Çka do bëhet me Haradinajn?

Ramush Haradinaj

Më 26 tetor i vihet fundi dilemave!


Në Prishtinë janë duke u zhvilluar diskutimet se kur duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat duket se po përkrahen nga Partia Demokratike e Kosovës por AAK nuk e perkrahë këtë ide, kjo pasi që lideri i këtij subjekti Z.Haradinaj ndodhet në paraburgim në Hagë.


Nga burimet e TopLajm bëhet e ditur se më 26 tetor tribunali i Hagës do të përcaktojë rrjedhën e seancave kundër Haradinajt.
Kjo sipas gjitha gjasave do u jap fund dilemave nëse Haradinaj do i prij partisë më të zëshme opozitare në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë përmes një deklarate politike AAK ka shprehur besimin se do ti fitoj këto zgjedhje. / TopLajm





Postuar te KOSOVË. Komentet te Çka do bëhet me Haradinajn? Janë të Mbyllura

Koreja e Veriut, udhëtim në një tokë “gojëkyçur”

Koreja e Veriut është një vend ku koha ka ngelur në vend. Ndërsa shumë vende dikur komuniste dhe diktatoriale kanë marrë vitet e fundit një tjetër rrugë, regjimi koreano-verior që ka izoluar popullin kundërshton dhe shkatërron të gjitha përpjekjet nga brenda dhe jashtë për ndryshim. Për një vizitor perëndimor që ndodhet në këtë vend është e vështirë që të kuptojë nëse ajo me të cilën përballet është realiteti, apo një shtirje. 




Nga dritarja e avionit shfaqet një fushë e madhe, diku e rrethuar me misra dhe zarzavate, më pas vijnë telat me gjemba, por shumë më larg. Pas dhjetëra minutash avioni “Airbus” ulet në një pistë shumë modeste që shihet nga një terminal edhe më modest. Gjëja e parë me të cilën përballen vizitorët e rrallë të huaj që kanë mundësinë të venë këmbë në këtë aeroport është një portret jashtëzakonisht i madh i “Liderit të Madh” Kil Il Sung, babait të liderit aktual të Koresë së Veriut, Kim Jong Il dhe themeluesit të vendit komunist. Një ditë më pas, Partia Komuniste do të mbante asamblenë e parë të saj në këto 30 vitet e fundit. Bota e jashtme, që nuk është asnjëherë pjesë e mbledhjeve të tilla të rëndësishme, është duke bërë spekulime në lidhje me ardhmërinë e lidershipit të vendit.


Salla e mbërritjeve është e zbrazët. Gjatë ditëve të zakonshme në këtë aeroport ulet vetëm një avion, zakonisht vjen nga Pekini, apo ndonjëherë në të rrallë edhe nga Vladivastoku. Një makinë koreano-veriore na merr për të na çuar drejt kryeqytetit të vendit, Pjonjang. Makina është e vizatuar me dy krahë pëllumbi dhe poshtë tyre shkruhet “Pyeonghwa” (paqe). Siç marrim vesh më vonë kompania që e ka dërguar këtë makinë-taksi është një ndërmarrje që bashkëpunon me Korenë e Jugut. Pranë meje është Karin Janz, 51 vjeç nga Berlini. Ajo është shefja e një zyre gjermane që merret me bujqësinë, baza e vetme e përhershme në këtë vend që operon që nga viti 2005. Rreth një e treta e fëmijëve koreano-veriorë janë të kequshqyer dhe organizata gjermane që prej 5 vitesh shpërndan materiale ndihmëse dhe ushqime. Puna e saj në fakt edhe pse e pjesshme ka nisur që pas përmbytjeve të mëdha në vend në vitin 1990 dhe me kalimin e  kohës, qeveria i dha leje kësaj organizate që të merrej edhe me çështje të tjera të ushqimit dhe bujqësisë në vend. Anëtarë të saj mësojnë njerëzit se si të kultivojnë produkte bujqësore në vend, si të kujdesen për frutat dhe perimet dhe të mbarështojnë bagëtitë në mënyrë që të mos vdesin urie. Dhe aftësimi i njerëzve për të kultivuar prodhime bujqësore është shumë më me vlerë sesa dhënia e ndihmave.


Karin më jep një telefon celular me të cilin mund të bëj telefonata brenda Koresë së Veriut dhe jashtë saj. Disa vite më parë u bë një tentativë për të futur në vend një operator të telefonisë celulare, por qeveria pas disa kohësh urdhëroi konfiskimin e të gjitha aparateve telefonike nga frika e përhapjes së spiunazhit, apo përgjimeve. Sigurisht që një nga arsyet primare është edhe fakti se përmes zhvillimit të celularëve njerëzit do të kishin më shumë kontakt me botën dhe kjo do të bënte që ta kuptonin se në çfarë izolimi të padrejtë dhe të turpshëm i kanë futur qeveritarët. Por më në fund një kompani egjiptiane është ftuar në vend për të zhvilluar një sistem tjetër komunikimi në vend. Kështu është krijuar një operator celular që nuk ka lidhje me jashtë, por që mundëson vetëm komunikimin brenda vendit. Kalojmë një rrugë lidhëse të aeroportit me kryeqytetin, e cila është e rrethuar me qiparisa. Kur i afrohesh Pjon Jangut mund të të zërë syri civilë që kalojnë nëpër rrugë, edhe pse vërdallë nuk ka ndërtesa. Përgjatë rrugëve ka bilborde të mëdha, të cilat paraqesin liderin e vendit, apo parulla të ndryshme partiake. Birra “Heineken” mund të gjendet në një lokal-pub që ndodhet në afërsi të hotelit “Koryo”. Dekori i barit është i drunjtë me një akuarium të madh në qendër të tij dhe të kujton pak a shumë baret dhe lokalet kineze. Por sigurisht që në versionin e Koresë së Veriut akuariumi është bosh dhe një ekran televizori i vendosur në mure shfaq në mënyrë të vazhdueshme një dokumentar me skena epike nga jeta e përditshme në Korenë e Veriut: punëtorë mëngëpërveshur në një uzinë çeliku, traktorë që plugojnë tokën në fshatra dhe raketa të fuqishme që janë drejtuar drejt qiellit në mbrojtje të vendit nga armiku i jashtëm. Lokali është i populluar nga një grup i vogël vendasish, të cilët po shijojnë pak pulë të shoqëruar me zarzavate. Në Kinë, kur njerëzit shkojnë nëpër lokale janë shumë të zhurmshëm, ndërsa këtu të gjithë flasin me zë të ulët, thuajse nuk ekzistojnë. Janz është një nga 100 të huajt perëndimorë që jetojnë në Korenë e Veriut. Sipas tij, është e vështirë që të futesh në bisedë me vendasit kur je i huaj dhe nëse ndodh një gjë e tillë nuk bëhet fjalë që të flasësh ndonjëherë për seksin dhe dashurinë. Pjonjangu në vjeshtë, si çdo qytet në botë, duket i bukur nga ngjyrat e kësaj stine të artë. Në orën 7 të mëngjesit, të gjithë njerëzit duhet të jenë në rrugë, nëpër stacionet e autobusëve që i çojnë nëpër qendrat respektive të punëve. Veç autobusëve, zor se të zë syri ndonjë makinë të tipit tjetër. Por herë pas here mund të shohësh nëpër rrugë grumbuj fëmijësh të veshur me të njëjtën uniformë shkolle që mbajnë në duar lule artificiale. Më pas syri të zë disa rekrutë të rinj, detyra e të cilëve është që të punojnë në godinën që do të jetë pallati i ri i kulturës në kryeqytet. Është një godinë në përfundim e sipër.


Kryeqyteti i Koresë së Veriut është i tëri i ndërtuar sipas stilit të ndërtesave komuniste. Godinat e banimit janë uniforme, të larta dhe të gjitha në ngjyrë të murrme. Materialet e tyre janë ose parafabrikate, ose tulla silikate. Bulevardet e qytetit janë të zhveshura, të gjata dhe të drejta. Ato janë pjesë e një gjeometrie shumë të saktë dhe të përpiktë që karakterizon rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit. Por ajo që të bie në sy është madhështia e gjithçkaje duke nisur nga rrugët, pallatet, parqet. Gjithçka e përmasave të mëdha. Asnjë i huaj në këtë qytet nuk mund të shëtisë i pashoqëruar nga një vendas, që zakonisht është një guidë e licencuar nga Ministria e Jashtme. Ditën e dytë të mbërritjes sime është edhe dita e mbajtjes së mbledhjes që  pritet, komentohet dhe diskutohet nxehtësisht në botën e jashtme. Por njeriu që më shoqëron nuk ka mundësi dhe leje që të më rrëfejë shumë gjëra në lidhje me këtë eveniment të rëndësishëm për jetën dhe të ardhmen e koreano-veriorëve. Madje, ai nuk mund të më thotë as vendin në të cilin do të mblidhen krerët e partisë. Këtë e bën për arsye sigurie. Ai më thotë se i biri është duke mësuar rusisht në shkollë dhe se kjo gjuhë mund t’i duhet në të ardhmen. Edhe pse unë jam i vetmi i huaj në rrugë, prania ime nuk duket se tërheq ndonjë vëmendje të madhe te kalimtarët vendas. Njerëzit më kalojnë pranë të pavëmendshëm sikur unë të isha ndonjëri prej tyre. Një fakt i tillë më bën përshtypje. Për sa u takon banorëve të kryeqytetit ata janë të rinj dhe dinamikë. Njeriu që më shoqëron, pas kërkesës sime dhe lejes që merr më shoqëron që të shoh metronë e qytetit dhe duhet të kuptohet se ky është një lëshim i madh që i bëhet një të huaji. Metroja është ndërtuar në vitet ’70 dhe në pamje të jashtme ka ngjashmëri me metronë gjigante të Moskës. Brenda nuk ka asnjë reklamë, apo ndriçim të fortë dhe të duket se je në ndonjë metro të Gjermanisë Lindore në vitet e komunizmit dhe Perdes së Hekurt. Kur dal nga metroja përmes stacionit kryesor të saj sytë më zënë një restorant të tipit fast food që ndodhet pranë një monumenti i cili simbolizon fitoren kundër japonezëve.


Gjatë qëndrimit tim në Korenë e Veriut më ka bërë ndër të tjera përshtypje edhe vizita në vijën e demarkacionit. Rruga drejt saj kalon përmes dy monumenteve të mëdha të dy femrave që mbajnë në duart e tyre të shtrira një hartë të të dy Koreve të bashkuara, Ky quhet edhe Monumenti i Ribashkimit. Në fakt, në Korenë e Veriut njerëzit e duan shumë bashkimin me gjysmën e jugut, por duan një bashkim sipas termave dhe kërkesave të tyre. Në afërsi të vijës së demarkacionit, vendi ku u nënshkrua pushim zjarri është shndërruar në muze. Të huajt lejohet që ta shohin këtë vend i cili mbart një simbolikë shumë të rëndësishme për të dy Koretë. Pasi e shoh vijën ndarëse, kufirin me të gjatë me tela me gjemba në botë kthehemi në Pjonjang. Gjatë ditëve që kam kaluar në këtë vend të çuditshëm dhe tërësisht të izoluar kam një dyshim që më bren vazhdimisht: nuk di nëse kam parë një realitet të mbrojtur në mënyrë ekstreme, apo kam qenë pjesë e një shfaqjeje. Ndoshta pak nga të dyja. Koreja e Veriut gjithsesi më ka lënë përshtypjen e një vendi shumë të qetë. Njerëzit flasin me zë të ulët, ecin kokulur dhe janë shumë të rrallë ata individë që kanë qoftë edhe ndonjë lidhje të vogël me botën e jashtme. Ata njerëz njohin vetëm realitetin e tyre. Ndërkohë, mendoj se çfarë shoku që do të pësonin ata sikur befas kufijtë dhe izolimin të binte…

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Koreja e Veriut, udhëtim në një tokë “gojëkyçur” Janë të Mbyllura

Angelina Jolie përdoruese e drogave të forta

LONDER- Një ish tregtar i lëndëve narkotike pretendon se aktorja e njohur e Hollywoodit, Angelina Jolie ka përdorur kokainë gjatë një interviste televizive në vitin 2000. 
Sipas Franklin Meyer, aktorja atëherë 25-vjeçare, e kishte takuar atë si para ashtu dhe pas intervistës për të blerë kokainë. 
“Ajo ka përdorur kokainë para se të niste shfaqja dhe më pas u rikthye për të blerë një tjetër dozë.” tha Meyer për revistën Life & Style, duke theksuar se pas kësaj here ai i ka shitur aktores edhe në ditët në vazhdim droga të forta. 
“Ajo shpenzonte në përgjithësi rreth 100 $ çdo herë, me të cilat blinte gjysmë gram kokainë apo 1/10 e një grami heroinë.” rrëfen Meyer. 
Jolie ka folur në lidhje me përdorimimin e drogës në të kaluarën. Në një intervistë në vitin 1998, ajo tha: “Unë kam provuar cdo lloj droge, kokainë, heroinë, ekstazi, LSD, çdo gjë. Efektin më të keq që më shkaktojnë është mpirja, ndjehesha si budallaqe dhe e urreja këtë fakt” 
Aktorja dhe familja e saj ndodhen aktualisht në Budapest, Hungari, duke xhiruar filmin e saj të parë si regjisore. Filmi bën fjalë për një histori dashurie të vendosur në sfondin e luftës në Bosnjë. 
Postuar te Show-Biz. Komentet te Angelina Jolie përdoruese e drogave të forta Janë të Mbyllura

PDK-ja: Hyseni ka bllokuar 15 njohje të Kosovës

PDK-ja: Hyseni ka bllokuar 15 njohje të Kosovës


Vazhdojnë akuzat ndërmjet ish partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së. Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi, njëherësh ministër i brendshëm, ka akuzuar sot ish ministrin e Jashtëm, Skender Hyseni, se ka bllokuar 15 njohje të Kosovës. 
I pyetur në çfarë forme janë bllokuar njohjet, Rexhepi, ka thënë se ato janë premtuar dhe nuk janë realizuar. Megjithatë, ndryshe e ka interpretuar deklaratën e shefit të tij, kryeministrit Hashim Thaci, se shpejt do të ndodhin 100 njohje. 

“Ai ka qenë premtim në një tjetër kohë, ndërsa ky i Hysenit ka ndodhur pas vendimit të GJND-së”, ka thënë Rexhepi. Ai ka deklaruar se PDK-ja do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të Kosovës që vjen në bazë të Kushtetutës, ndërsa opsioni i dorëheqjes së kryeministrit nuk është një opsion për momentin. / Koha

Postuar te KOSOVË. Komentet te PDK-ja: Hyseni ka bllokuar 15 njohje të Kosovës Janë të Mbyllura

30 paragjykimet e çmendura të meshkujve për gratë

Disa njerëz mund të kenë paragjykime për gratë dhe janë të bazuara, por shumë prej tyre nuk kanë shumë për të bërë me të vërtetën. Ju sjellim 30 gjëra që na sjellin deri në çmenduri

30 paragjykimet e çmendura të meshkujve për gratë

Femrat janë gjinia më e brishtë, romantike dhe janë më të ndjeshme, por kjo nuk do të thotë unë nuk dinë të vënë një pjesë të re të mobiljeve, kurgjë për sport apo ata nuk pëlqejnë filma aksion. Disa njerëz mund të kenë paragjykime për gratë dhe janë të bazuara, por shumë prej tyre nuk kanë shumë për të bërë me të vërtetën. 

topLajm ju sjell 30 gjëra që na cojne deri në çmenduri. 

Shumica e paragjykimeve të meshkujve nuk kanë shumë lidhje me të vërtetën 
1. Gratë e hanë vetëm të bardhën e vesë në omlet spese e verdha trash.

2. Nuk din të parkohen anash.

3. Për disponim të keq është fajtor PMS (aspak ata). 

4. Nuk duan pije të ‘meshkujve’ si birra dhe uiski.

5. Nuk dinë asgjë për sport.

6. Nuk dinëe të përdorin mjetet për stërvitje.

7. Kanë miliona këpucë.

30 paragjykimet e çmendura të meshkujve për gratë


8. Gratë e lira kërkojnë lidhje për çfarëdo çmimi..

9. Duan komedi të ëmbla romantike.

10. Bien në bandilla të rrezikshëm.
11. E konsiderojnë Valentajnin në përvjetoret e lidhjeve /martesësn të ditëve në të rëndësishme të vitit.

12. Krijimi i familjes e kanë në vendin e shkallës së parë të prioritetit jetësor.

13. Janë të fiksuara me martesë, ndërsa veçanërisht me ditën e martesës.

14. Kultivon ndjenja të thella ndaj secvilit mashkull me të cilin është në lidhje.

15. Çdohere mendojnë se janë shuml të trasha.

16. Çdoherë marrin version diete të secilës pije dhe ushqimi.

17. Shkak i zemërimit të tyre është karakteri i tyre.

18. Në mënyrë të nevojshme vendosin make-up dhe të rregullojë flokët para se të nisen nga shtëpia.

19. Nuk dinë të vendosin mobilje të reja.

20. Nuk janë të afta për përgatitjen e byftekut.

30 paragjykimet e çmendura të meshkujve për gratë


21. Seks pa emocione nuk vjen parasysh.

22. Nuk lexojnë gazeta ditore.
23. Filamt erotike I konsiderojnë të shëmtuara.

24. Kënaqen në filma horor.

25. Gatimin dhe pastrimin e kanë tendencë të lindur.

26. Në mënyrë natyrele janë të talentuara përPrirodno su talentirane për riparime në qepje.

27. Në television shohin vetëm seriale.

28. Në çdo kohë janë të depiluara dhe të veshura me kujdes.

29. Nuk e vlerësojnë mjaft teknologjinë elektronike sepse nuk marrin vesh nga ato.

30. Nuk dalin të shohin flimat të ri – trilere fantastike në kinema.

Postuar te Hulumtime. Komentet te 30 paragjykimet e çmendura të meshkujve për gratë Janë të Mbyllura

Mishel, “arma e fshehtë” e Obamës

Mishel, “arma e fshehtë” e Obamës




Bashkëshortja e Presidentit Obama zbret “në shesh” për zgjedhjet e nëntorit në favor dhe në mbështetje të kandidatëve demokratë. E pajisur me një prestigj personal dhe me një pikavarazh prej 25% më shumë mbështetje se i shoqi, ajo ndihet e gatshme për të “luftuar” 


Mishel Robinson Obama, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një “mbiemër” të ri: “The Closer”. Është termi që amerikanët përdorin për të emëruar avokatin që arrin të gjejë zgjidhjen e duhur në një kontratë të vështirë, apo për policin që arrin të gjejë provën vendimtare dhe bindëse në një rast shumë të vështirë gjyqësor, provën që liron një të pafajshëm nga burgu.



Dhe këtë “mbiemër” ia ka vënë bashkëshorti, që është edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për t’u treguar të gjithëve se sa e rëndësishme është për të prania dhe mendja e Zonjës së Parë në projektin e tij politik.


Tani, Shtetet e Bashkuara janë të përfshira nga ethet e zgjedhjeve për në Senat dhe Kongres, zgjedhje që do të mbahen në 2 nëntor dhe sipas sondazheve, Partia Demokrate ndodhet në një pozicion aspak të mirë krahasuar me rivalen e saj, Partinë Republikane. Kjo bën që Obama të ndodhet para rrezikut, që dy vitet e ardhshme të mandatit të tij presidencial të qeverisë pa pasur shumicën në Kongres. Por në një rast të tillë, të shumtë janë ata që mendojnë se roli i Mishelës mund të jetë vendimtar.


Ajo vetë e di një gjë të tillë dhe ka vendosur të luajë lojën e saj deri në fund dhe të jetë pranë të shoqit në të gjitha veprimtaritë e tij politike elektorale. Në fakt, ajo e ka bërë një gjë të tillë gjithmonë, që nga dita kur vendosi të ndante me Barak jetën e saj, por ndërkohë ka pasur gjithmonë edhe mendimin, fjalën dhe verdiktin e saj në shumë çështje. Nga e mërkura 13 tetor, Mishel Obama ka nisur një turne për të mbështetur disa kandidatë demokratë për në Kongres. Bëhet fjalë për disa kandidatë, zgjedhja e të cilëve nuk është tërësisht e sigurt. Për këtë arsye prania e Zonjës së Parë mund të jetë me të vërtetë një prani që do të bëjë diferencën në momentin e votës. Objektivi? Është ai i shndërrimit të elektoratit ende të pavendosur në një elektorat demokrat në zgjedhjet e 2 nëntorit. Kështu Mishel do të ndihmojë me praninë e saj senatorin e Uiskonsinit, Russ Feingold, atë të Kolorados, Majkëll Benett, atë të shtetit të Uashingtonit Patty Murray, të Kalifornisë, Barbara Boxer, të Nency Pelosit, që është edhe kryeparlamentarja dhe Aleksi Giannulais, një “hyrje e re” që kandidon në Ilinois për të marrë vendin që dikur ishte ai i senatorit Barak Obama.


Sigurisht që Zonja e Parë, e cila sipas revistës amerikane “Forbes” mban titullin e gruas me më shumë pushtet dhe ndikim në planet, do ta luajë lojën sipas mënyrës së saj, sipas asaj që mund të konsiderohet si ideja e Mishelës për politikën dhe konkurrimin e kandidatëve. Këtë gjë e kanë vënë në dukje prej kohësh si zëdhënësja personale e Mishelës, ashtu edhe mbështetës të tjerë të saj. “Mishel është një mama dhe i konsideron të gjitha çështjet që shqyrtohen përmes syve të kujdesshëm të një mamaje që preokupohet për fatin dhe të ardhmen e fëmijëve të saj”, thotë zëdhënësja e Mishel. Sipas saj, Zonja e Parë do të jetë pranë kandidatëve demokratë për t’i përcjellë elektoratit sigurinë se janë ata kandidatë që nëse do t’u besohet vota, do të dinë më së miri të mbrojnë në Kongres idealet dhe kërkesat e njerëzve të thjeshtë dhe mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve. Në të njëjtën mënyrë Mishel ka interpretuar këta 21 muaj të qeverisjes së bashkëshortit, edhe rolin e saj personal në këtë lojë politike. Kështu, për shembull, në rastin e problemit të reformës në shëndetësi, Mishel organizoi një fushatë të posaçme për të luftuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me fenomenin shumë negativ të obezitetit, një nga më problematikët e brezit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga Shtëpia e Bardhë ajo nënvizoi rëndësinë e të mirushqyerit. Një tjetër çështje shumë e rëndësishme ishte ajo e Amerikës, e cila është përfshirë që prej vitesh në dy luftëra. Edhe këtu Mishel ndërmori një seri takimesh me familjet e ushtarëve që janë në front dhe veçanërisht me familjet e ushtarëve të vrarë në luftë, me ato familje që kanë vuajtur më shumë nga lufta. Le të marrim më pas rastin e krizës ekonomike, që për të nxitur konsumin e amerikanëve, Mishel zgjedh që të veshë vetëm stilistët dhe produktet amerikane, duke e reklamuar me forcë një gjë të tillë e duke i nxitur njerëzit.


Zonja e Parë është gjysma perfekte e mollës, në të cilën është bazuar deri më sot suksesi politik i Barak Obamës. Ata që kanë qenë të pranishëm në Nju Jork më 23 shtator në Iniciativën Globale të Klintonit, kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të asaj marrëdhënieje që ekziston mes Barak dhe Mishel Obamës. Është e vështirë në fakt për të thënë nëse bëhej fjalë për diçka të programuar me shumë kujdes, apo për një spontanitet të përkryer, por është fakt që çifti i parë i Amerikës u ka lënë të kuptojnë të tjerëve se sa të afërt dhe në sinkroni janë me njëri-tjetrin. Kështu, ndërsa Bill Klinton ishte duke lavdëruar bashkëshortet përkatëse për mençurinë dhe zgjuarsinë që kanë, Obama tha: “Deri më tani nuk e kam thënë kurrë më parë, por që kur e kam takuar Mishelën 22 vjet të shkuara, të gjithë njerëzit që kam njohur para kësaj date dhe më pas më kanë thënë: ‘A e di Barak, ti na pëlqen, je i fortë, por bashkëshortja jote është diçka më shumë’, dhe këta njerëz kanë të drejtë dhe unë i jam me të vërtetë mirënjohës Mishelës, që për asnjë çast nuk vendosi që të kandidonte kundër meje për Presidencën amerikane, sepse jam i bindur që në një rast të tillë do të më kishte mundur lehtësisht”.


Sigurisht që është një batutë për të qeshur dhe dinake nga ana e Presidentit të Amerikës. Obama e di shumë mirë se bashkëshortja e tij mund të bënte shumë zgjedhje në jetën e saj profesionale, por nuk do të ishte marrë kurrë me politikë dhe mbi të gjitha nuk do të kishte marrë kurrë pjesë në zgjedhje, cilado qofshin ato. Pra kësisoj konkurrenca në familje nuk ekziston. Mishel e do politikën dhe e konsideron atë si një shërbim social, si një aktivitet për të zgjidhur problemet praktike të njerëzve, por pa qenë e nevojshme që të kesh tituj e grada.


Kur ishte në universitet, fillimisht në Princeton, dhe më pas në Harvard, Mishel Obama krahas shkollës ishte shumë e dhënë edhe për punën që kishte të bënte me organizimin e ndihmave për shtresat më në nevojë të shoqërisë, kryesisht në rastin e saj, të fëmijëve. Me t’u diplomuar u pranua menjëherë në një studio ligjore, në të cilën mori një pagë vjetore shumë të lartë prej 67 mijë dollarësh në vit, ndërkohë që i ati i saj, i cili kishte një jetë të tërë që punonte, nuk kishte mundur që të merrte më shumë se 45 mijë dollarë. Pikërisht në atë vend pune ajo njohu për herë të parë Barakun, i cili kishte ardhur për një stazh shtesë, pasi kishte mbaruar Harvardin. Fillimisht firma ligjore ia ngarkoi asaj detyrën që të ishte tutorja e Barakut. Por ishte një përvojë që nuk zgjati shumë. Pas kësaj studioje ajo u punësua nga Valerie Jarrett, si këshilltarja e bashkiakut të Çikagos dhe që nga ajo kohë të dyja janë mikesha të mira. Jarrett aktualisht është një nga njerëzit më të afërt të Presidentit dhe më të rëndësishëm të Shtëpisë së Bardhë. Ishte pikërisht Jarrert ajo që e prezantoi çiftin e ri me elitën ekonomike dhe intelektuale afroamerikane të Çikagos dhe i dha mundësinë avokates së re që të bënte pjesë në një shoqatë, qëllimi i së cilës ishte lehtësimi i marrëdhënieve të qytetarëve të ndërmarrjeve të vogla me administratën komunale. Më pas Mishel punoi edhe në Universitetin e Çikagos, ku u mor në mënyrë të vazhdueshme me vullnetarizëm, duke e mbështetur një gjë të tillë me gjithë shpirt.


Mënyra e saj e të jetuarit të politikës i ka rrënjët në kujtimet e fëmijërisë në fund të viteve ’70, kur dëgjonte komentet e të atit Fraser në lidhje me kandidatët e Partisë Demokrate. I ati fillimisht entuziazmohej nga premtimet e bëra prej kandidatëve dhe më pas revoltohej kur ata nuk i mbanin ata dhe i shante e u shfryhej për këtë arsye.


Në vitin 2004, bashkëshortja e Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkroi një artikull në “Chicago Tribune”, në të cilin shfrynte se “politika në shumë raste është një humbje kohe”. Sigurisht që edhe nga këto fjalë mund të kuptohet lehtësisht se cila ka qenë dhe është konsiderata që ajo ka pasur për politikën dhe cili është raporti që ajo ka ndërtuar me Barakun që nga momenti që ai i tha se do të merrej me politikë. Barak, ndryshe nga Mishel, synonte një karrierë që do të kalonte përmes zgjedhjeve. Ishte viti 1995 dhe Barak i tha Mishelës, me të cilën ishte martuar 4 vjet të shkuara, se kishte si synim që të kandidonte për postin e senatorit. Ajo i foli për të gjitha problemet që do të kishin nëse ai do të fitonte, ndër të cilët më i rëndësishmi ishte ai se së bashku do të shiheshin shumë më rrallë, sipas të gjitha gjasave vetëm në fundjavë. Megjithatë pranoi. Erdhi edhe dita kur Barak i tha se do të kandidonte për në Shtëpinë e Bardhë dhe ja çfarë përgjigje mori prej së shoqes së Presidentit të ardhshëm: “Je duke bërë shaka? Nuk bëhet fjalë në këtë moment. Le të ndalemi pak të pushojmë dhe më pas të rinisim garat”. Edhe një herë i paraqiti të gjitha dyshimet dhe ngurrimet që kishte për një garë dhe pozicion të tillë, por në momentin kur të dy vendosën, ajo bëri si në të gjitha rastet e mëparshme: vendosi që t’i qëndrojë pranë të shoqit në ditë të mira dhe të vështira, por ama duke respektuar qartësisht disa rregulla të pandryshuara: vajzat nuk duhet që ta ndienin në asnjë mënyrë mungesën e të atit, që do të thoshte se Barak duhet ta organizonte ditën në mënyrë të tillë që në darkë të ishte gjithmonë me familjen.


Dhe tani kjo grua, për të cilën familja është gjëja më e rëndësishme, duket se po del në terren për të promovuar këtë dhe vlera të tjera që mbart ajo dhe njeriu që i qëndron pranë.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Mishel, “arma e fshehtë” e Obamës Janë të Mbyllura

Tuna publikon foto te reja ne FaceBook

Kengetarja mjaft e perfolur e cila pas doreheqjes se Sejdiut postoi ne FaceBook se do te jete ajo qe do te kandidoj per kryetare, tani ka publikuar foto te reja, me bashkeshortin e dhe shoqerine e saj. Altuna Sejdiu- Tuna ne disa foto duket e shoqeruar edhe nga kengetarja Nora Istrefi. topLajm ju sjell fotot e kengetares e cila u perfol edhe per “orientimin seksual” 

 




Postuar te Show-Biz. Komentet te Tuna publikon foto te reja ne FaceBook Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: