Sëmundja e Dashurisë

Frymëmarrje E Rënduar, Takikardi, Pakësim I Oreksit. Dhe Pastaj Mendime Të Këqija, Ankth Për Të Ardhmen, Ndryshime Të Menjëhershme Të Humorit. Mos Bëni Sikur Nuk I Njihni Simptomat!
Janë simptomat e një sëmundjeje që herët a vonë I godet të gjithë, por që anjë mjek nuk do të guxonte ndonjëherë t’i diagnostikonte si të tilla. Të nxirrje diagnozën e sëmundjes së dashurisë, ishte diçka


normale për mjekët e antikitetit. Por në mjekësinë shkencore të ditëve tona, për dashurinë si sëmundje nuk flitet më. Mjekësia, bashkë me psikologjinë, duket se kanë hequr dorë madje edhe nga të përgjigjet në pyetjen: çka është dashuria? 


Diagnoza e sëmundjes së dashurisë konsiderohej si e ligjshme dhe e dobishme nga mjekësia, së paku deri në fillim të Gjashtëqindës. Dhe nëse rilexojmë ato diagnoza antike, shohim se pacientët në fjalë tregonin një bashkësi simptomash: mendim fiks për përsonin që duam, melankoli, gjendje ekstaze, lëkundje të fuqishme të humorit. Te gjitha simptomat që bëjnë pjesë në diagnozat bashkëkohore të obsesionit, depresionit, manisë. Diagnoza e vjetër e sëmundjes së dashurisë përkon pothuajse përsosmërish me një diagnozë të ditëve të sotme ajo e shqetësimit obsesiv me ndryshime të humorit. Ka shumë aspekte të rënies në dashuri, që stimulojnë një shqetësim mendor, në një mënyrë kaq besnike, sa ndoshta nuk ka asnjë ndryshime të vërtetë mes obsesionit për personin e dashur dhe një obsesioni të vërtet klinik. Përvoja e rënies në dashuri është për shumë prej nesh përvoja më e afërt me sëmundjen mendore , që na qëllon ta provojmë, Është rasti ynë për të flirtuar me çmendurine.
Përse Na Paska Dënuar Evolucioni Që Të Eksperimentojmë Një Sëmundje Mendore?

Dashuria është një lloj mekanizmi sigurie, që evolucioni e ka krijuar për të kontrolluar specien nga vetë racionaliteti ynë. Duhet të jetë irracionale për të siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerëzore. Disa manifestime të dashurisë nxjerrin në pah aspektin patologjik. Në mënyrë të veçantë xhelozia.
Xhelozia është një gjendje emocionale mjaft komplekse, që e ka origjinën nga një kërcënim real ose imagjinuar ndaj marrëdhënies seksuale. Është një përzierje e ankthit, inatit dhe depresionit, që shtrembëron perceptimet tona dhe me raste na bën edhe të dhunshëm. Por është kaq e fuqishme sepse ështe e rëndësishme për specien. Funksioni kryesore I dashurisë është që të çimentojë një marrëdhënie seksuale për një periudhë kohë të mjaftueshme për të rritur fëmijën, por nuk funksionon gjithmonë. Xhelozia është një shërim për jo përsosmëritë e dashurisë, lejon mbrojtjen e interesave tona riprodhuese nga rivalët. Të gjithë rrjedhim nga paraardhës xhelozë dhe pjesa  më e madhe e tentativave modern për të kapërcyer xhelozinë nuk funksionojnë. Mendimi liberal nuk mund të bëjë shumë kundër demonëve tanë të evolucionit.
Në Libër Ju Jepni Një Shpjegim Edhe Për Faktin Që Dashuria Shpesh Na Bën Të Sillemi Si Fëmijë.
Ndoshta ngjitja fëmijërore me nënën dhe ajo me personin e dashur varen nga të njejtat sisteme neuronesh thelbësorë, Në njëfarë mënyre, lidhja mes nënës dhe fëmijës është modeli original I të gjitha lidhjeve të thella. Nëna dhe fëmija për shembull, kalojnë shumë kohë duke u parë në sy dhe duke prekur fytyrat, tamam si të dashuruarit. Me një të sapolindur sajojmë vargje të çuditshme apo këndojmë, në mënyrë shpeshherë që na bën të ndihemi si në turp, të njëjtën gjë bëjmë edhe me personin që dashurojmë.
Çka Ndodh Me Trurin Kur Biem Në Dashuri?
Nëse dashuria është vërtetë një sëmundje mendore, a duhet të shqetësohemi per ta kuruar?

Pjesërisht kjo ndodh ndërkaq, sic e thashë, shumë përsona që në të vërtet vuajnë nga sëmundja e dashurisë, gjenden përballë diagnozës zyrtare të depresionit dhe mjekohen me antidepresivë. Dhe shpesh kjo funksionon sepse edhe vuajtja e dashurisë, ashtu si depresioni, duket se ka të bëjë me një ulje të nivelit të serotoninës, për të cilën shërbejnë këta ilaçe. Nuk mund të përjashtohet fakti se në vitet e ardhshme me përparimin e njohurive biokimike, të shpiken ilaçet e duhura për të mjekuar simptomat e një zhgenjimi dashuror. Por në vetëvete dashuria është një sëmundje, që nuk do t’ia gjejmë kur mjekimin. Ajo që mund të bëjme është vetëm ta jetojmë dashurinë në mënyrë sa më të shëndetshme, gjë që shpesh nuk e bëjmë. Pa pritur tepër, por edhe pa nënvleftësuar pasojat e saj.
Duhet Të Heqim Dorë Nga Romantizmi?

Idealizmi romantik, ai i ngritur në qiell nga poetët, është një fenomen tipik perëndimor, që ka pasur pasoja të thella në kulturën tonë, duke e kthyer dashurinë në një lloj feje të na shpie në shpresa krejt jorealiste. Dhe natyrisht që jemi të dënuar të dështojmë, sepse njerzit janë të mbushur me defekte dhe nuk mund të na japin këtë lumturi të thellë e të përjetshme thjesht duke pasur një marrëdhënie me ne. Në këtë kuptim disa aspekte të traditës lindore, në të cilën rënia në dashuri nuk shenjtërohet dhe ku martesat bëhen me shkuesi, çuditërisht dalin më të shëndetshme. Le të flasim për seksin. Kur bëjmë seks me dikë, në trurin tonë prodhohen ndryshime në nivel kimik që na bëjnë që ai person të na duket më tërheqes. Të bësh seks në mënyrë të rastësishme do të thotë të luash me zjarrin, me mekanizma evolutivë mjaft të fuqishëm. Rrezikojmë të biem në dashuri dhe të formojmë një lidhje me një njeri që nuk na përshtatet, kur në të vërtet do të ishte më mirë të kërkonim dikë me të cilin/cilën kemi më tepër gjëra të përbashketa, me të cilën ndjamë të njejtën mënyrë të të parit të botës, që na stimulon intelektualisht. Sipas të gjitha gjasave seksi i ngatërron më tepët gjërat, sepse çliron substanca kimike që shtrembërojnë përceptimin. Siç e thash, kjo ka një arsye të caktuar evolutivë dhe është mjaft e leverdishme për specien, por jo gjithmonë për ne individët.
Nëse Dhimbjet E Dashurisë Janë Sëmundje, Atëherë A Do Të Na Duhet Ta Ndryshojmë Mendimin Tonë Për Sëmundjet Mendore?

Do të thosha që po. Në njëfarë mënyre, nëse kuptojm se sa ngjan dashuria me një sëmundje mentale, do të evitojmë që ti tregojm me gisht ata që vuajnë nga shqetësime të tilla si skizofrenia. Asnjë prej nesh është krejtësisht i imunizuar nga sëmundjet mendore, për aq kohë sa askush nga nuk e ka në dorë që ta shmangë rënien në dashuri.
Advertisements
Postuar te Mjekësi, SHKENCË, Studim. Komentet te Sëmundja e Dashurisë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: