Rosario Dawson ndjehet e "trashe dhe e moshuar"

Aktorja 31 vjecare Rosario Dawson ka bere te ditur se kur eshte ne New York ajo ndjehet e fresket, por te njejten gje nuk e ka thene per Californine. Sipas saj, kur ajo ndodhet atje ndjehet e “trashe dhe e moshuar”

Postuar te Show-Biz. Komentet te Rosario Dawson ndjehet e "trashe dhe e moshuar" Janë të Mbyllura

A do na njoh Egjipti? Dikush po rrene!

“Egjipti do të marrë një vendim rreth njohjes së Pavarësisë së Kosovës pas një kohe duke marrë në konsideratë rezultatet e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë për çështjet që kanë mbetur pezull dhe zhvillimet në rajon”, kjo është ajo çfarë në të vërtetë i ka thënë ministri i jashtëm i Egjiptit, Ahmet Abdul Gheit, homologut të tij kosovar Skënder Hyseni.

Në webfaqen zyrtare të kësaj ministrie po ashtu theksohet se gjatë takimit të të dy ministrave të jashtëm është diskutuar gjendja e pakicës serbe në Kosovë dhe situata e krijuar pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së. Të kundërtën kishte paralajmëruar ministria e jashtme e Kosovës nëpërmjet një komunikate. Në të thuhej se Hysenit ka marr konfirmimin nga Egjipti për njohje të Kosvës. “Egjipti do të vendosë nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës shumë shpejt, duke marrë parasysh çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, thuhet në komunikatë, e që është krejtësisht e ndryshme me atë çfarë shkruan në ëebfaqen e Ministrisë së jashtem të Egjiptit.

Postuar te POLITIKË. Komentet te A do na njoh Egjipti? Dikush po rrene! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: