur drekën pa një vezë të rrumbullakët dhe vendosi ta ruajë.


“Kur e pashë vezën e rrumbullakët, u ndala për një çast, pasi nuk kisha parë diç të ngjashme. Pastaj i thirra të gjithë anëtarët e familjes në kuzhinë. Askush prej njerëzve që unë njoh kurrë nuk kishte parë vezë të tillë”, tha James Church.



Pas tetë vitesh pune në kuzhinë, Church mendon se ka parë diku 100.000 vezë, por kurrë nuk kishte parë një të tillë. Vezët e pazakonta zakonisht vijnë si pasojë e ovulimit të dyfishtë. Format e vezës varen nga lloji i zogut që i bën.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Vezë e rrumbullakët në Britani Janë të Mbyllura

Skotlandë: Prodhohet vodka më e fuqishme në botë

Skotlanda prodhoi vodkën më të fuqishme në botë, e cila përmban 88.8 për qind alkool.


Pija marramendëse „Pincer Shanghai Strength” është produkt i kompanisë skoceze “Pincer” dhe është dedikuar për tregun kinez, transmeton Bgnes.



Lideri i deritanishëm në këtë radhitje ishte vodka “Ballkan 176”, e cila përmbante 80 për qind alkool.


Në përmbajtjen e pijes megjithatë ka simbolikë, meqë sipas kinezëve, tetëshja është numër fatlum. Skotët do ta shesin vodkën në të zezë dhe në një shishe ngjyrë ari dhe do të kushtojë 85 paundë.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Skotlandë: Prodhohet vodka më e fuqishme në botë Janë të Mbyllura

Ligje të çuditshme nëpër botë…

Po të “rrëmosh” nëpër kodet civile të vendeve të ndryshme të botës, gjenë ligje nga më të çuditshmet, nga më absurdet, por edhe nga ato nga më të drejtat, që shpesh kanë qëllimin të të bëjnë të ndjehesh më tepër njeri. 


Sipas “The Times”, ja një listë sanksionesh e ligjesh të disa vendeve nëpër botë, që po nuk i zbatove, paguan me pará, ose me liri:



– FRANCË: Ndalohet me ligj që ndonjë derr të quhet Napoleon.


– ANGLI: Ndalohet ngarja e një taksie, nëse je i sëmurë me kolerën.


– VERMONT: Gratë që duan të vënë dhëmbë fallco, duhet të kërkojnë nga burrat leje me shkrim.


– ALABAMA: Nuk lejohet ngarja e makinës me sy të fashuar.


– FLORIDA: Femrat nuk duhet të bëjnë parashutizëm të dielave.


– KANADA: Nuk mund të përdorësh më shumë se 25 monedha 1-qindarkëshe, gjatë një blerje.


– JAPONI: Ilace me përbërje Pseudofedrine, ilace kundër alergjive dhe sinozitit, që në vendet europiane jepen pa recetë, ndalohen me ligj.


– SINGAPOR: Gjobitesh nëse lë në gjëndje jo të mirë banjot publike, ose nëse hedh bishta cigaresh në rrugë.


– SUEDI: Gjobiten ose burgosen ata që shkojnë me prostituta, jo prostitutat.


– GJERMANI: Ndalohet mbajtja e kafshëve që konsiderohen të rrezikshme, si rotvailer apo pitbull.


– KAMBORXHIA: Ndalohet loja me pistoleta uji.


– TAILANDË: Ndalohen sharjet e fyerjet ne publik, kundër familjeve monarke.


– FINLANDË: Ndalohet të dëgjohet nga dikush tjetër thirrja e një taksisti në radio. Nëse nuk është vetëm, taksisti e mbyll menjëherë thirrjen.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Ligje të çuditshme nëpër botë… Janë të Mbyllura

Ndërtesa që duket si PlayStation 3 apo anasjelltas?

Objekti afarist “Park Tower” në Osaka është quajtur tashmë dhe “Ndërtesa PS3”, prej kur u zbulua se duket tamam si konsoli i famshëm për lojëra “Sony Playstation 3”.




Arkitekti Niken Sekei nuk mund të akuzohet për plagjiaturë, sepse ndërtesa u ndërtua më vitin 2003, 3 vjet para shfaqjes së “Sony Playstation 3”. Prandaj, çdo ngjajshmëri është e rastësishme, por e qartë.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Ndërtesa që duket si PlayStation 3 apo anasjelltas? Janë të Mbyllura

Ndërtesa që duket sikur është në lëvizje të përhershme

Ndërtesa “Bikman”në Nju-Jork dizajnuar nga arkitekti Frenk Geri duket sikur është inspiruar nga arkitektura transformuese e filmit të ri të “Zanafilla” e Kristofer Nolan. Arkitektura unike krijon imagjinatë sesi ndërtesa duket sikur është në lëvizje, kurse kur 


të përfundojë ndërtesa “Bikman”do jetë njëra nga ndërtesat më të larta në botë.
Dyert e “Bikamnit” zyrtarisht do jenë të hapura nga fundi i këtij viti.
Gardaçela është e vendosur në jug të Siti Holl dhe Urës së Bruklinit dhe do të ketë 76 kate. Në atë do të ketë edhe shkolla fillore, apartamente luksoze, hapësirë për spital të Nju-Jorkut dhe parking publik nëntokësor.



Arkitekti gjatë dizajnimit ka qenë i inspiruar nga draperët dhe skulpturat e mermerit, nga skulptori i periudhës së barokut i shekullit të 17 Xhanlorenco Bernini (Gianlorenzo Bernini)

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Ndërtesa që duket sikur është në lëvizje të përhershme Janë të Mbyllura

Misteret që fshihen brenda nesh

Shkencëtarët kanë copëzuar atomin, kanë çuar njeriun në Hënë dhe madje kanë gjetur edhe sekretet përbërëse të ADN-së


Kjo sa për të përmendur disa nga zbulimet më të mëdha, ndërkohë që shumë të tjera mbeten mister. Ndër këto mistere renditen edhe 8 sekrete të sjelljes dhe tipareve njerëzore që nuk janë zbërthyer ende plotësisht


Revista “New Scientist” ka hartuar një listë të disa prej sjelljeve dhe reagimeve të përditshme njerëzore, të cilat vazhdojnë të mbeten një mister për shkencëtarët, pavarësisht tentativave të tyre të vazhdueshme për t’i zbërthyer.
Në këtë kategori mund të fusim arsyet që na bëjnë të puthim, të skuqemi nga turpi, apo të kapim hundën e veshin kur jemi në siklet. Bëhet fjalë për sjellje shumë njerëzore, të përditshme dhe krejt normale, por që kanë mbetur një mister. Ajo çka është interesante, është fakti se të tilla veprime e reagime janë të shumta dhe enigmatike njëherazi. Këto gjeste, edhe pse mund të duken shumë të thjeshta, janë të vështira për sa i përket gjetjes së shkaqeve e rrënjëve të tyre. Ja disa prej teorive që mundohen të japin një shpjegim i cili mbetet i hapur për diskutim, për sugjerim dhe ndryshim.


Skuqja nga turpi
Charls Darvin u përpoq që të shpjegonte se përse për shkak të evolucionit ne përjetojmë një skuqje të beftë të fytyrës kur jemi duke thënë gënjeshtra, çka është një shenjë paralajmëruese edhe për bashkëfolësin. Megjithatë, disa janë të mendimit se një reagim i tillë i organizmit ka të bëjë me uljen e tensionit apo krijimin e një situate intime përmes shfaqjes së një shenje që përfaqëson dobësi.


E qeshura
Kur ne qeshim, gjëndra të posaçme lëshojnë hormonin e endorfinës, që përmirëson dukshëm humorin, çka na bën të mendojmë se sa e rëndësishme është e qeshura për mirëqenien tonë. Por sipas një studimi të fundit, njerëzit qeshin më shumë nga fjalët apo situatat banale, sesa nga humori inteligjent apo barsoletat.


Puthja
Shpjegimi për puthjen nuk ka gjasa që të niset nga fusha gjenetike, sepse jo të gjitha shoqëritë njerëzore e njohin dhe e përdorin këtë akt. Sipas disa teorive, puthja ka të bëjë nga kujtimet e hershme që kemi nga të ushqyerit me gji. Sipas disa fakteve historike, njerëzit e lashtë i ushqenin fëmijët e vegjël me ushqimin që fillimisht e përtypnin me gojën e tyre dhe pastaj ua kalonin të vegjëlve. Kjo e forconte shumë lidhjen prind-fëmijë.


Ëndërrimi
Sipas teorisë së Frojdit për shpjegimin e prejardhjes dhe domethënies së ëndrrave, këto të fundit janë shprehje e nënndërgjegjes sonë, dëshirave të fshehta e të shtypura. Por kjo teori së fundmi është hedhur pjesërisht poshtë. Sipas disa teorive të tjera, ëndrrat na ndihmojnë që të përpunojmë emocionet, por ndërkohë ka mbetur e pashpjegueshme arsyeja se përse shohim ëndrra me vizione e pamje të çuditshme.


Kruajtja e hundës
Është një zakon aspak i mirë, por shumë i përhapur, fatkeqësisht. Sipas statistikave, shumica e njerëzve e bën këtë veprim më shumë se katër herë në ditë. Për këtë veprim nuk ka asnjë shpjegim, por sipas disave ai mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit imunitar.


Adoleshenca
Asnjë qenie tjetër, përveç njeriut, nuk e ka periudhën e adoleshencës: ato vitet e vështira e me shumë shpërthime të papritura që ndajnë fëmijërinë nga rinia. Sipas një shpjegimi, kjo periudhë disavjeçare i jep mundësi trurit që të riorganizohet për të funksionuar ndryshe nga sa ka funksionuar në fëmijëri, ose sipas një tjetër shpjegimi, ajo është një periudhë eksperimentale për shumë gjeste e veprime, para kalimit në moshën më të sigurt e të ekuilibruar të rinisë së hershme.


Altruizmi
Dhënia e gjërave pa pasur ndonjë qëllim fitimprurës është një veprim shumë i pakuptimtë nga pikëpamja evolutive. Por është një nga gjërat më të bukura e vlerat më të mëdha të qenies njerëzore që i jep më shumë kënaqësi atij që dhuron, sesa atij që përfiton prej dhuratës.


Qimet e trupit
Kafshët i kanë në sasi shumë më të mëdha. Për sa u përket njerëzve, ato deri tani dihet se kanë funksion mbrojtjen, mbajtjen ngrohtë dhe ruajtjen e disa organeve të brishta.

Postuar te Studim. Komentet te Misteret që fshihen brenda nesh Janë të Mbyllura

Më pak mish për të shpëtuar 45 mijë jetë çdo vit

Studimi më i fundit britanik tregon se duhet reduktuar konsumi i mishit në 2 ose tri herë në javë, për të ulur numrin e vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet kardiake.


Të hash shumë mish tashmë konsiderohet si rrezik jo vetëm për të pasur një jetë të shëndetshme, por edhe për ambientin. Kështu thonë në studimin e tyre të fundit ekspertët britanikë të “Friends of the Earth” (FoE), që mbështesin  se, nëse do të kufizohet konsumi i mishit
në 2 ose tri herë në javë, mund të shpëtohen rreth 45 mijë jetë njerëzish çdo vit. Ndjekja e një diete ushqimore me pak mish do të evitonte vdekjen e parakohshme të 31000 personave për shkak të sëmundjeve kardiake, 9000 nga kanceri dhe 5000 nga iktusi. Këto llogaritje mbi zakonet e reja ushqimore të britanikëve janë bërë nga një ekspert i shëndetit publik, doktor Mike Rayner. Studimi, ashtu siç raporton “Guardian”, është publikuar në “FoE report” dhe ka një rëndësi vërtet të madhe. Për sa u përket pikëpamjeve ambientale, kujtojnë ekspertët e “FoE”, reduktimi në mënyrë drastike i konsumit të mishit do të çonte në kursimin e 1.2 miliardë sterlinave, do të zbuste ndryshimet klimaterike dhe shpyllëzimin në Amerikën e Jugut, ku pyjet priten për të kultivuar kullota për ushqimin e lopëve që eksportohen në Europë. Sipas ekspertëve, nuk është e nevojshme të mos hash asnjë gramë mish, por të kufizosh konsumin e tij, ku maksimumi nuk duhet të jetë më shumë se 210 gramë në javë. Në veçanti duhen evituar mishrat e përpunuar, si sallamet dhe derivatet e tij, që konsiderohen nga ekspertët akoma më të rrezikshëm për shëndetin. Në këtë mënyrë vlerësohet se mund të shpëtohen 45361 jetë njerëzish çdo vit, nënvizon Rayner dhe kolegët e “British Heart Foundation” në Universitetin e Oksfordit. Nga llogaritjet e bëra gjatë studimit, shihet se të hash më pak mish, domethënë maksimumi tri herë në javë, do të evitonte 32352 vdekje. Megjithatë, 2509 njerëz në vit do ta humbin jetën brenda vitit 2050 nëse mënyrat aktuale të konsumit të mishit do të vazhdojnë. Në situatën aktuale, numri i të vdekurve në vit shkon në 228000 dhe kjo lidhet me tre kushte kryesore, ku ushqimi luan një rol kyç: sëmundjet kardiake, iktusi, apo tumoret e lidhura me dietën ushqimore, si kanceri i zorrës së trashë. “Nuk kemi nevojë të bëhemi vegjetarianë për të shpëtuar veten dhe planetin, por kemi nevojë të reduktojmë konsumin e madh të mishit”, ka deklaruar Craig Bennett, drejtor i fushatës së nisur nga “FoE”. “Ndërsa qeveria ka injoruar aspektin ambiental të konsumit të madh të mishit dhe produkteve të tij, nuk mund të injorojë jetët e njerëzve që mund të shpëtohen duke kaluar në një reduktim dhe konsumim më të mirë të mishit”, përfundon Craig. Ashtu siç ishte parashikuar, polemika dhe dyshime ka pasur pa fund, sidomos nga kompanitë e prodhimit të produkteve të mishit dhe derivateve të tij. Chris Lamb, një nga përfaqësuesit e tyre, tregon: “Është shumë e lehtë të thuhet se po të ndryshosh një element të vetëm të dietës, mund të ketë një rezultat kaq të madh. Mishi luan një rol të rëndësishëm si pjesë e dietës së shëndetshme dhe të balancuar”. Nga ana tjetër, Jen Elford i “Vegetarian Society”, mendon se një organizatë si “Friends of the Earth” duhet t’i këshillojë njerëzit të kalojnë menjëherë në një dietë vegjetariane.


Rreziqet

Studimet kanë treguar se eskimezët, që kryesisht jetojnë me mish dhe me dhjamëra, plaken shpejt dhe jetojnë mesatarisht 27-28 vjet. Kirgezët, një fis lindor rus shtegtarësh që jetojnë kryesisht me mish, maturohen shpejt dhe në të njëjtën kohë vdesin herët. Ata rrallë e kalojnë moshën e të dyzetave. Nga ana tjetër, studimet nga antropologët e kulturave jomishngrënëse kanë dokumentuar shëndetin, qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë që gëzojnë njerëz të tillë si fisi Hunzas në Pakistan, tribuja Otomi (vendasit e Meksikës) dhe popujt vendas të jugperëndimit amerikan. Nuk është e pazakontë për fise të tilla të kenë individë të shëndetshëm dhe aktivë që jetojnë 110 vite e më shumë. Statistikat botërore të shëndetit, në mënyrë të vazhdueshme tregojnë që kombet të cilat konsumojnë më shumë mish, kanë prekshmëri më të madhe nga sëmundjet (e zemrës, kancerit), ndërsa grupet e vegjetarianëve në vende të ndryshme kanë shkallë prekjeje më të vogël nga to.


Historia
Fillimet e historisë së shkruar tregojnë se dieta vegjetariane konsiderohej si dieta më natyrore për njerëzimin. Grekët e hershëm, egjiptianët dhe hebrenjtë i përshkruanin qeniet njerëzore si frutangrënës, ndërsa priftërinjtë e mençur të Egjiptit nuk hanin kurrë mish. Shumë filozofë të mëdhenj grekë, duke përfshirë Platonin, Sokratin dhe Pitagorën, ishin mbrojtës të fuqishëm të dietës vegjetariane. Hindutë e hershëm në Indi gjithmonë e ndalonin ngrënien e mishit ndërsa Manu, ligjvënësi i parë i tyre, shkruante: “Mishi asnjëherë nuk mund të përdoret pa shkaktuar dëm te krijesat e gjalla, dhe nëse njeriu dëmton qeniet e vetëdijshme, ai nuk mund të fitojë lumturinë qiellore. Pra, si rrjedhim, largojuni mishit”. Libri i shenjtë i islamit, Kurani, ndalon ngrënien e “kafshëve të ngordhura, gjakut dhe mishit”. Kështu, gjatë gjithë historisë shumë njerëz kanë përshtatur dietën vegjetariane dhe i kanë nxitur të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Pas shumë studimeve dhe kërkimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se paraardhësit tanë të hershëm ishin vegjetarianë, të cilët nuk e hanin mishin, përveç periudhave kur kishte kriza të skajshme. Kjo ndodhi gjatë periudhës së fundit të akullnajave, kur dieta e tyre normale e frutave, arrave dhe perimeve mungonte dhe qenieve të hershme njerëzore u duhej të fillonin të hanin mish kafshësh, me qëllim që të mbijetonin. Për fat të keq, ky zakon i të ngrënit mish vazhdoi edhe pas kësaj periudhe, nga domosdoshmëria (si eskimezët dhe fiset që banonin në Veriun e largët), ose për shkak të zakonit, kushtëzimit apo mungesës së njohurive të duhura.

Postuar te Ushqim. Komentet te Më pak mish për të shpëtuar 45 mijë jetë çdo vit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: