Opinion: "Femrat dhe avancimi i saj në spektrin politikë"

“Femrat dhe avancimi i saj në spektrin politikë”




Shkroi: Dimal Basha


Paknaqësia e madhe mes qytetarëve për gjendjen sociale dhe politike në vendin tonë na sjell të mendojmë për një solucion të ri në rrafshin politikë gjatë zgjedhjeve të ardhshme, që duken të vijnë më herët se që janë parashikuar. 


Kryeministri ka dëshpruar publikun e gjerë duke i neglizhuar qeshtjet elementare që e shqetësojne qytetarin sot. Për shembull, papunësia dhe kriza e madhe ekonomike në vend është e mjerushme, kurse kryeministri ushqen popullin me politika te jashtme, me njohje, me numra që nuk sjellin asnjë dobi aktuale për popullin e papunë.


Presidenti, në anen tjetër, përpos se ishte hije në qeverinë e Thaqit, ai arriti t’i thej normat më të larta juridike të një vendi, Kushtetuten që ai dikur e ligjeroi! 


Të dy këta ndajnë dy gjëra të përbashkëta. Nën një dështimin, dhe tjetra është gjininë. 


Eshtë po kjo e fundit që duket kërkon ndryshim në vendin tonë, dhe mu për këtë arsye mendoj se ka ardhur koha ku qytetarët e këtij vendi duhet tu japin votën femrave për një ndryshim rrënjësorë në politikat tona. Vendi ynë ka nevojë për femra në pozita institucionale sepse koncepti demokratik arrihet vetëm atëherë kur legjislacionet dhe politikat vendosen bashkarishtë nga femrat dhe meshkujt me interesa të përbashkëta. Sikur cdo solucion familjar që ndodh mes burrit dhe gruas, vendit tonë i duhen më shumë femra në pushtet që të kemi një qeveri më stabile.


Zvicrra në zgjedhjet e fundit selektoi edhe dy femra në kabinetin e ministrave që sjelli numrin e femrave në katër nga gjithsej shtatë ministra që përbëjnë qeverinë federale. Zvicrra është shteti i katërt pas Cape Verde, Norvegjisë, dhe Finlandës në unionin inter-parlamentar ku mazhoranca qeveritare përbëhet nga gjinia femërore. Habia e këtij lajmi është se Zvicrra është një nga vendet e fundit, saktësisht më 1972, që u dha drejtën e votës femrave në vend dhe deri më 1984 nuk kishte asnjë femër në kabinetin e ministrave.


Historikisht, shoqëria jonë në përgjithsi i ka trajtuar femrat si anëtare të klasit të dytë, dhe shumë pak mund të mohojnë se femrat kanë qenë dhe ende janë në shume mënyra të trajtuara si “rob” që merren nga krushqit dhe në shumë raste përcillen për në “skllavërinë moderne” që quhet martesë.


Sigurisht se nuk mund të gjeneralizojmë pasi sot kemi një numër të vogël që u qendrojnë përballë pozitave publike të ndryshme shumë më me nder se sa shumë meshkuj, mirëpo ende një numër i madh i femrave lëngojne nën mëshiren e meshkujve që shërbejne asgjë më shumë se si kritikues obstruktiv për ndërtimin e ardhmërisë së tyre.


Stereotipet kundrejt femrës dhe pozitës saj në poste piblike janë një realitet i hidhur që përcjellet nga frika e dështimit, frika e paragjykimeve, të cilat janë mekanizmat kryesorë që e ndalojnë kreativitetin e tyre. Kjo frikë raportohet edhe në hulumtimin e kryer nga organizata “Women for Women International” në Kosovë ku 71.4% e grave ndjehen se nuk kanë drejta të barabarta me meshkujt, dhe kjo ndikon në mundësitë e tyre që të dalin nga shtëpia, të shkollohen, të votojnë, dhe të garojnë për poste politike. Sidocoftë, femrat duhet të marrin guximin që të lirohen nga burgosja psikologjike dhe paragjykimet sepse ka kaluar koha e proverbave që përkrahin idenë se “edhe mbijetesa është fitore.”


Kur e pyeten Mikelangjelon se si arrin të krijojë skulptura kaq të bukura, ai u përgjegj, “cdo gurë është skulpturë në vete, ne vetëm duhet t’i largojmë pjesët e tepërta.” Femrat gjithashtu janë skulptura të papërfundura nëse nuk arrijnë t’i permbysin stereotipet aktuale që janë “pjesët e tepërta” të Mikelangjelos, dhe vetëm atëhere do të fillojnë që të zbulojnë artin e tyre që t’i shërbejnë interesave kombëtare.


Gjinia femërore ka qenë e margjinalizuar edhe në shtetet më bashkohore siq është Zvicrra, mirëpo sot ato janë solucioni i probleme. Shtetet si Zvicrra dhe Norvegjia duhet të shërbejnë si një shembull e një qeverisje të suksesshme ku mazhoranca qeveritare përbëhet nga femrat.


Femrat kanë rast të përfitojnë nga zgjedhjet e ardhshme për shumë arsye. Nën një, duhet të kujtojnë se gjysma e elektoratit ne Kosovë janë femra dhe aty ka një potencial që të zgjojnë një numër të madh të tyre që t’i përkrahin ato. Nën dy, shumë hulumtime tregojnë se femrat janë shumë më të sinqerta në mbajtjen e premtimeve. Për shembull, femrat mund të jenë shumë më aktive për të zhdukurit gjatë luftës, premtime të dhëna që janë harruar nga qeveria jonë dhe fati i të zhdukurve ka mbetur ne duar te askujt. 


Nën tre, mund lirisht të argumentojë femrat se janë më të përkushtuara dhe më të afta për t’i caktuar prioritet që e brengosin popullit tonë. Për shembull, raporti i fundit i përpiluar nga “Women for Women International” në Kosovë, tregon se qështja kryesore që shqetëson gruan në Kosovë është papunësia. Pra, është një qështje që identifikohet si prioritet nga gruaja kurse neglizhohet nga pushtetarët.


Dhe në fund, femrat në pushtet mund të ndikojnë në promovimin dhe emancipimin e mëtutjeshëm të gruas në shoqërine tonë, qeshtje kjo që është neglizhuar nga qeveria aktuale. Këtë neglizhencë e ilustron hulumtimi i organizatës “Women for Women International” ku raporton se vetëm 10% e femrave përbejnë klasën punëtore në vendin tonë.


Gruas Shqiptare duhet t’i ofrohet rasti që të marr pjesë ne proceset politike në vend sepse atributet e tyre janë të pamohueshme. Ishin ato nëna që rrinin të uritura për të na ofruar kafshaten e fundit, janë ato nëna që rritën heronjtë dhe mendjet e ndritura të këtij vendi, dhe është përkushtimi i po atyre nënave që qëndrojnë të palëkundura para institucioneve qe sa vite për të kuptuar fatin e familjarëve që u zhdukën në luftën e fundit, kërkesë kjo që ka hasur në vesh të shurdhër deri sot. 


Përfundimisht, votuesit në zgjedhjet e ardhshme, që duket të jenë të parakohshme, duhet të votojne më shumë femra në parlament që të ofrojnë zërin e arsyes në pushtet për një mirëqenie më të mirë për gjithë qytetarët. Jam mëse i sigurt se femrat ne pushtet nuk mund ta krijojnë një stituatë më të rëndë se që kemi tani. Bile ato janë qeniet që më së paku na kanë zhgënjyer gjatë gjitha kohërave. 


Margaret Thaqer, ish kryeministre e Britanise se Madhe e përmbledh bukur këtë argument duke shtuar se ”në politikë, nëse kërkoni fjalë pyetni meshkujt, nëse kërkoni punë, pyetni femrat.”


Populli është lodhur me fjalë, kërkon punë!





Opinionist i ©TopLajm-it

Postuar te I pakategorizuar. Komentet te Opinion: "Femrat dhe avancimi i saj në spektrin politikë" Janë të Mbyllura

Dafina me Ledrin

Dafina Zeqiri është pranë lansimit të një bashkëpunimi tjetër, kësaj radhe me reperin e grupit “Skillz”, Ledri Vula.


Bukuroshja e cila njihet për bashkëpunimet e saja të shumta me këngëtarë të ndryshëm, duket ta ketë ‘zënë’ Ledrin në radarin e saj, pasi që në një intervistë , ka konfirmuar se së shpejti do të lansohet dueti i saj me reperin e njohur.


Dafina pohoi se ajo është përkujdesur për vijën melodike të këngës, ndërsa tekstin e ka bërë Ledri. Aranzhimin dhe inçizimin e këngës e ka për detyrë Enis Presheva. Sipas Dafinës, kanë mbetur edhe disa detaje të papërfunduara, që kënga të lansohet edhe zyrtarisht në treg.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Dafina me Ledrin Janë të Mbyllura

Adelina po punon ne Paris per albumin e saj!

Adelina jonë e ka seriozisht! Primadona e muzikës moderne shqiptare filloi regjistrimet e para në studiot e Parisit për albumin e saj europian. 


Edhe pse në foto nuk duket shumë “e ngujuar”, Adelina është Adelinë.

Nuk i le kënaqësitë e shikimit të Kullës se Eiffel-it nga lartesitë e Portës së Fitorës në zemër të Parisit të mrekullueshëm, për asgjë në botë. Personi më i përfolur mbareshqiptar kohën e fundit, i`a tha këngës në gjuhët angleze, franceze dhe (natyrisht!) shqipe duke na përshendetur me një foto. Duke ditur që nga fillimi i nëntorit deri në fund të dhjetorit kur shpresojmë të përfundojnë rexhistrimet, do të kemi të pamundur kontaktin me Divën e Muzikës së Lehtë shqiptare.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Adelina po punon ne Paris per albumin e saj! Janë të Mbyllura

Dallojeni dashnorin e keq


Shenjat të cilat e zbulojnë  dashnorin e keqMeshkujt duan të mburren se janë dashnorë të mirë, por të gjithë e dimë shumë mirë se këto deklarata nuk do të mbajë gjithmonë mbi ujë.
Nëse ende nuk dini si ta njihni një dashnor të mirë, është koha t’i njihni shenjat, para se marrëdhëniet apo aventurat tuaja arrijnë në krevat.

Si të njohim një dashnor të keq përpara se të shkojmë në shtrat? 


Seksi është një pjesë shumë e rëndësishme për një lidhje ashtu edhe për tërë jetën dhe në qoftë se sexy eshte me cilësi dhe ju do të jenë të kënaqur.

Mashkulli si udhëheqës i lojës e ka fjalën e fundit ne sex, mirepo ndonjëherë edhe ai dështon. 

Në qoftë se ju nuk e keni ditur, ju lehtë mund ta kuptoni nëse një mashkull është i keq në shtrat para se të vërtetoni në vepër. 

Hulumtimet tregojnë se më shumë se një e treta e grave rregullisht aktrojnë orgazëm dhe se gjatë seksit mendojnë për meshkuj të tjerë, ndërsa rreth 20 për qind e grave e kanë braktisur dashnorin sepse në shtrat është i papërshtatshëm. 

Nëse ndonjëherë keni ndodh në një situatë të tillë në të cilën keni aktruar orgazëm, sepse burrat nuk përballen në lojëra dashurie, është koha të mësoni të njihni një dashnor të keq, para se lidhja juaj të arrijë në shtrat.

Postuar te Hulumtime. Komentet te Dallojeni dashnorin e keq Janë të Mbyllura

Jessica Alba do e operojë hundën

Jessica Alba do të operojë hundën

Jessica Alba është shtyrë të konsiderojë operimin e hundës për të garuar
me rivalet e saj në Hollivud, edhe pse gjithmonë ka qenë kundër kirurgjisë plastike.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Jessica Alba do e operojë hundën Janë të Mbyllura

Lady Gaga e tepron me kërkesa


Në fakt, të hënën, këngëtarja pëlqen skarën, të martën ushqimin aziatik ndërsa të mërkurën ushqimin meksikan. Ditën e enjte rikthehet në ushqimin vendas, kuzhinën amerikane, ndërsa të premten e pëlqen “tavolinën suedeze”.

Në listën e këngëtarëve që organizatorit të koncertit i vënë kërkesa të çuditshme sigurisht që është edhe Lady Gaga, e cila para secilit koncert porosit një rezervuar me oksigjen dhe shumë mjaltë. Koncerti mund të anulohet nëse Gaga çdo ditë nuk e merr darkën në kohën e njëjtë, saktësisht në ora pesë dhe nëse nikoqiri nuk i ofron lloje të ndryshme të ushqimit.
Në fakt, të hënën, këngëtarja pëlqen skarën, të martën ushqimin aziatik ndërsa të mërkurën ushqimin meksikan. Ditën e enjte rikthehet në ushqimin vendas, kuzhinën amerikane, ndërsa të premten e pëlqen “tavolinën suedeze”.


Të shtunën Gaga dëshiron makarona, ndërsa barkun në ditën e fundit të javës, të dielën, parapëlqen ta mbushë me gjeldeti të bërë me salca të ndryshme. Këngëtarja “paranoike” urdhëron që gjysmë ore para secilës performancë të saj, në kafenetë afër palestrës ku interpreton të ndërpritet së sjelluri akull, dhe secili që punon rreth saj, dhe ekipi të saj duhet të mbajë të veshur uniformën dalluese.


Duke pasur parasysh tërë këto kërkesa të çuditshme në fund s’na mbetet gjë vetëm organizatorëve të koncerteve të këngëtares Lady Gaga t’u dëshirojmë fat.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Lady Gaga e tepron me kërkesa Janë të Mbyllura

Çdo kohë, kudo, vetëm seks

Seks me nxitim në orgazëm eksploziv!

Kur për herë fundit ju dhe partneri keni pasur kohë për njëri-tjetrin pa menduar për detyrimet e domosdoshme dhe ritmin e mundshëm të jetës?
Mos u shqetësoni, për pasion të kënaqshëm aspak nuk ju duhen orë të tëra, por vetëm disa minuta.








Kapërceni paralojën
Shumë do të pajtohen se paraloja ndonjëherë është e panevojshme. Për seks në shpejtësi nuk ka kohë për paralojë. Merrni gjërat në duart e juaja, vetëkënaquni deri sa partneri juaj ju shikon dhe kur ju jeni shumë të ngacmuar – hidhini në njëri-tjetrin.



Çdo kohë, kudo
Në momentin e pasionit harroni dhomën e gjumit dhe krevatin. Kënaquni në makinë derisa ju jeni në rrugën, ose e bëjnë atë një cep të largët të Haustor të panjohur. Nëse ajo është shumë eksibitioniste për ju, bëni seks në korridor apartamenti apo kuzhinë.


Mundeni edhe vetë
Jeni i pasionuar dhe vetë, ndërsaa partneri nuk është akund në horizont. Përsëri merrni gjërat në duart tuaja, por këtë herë të gjitha bëni vetë. Imagjinoni një skenar që përfshin seksit të nxehtë në shpejtësi dhe vetëkënaquni.

Postuar te Hulumtime. Komentet te Çdo kohë, kudo, vetëm seks Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: