Rosario Dawson e eger!

Redaktorët në fillim kanë menduar se Rosario është e moshuar për të qënë në ballinën e GO-së mirëpo përgjegjësit fatmirësishtë kanë menduar të kundërtën dhe të githëve u është dhënë mundësia të shohin Rosarion e bukur në kopertinë, me sexy se kurë.
 Rosario Dawsonka patur mundësi që të tregoj bukurinë e saj në magazinën gjermane GO edhe pse ajo vec më ka 31 vjet dhe sërish është në formën e saj më të mirë.
Redaktorët në fillim kanë menduar se Rosario është e moshuar për të qënë në ballinën e GO-së mirëpo përgjegjësit fatmirësishtë kanë menduar të kundërtën dhe të githëve u është dhënë mundësia të shohin Rosarion e bukur në kopertinë, me sexy se kurë.

Aktorja është e njohur për rolet në filmat Sin City, Men in Black II, 25th Hour, Clerks II, Death Proof. Ajo është e zgjuar dhe ka talent edhe për të kënduar dhe ka regjistruar një duet me Princ-in dhe ka marrë pjesë në spotin e Chemical Brothers.

Postuar te Show-Biz. 1 Comment »

Ku po shkon CNN?


Ndërsa shikueshmëria i ka rënë në mënyrë të ndjeshme këtij kanali televiziv, drejtuesit kërkojnë një format tjetër “më të lehtë” të të servirurit të lajmeve. Po ka nga ata që janë skeptikë dhe thonë se kjo do t’ia heqë besueshmërinë dhe origjinalitetin kanalit. 
Shumë media që dikur mund të kenë qenë të fuqishme vjen koha që përballen me sfida dhe konkurrentë të cilët ua ndryshojnë fuqinë dhe pushtetin.
I tillë është rasti i CNN, televizionit të famshëm amerikan të lajmeve që është tejkaluar për nga shikueshmëria nga konkurrentët e saj “Fox” dhe “Msnbc”. Kështu, ai që konsiderohej si televizioni i të gjitha lajmeve të botës gjatë kohëve të fundit, duke u shndërruar në një “magjistare” të informacionit, është në kërkim të dëshpëruar tanimë të një “magjie” nga jashtë për të siguruar jo vetëm rikthimin në ditët më të mira, por edhe vetë mbijetesën në disa raste.
Shefi i lajmeve në CNN, Jonathan Klein, mendoi se e kishte gjetur “magjinë”. Bëhet fjalë për një tentativë të vështirë, paksa të konsumuar, por që shkon në mënyrë të pashmangshme me ligjin e funksionimit të gjërave në televizion, madje në mbarë botën e spektaklit. Bëhet fjalë pikërisht për vetë fenomenin e “spektaklit” që në rastin e CNN të paktën do të shpëtonte atë që ky televizion ka më të shenjtë: paanshmërinë e lajmit.

Kështu, gjetja do të ishte përfshirja në një emision televiziv interesant për nga ideja të ish-prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut, këtë herë në rolin e drejtuesit të emisionit. Eliot Spicer njihet në fakt më shumë nga publiku për faktin se karriera e tij u shkatërrua nga dalja në skenë e një vajze – prostitutë, e cila deklaroi se e kishte pasur prokurorin klient të sajin për disa herë dhe si ai ishte frekuentues i shtëpive publike. Por edhe pse në dukje mund të ketë dhënë përshtypjen e një gjetjeje me të vërtetë të jashtëzakonshme gjatë një emisioni të drejtuar nga një personazh i tillë i shumëpërfolur dhe që ngjall kuriozitetin e publikut, gjetja nuk rezultoi një sukses absolut. Por kjo nuk e ka penguar drejtorin e famshëm të lajmeve që të nesërmen në vend që si çdo mëngjes të merrte rrugën drejt zyrës së tij, të merrte këtë herë valixhen për të bërë një palë pushime të gjata. Ky është një mësim që e kanë marrë jo pak persona drejtues në botën e gazetarisë botërore, është një mësim që e merr kur matësi, pra audienca është edhe klientela e biznesit bie ndjeshëm dhe më kaq akoma largohet në masë.
Vetë ish-drejtori i lajmeve në CNN, në një intervistë të dhënë pas kësaj ngjarjeje ka pranuar se: “Në zanatin e gazetarisë qëllon që njerëzit të përzihen nga puna dhe unë jam njëri prej tyre”.
Por në fakt, pushimi nga puna i Jonathan Klein është një zile alarmi që ka nisur të bjerë në të gjithë “biznesin” e medias, kudo në botë. Klein vetë ishte ideatori i njërës prej të ashtuquajturave linja të natës, të parat e këtij lloji në televizionet e botës në vitin 1982 në kanalin televiziv CBS. Ndërkohë, në karrierën e tij kishte marrë pjesë si sipërmarrës edhe në shumë programe të tjera që kanë bërë histori në televizionet amerikane në vite si programi “60 minuta”. Këto ishin përvojat e tij para se të provonte botën e medias së lajmeve dhe informacionit të mirëfilltë. Për drejtuesit e CNN, ai dukej kandidati me parametrat e duhur për të marrë, 5 vjet më parë, në dorë drejtimin e informacionit të kanalit më të famshëm informativ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, CNN. Është ky kanal që në thelbin dhe të gjitha elementët e ekzistencës së dhënies së informacionit në mënyra të ndryshme. Por në botën gjithnjë e më të komplikuar dhe të fuqishme të informacionit duket se nuk mjafton më që të jesh vetëm një profesionist i mirë dhe me përvojë të madhe. Klein ishte më i miri i fushës së vet, e megjithatë, në periudhën e tij shikueshmëria e programeve të CNN  ra në mënyrë të ndjeshme dhe të vazhdueshme, madje në nivele dëshpëruese. Dhe rënien më të madhe e pësoi në atë që quhet në anglisht “prime time” ose koha më e shikueshme televizive. Është ora kur njerëzit në të gjithë botën e drejtojnë vëmendjen e tyre tek ekrani. Po në Amerikën e sotme ata që ndjekin në këtë orë të rëndësishme kanalet e lajmeve, cilin kanal preferojnë më shumë?  Atë të Glen Beck që ulurin gjatë gjithë kohës duke shfryrë inatin kundër reformave të Barak Obamës dhe pastaj preket deri në përlotje duke përmendur dhe lëvduar baballarët e Kushtetutës amerikane. Emisioni i tij transmetohet në kanalin “Fox news” nën varësinë e manjatit të mediave, Murdoch. Apo preferojnë Chis Matthews në kanalin “Msnbc”, një kanal të themi pak a shumë i majtë që i sulmon liderët e së djathtës përmes intervistave dhe monologëve gjithashtu të shprehura shpesh me ulërima dhe britma.
Presidenti i CNN, Jim Walton, thotë se CNN ka hyrë në një fazë të re, më komercialiste, një fazë që do të ketë më pak impenjime për reportazhe, apo materiale investigative dhe do të jetë më i këndshëm dhe i lehtë për t’u ndjekur. Lamtumira i jepet me këtë rast edhe të “përjetshmit” Larry King që në fakt do të largohet dhe jo për arsye moshe edhe pse ka kapur vitin e 74 të jetës dhe po gëzon martesën e shtatë, por për arsyen e vetme se shikueshmëria e tij gjithashtu ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë, një tjetër ikonë shumë e rëndësishme e këtij kanali televiziv shefja e lajmeve ndërkombëtare, Kristian Amampur, ndoshta para se ta pushonin preferoi që të shkonte dhe të jepte kontributin e saj në një tjetër stacion televiziv amerikan, ABC që nga gushti i kaluar. Dhe një nga ata që mund të bëjë shumë shpejt “valixhet” dhe të lërë ekranin e CNN është edhe Snderson Cooper, një nga të dërguarit e posaçëm më të famshëm në zonat e luftës dhe ato të ngjarjeve të tjera të rëndësishme në të gjithë botën. Së fundmi ai ka qenë protagonist i lajmeve apo thashethemeve me karakter homoseksual.
Po tani? Ç’do të bëhet më tej? Një nga ekspertët më të mëdhenj të komunikacionit dhe gjithashtu biografi i Rupert Murdoch, Michael Wof kishte bërë pak kohë më parë një pyetje në një revistë shumë të famshme të karakterit informativ: pas gjithë këtyre ikjeve të mëdha si ka mundësi që shefi i informacionit në CNN, vazhdon që të qëndrojë në postin e tij të punës edhe pse përqindja e shikuesve ka rënë ndjeshëm? Dhe më pas po vetë kishte kthyer përgjigje: “Në fakt, problemi nuk është ai, apo një njeri i vetëm, por i gjithë sistemi dhe modeli televiziv. Dhe duket se CNN e ka marrë mësimin dhe shefja e re e informacionit që vjen nga një tjetër kanal televiziv në pronësi të së njëjtës kompani pra “Time Warner” është shumë më tepër e orientuar drejt një formati tabloidi televiziv sesa drejt thellimeve të lajmeve me karakter e përmbajtje serioze. Ajo ka shpjeguar që në fillim për audiencën se do të kërkojë që të ndërtojë një informacion shumë më zbavitës dhe joshës se ai i mëparshmi, me shumë elementë të lehtë dhe spektakolarë që të kenë mundësi të tërheqin shikuesin që tashmë i ia ikur stacionit televiziv.
Por edhe pse puna për ndryshimin e CNN sapo ka filluar shfaqja e gjurmëve të para të ndryshimit nuk është pëlqyer nga të gjithë. Sipas disa analistëve brenda kompanisë që e kanë analizuar situatën që nga fillimi i kanalit televiziv 30 vjet të shkuara ndryshime drastike për sa i përket seriozitetit të kanalit, paanshmërisë dhe mënyrës serioze dhe rigoroze të servirjes së informacionit do të shkaktonin efekt të kundërt. Në vend që të ndillnin shikues të rinj, ata do të hiqnin edhe ata që kanë mbetur. Kjo sepse nëse CNN dikur ka qenë lider nuk ka qenë për shkak të “fytyrës” zbavitëse, por pikërisht për shkak të seriozitetit dhe mënyrës së besueshme të transmetimit të informacionit.
Por duket se grupi e atyre që e mendojnë ndryshe dhe duan ta ndryshojnë dhe “lehtësojnë” CNN është më i madh dhe ka më shumë fuqi se grupi i konservatorëve që duan të ruajnë vlerat e vjetra. Se sa i suksesshëm do të jetë formati i ri mbetet për t’u vlerësuar, por pyetja është: çfarë do të ndodhë në rast se edhe ky format do të dështojë. I kujt do të jetë faji në atë rast: i drejtueses së re? i “lehtësimit” të tepruar, apo i vetë modeleve televizive informative që kanë pushuar së qeni joshëse dhe atraktive për shikuesit?

 

Postuar te Hulumtime. Komentet te Ku po shkon CNN? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: