Fatmir Xhelili vizitohet nga Eulexi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhelili është ‘vizituar’ të shtunën në mbrëmje nga EULEX-i në shtëpinë e tij në Shtime. Tri vetura me targa të EULEX-it kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Xhelilit nga ora 20 deri rreth orës 23, përderisa disa civilë janë parë në oborr dhe brenda në shtëpinë e zëvendësministrit.
Bëhet e ditur se kanë qenë diku rreth 10 policë civilë të përfshirë në këtë rast, mirëpo nuk është marrë vesh nëse me këtë rast Xhelili është intervistuar apo nëse është bastisur shtëpia e tij.

Emri i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili është përmendur nga Nazim Bllaca një vit më parë, kur ai është paraqitur para mediave dhe ka rrëfyer se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka kryer një vrasje si dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e disa të tjerave.
Siç ka pretenduar Bllaca, gjatë veprimtarisë së tij në SHIK, ai ka thënë se ka vepruar nën urdhrat e disa personaliteteve të njohura publike e politike në vend, në mesin e tyre Azem Syla, Kadri Veseli, Fatmir Xhelili etj. Emrat e apostrofuar atë kohë i patën mohuar deklaratat e Bllacës.
Prokuroria Speciale ka bërë disa intervistime lidhur me këtë rast. Muaj më parë e ka intervistuar edhe Azem Sylën lidhur me rastin “Bllaca”, mirëpo ende nuk është marrë me zv.ministrin e Brendshëm Fatmir Xhelili

Postuar te KOSOVË. Komentet te Fatmir Xhelili vizitohet nga Eulexi Janë të Mbyllura

Një marrëdhënie e fortë!


Sipas mendimit të disa biologëve është një gjen i posaçëm që gjendet në të gjithë partnerët që kanë arritur jetëgjatësi në marrëdhënie. Të tjerë, le të themi në këtë rast romantikët, janë të mendimit se një martesë e gjatë është e tillë për shkak të besnikërisë.

Për funksionimin e mirë të një lidhjeje ka shumë mënyra dhe sekrete si besnikëria, mirëkuptimi, përkujdesja dhe shkëmbimi i përvojave.


Çfarë e bën të fortë një marrëdhënie? Kjo është një pyetje që është bërë prej shekujsh dhe vazhdon të bëhet edhe sot nga të gjithë ata që kanë një lidhje, apo nga ata që duan ta kenë në të ardhmen. A ekziston një shkencë që quhet “martesë”? Një nga personat e fundit që e ka bërë këtë pyetje është një gazetare amerikane, që shkruan në një blog të “New York Times”. Së fu
ndi ajo ka shkruar një ese me titull: “Shkenca e një martese të mirë”. Dhe si në çdo rast, edhe këtë herë, gjithçka nis me pyetjen: cila është alkimia që mban ndezur një raport në çift edhe pasi kanë kaluar shumë vjet, madje dhjetëvjeçarë?


Sipas mendimit të disa biologëve është një gjen i posaçëm që gjendet në të gjithë partnerët që kanë arritur jetëgjatësi në marrëdhënie. Të tjerë, le të themi në këtë rast romantikët, janë të mendimit se një martesë e gjatë është e tillë për shkak të besnikërisë.


Ndërsa në shumicë, njerëzit përgjigjen se sekreti është një marrëdhënie seksuale e mirë edhe shumë vjet pas njohjes së parë. Këtë e konfirmon edhe një sondazh i fundit i kryer nga “Pew”, qendra e kërkimeve në Uashington, një organizatë e pavarur që bën kërkime dhe sondazhe në opinionin publik ndërkombëtar.


Në studimin e bërë për këtë qëllim, 90% e të intervistuarve janë të mendimit se besnikëria është një nga faktorët kryesorë që mundëson një martesë të gjatë dhe të shëndetshme, për 70% të të intervistuarve marrëdhëniet seksuale janë shkaku kryesor, ndërsa 60% e tyre mendojnë se ndarja e punëve në shtëpi është shumë e rëndësishme edhe për anët e tjera të marrëdhënies. Po a ka sekrete të tjera? Jane Austen, në librin “Krenari dhe paragjykim”, shkruante se lumturia në një martesë është vetëm çështje fati, por psikologët dhe neuroshkencëtarët nuk janë në një mendjeje me të.

Postuar te Studim. Komentet te Një marrëdhënie e fortë! Janë të Mbyllura

Aniston: Dua seks pa obligim


Jennifer Aniston: Dua seks pa obligimeJennifer Aniston gjatë një interviste ka deklaruar se është e kënaqur me jetën e saj të dashurisë, por nuk dëshiron që njerëzit të kenë mendim të gabuar rreth lidhjeve të saj.

Jennifer Aniston gjatë një interviste ka deklaruar se është e kënaqur me jetën e saj të dashurisë, por nuk dëshiron që njerëzit të kenë mendim të gabuar rreth lidhjeve të saj.

Jennifer ka deklaruar se e pëlqen të ketë lidhje dashurie pa obligime dhe më nuk mendon për atë që të ketë një super të dashur apo fëmijë. Aniston nuk dëshiron që njerëzit të dyshojnë se ajo ka një mashkull të përhershëm në jetën e saj, por e pëlqen të ketë lidhje seksuale pa obligime.

Në të njëjtën kohë, ajo insiston se ende beson në dashurinë e vërtetë dhe se nuk ka hequr dorë nga martesa.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Aniston: Dua seks pa obligim Janë të Mbyllura

Big Mama made in Turkey

Pasi paralajmëroi projektet e reja të cilat duhej t’i realizonte në Stamboll të Turqisë, këngëtarja ishte nisur drejt studiove muzikore, me të cilat kishte lidhur kontratë.
Para një muaji Bigi ishte përsëri në Turqi dhe këtë vizitë ajo e ka shfrytëzuar edhe për disa zbukurime dhe ndërhyrje estetike në një qendër mjekësore atje. Fotot të cilat po i prezantojmë janë të realizuara aty, ndërsa këngëtarja ka qenë e pranishme në këtë qendër.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Big Mama made in Turkey Janë të Mbyllura

Flori dhe Rezarta zihen ne sy te Getoarit.


Ka ndodhur ditën e mërkurë pasdite, në një prej lokaleve më të frekuentuara të zonës së ish-Bllokut, sherri midis këngëtares Rezarta Shkurta dhe kompozitorit Florian Mumajesi. Të dy personazhet kanë qenë në lokal me grupe të ndryshëm miqsh. Flori ka qenë së bashku me Getoarin, me të cilin ka një miqësi të vjetër

Por edhe Rezarta ka mjaft miqësi me Getoarin dhe nga të pranishmit aty, mendohet se pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja përse ka nisur debati. Rezi, e cila ka përshëndetur Getoarin me mjaft përzemërsi, nuk ka bërë të njëjtën gjë edhe me Florin. Në fakt, midis të dyve dihet tashmë që ka një marrëdhënie të tensionuar prej shumë kohësh, që në periudhën kur Rezarta ishte pjesë e produksioneve të Florit, së bashku me Orinda Hutën, Elvana Gjatën dhe Julkën.

Por, ajo duke mos qenë e kënaqur me kushtet e punës të vendosura nga Flori, vendosi të tërhiqej, gjë që Florit nuk i pëlqeu. Pikërisht këtu e ka zanafillën gjithë hatërmbetja midis të dyve, e cila u duk qartë edhe të mërkurën në mbrëmje.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Flori dhe Rezarta zihen ne sy te Getoarit. Janë të Mbyllura

Rezarta Shkurta kukull

Siç shihet, veshjet e saj janë tamam si të një kukulle, pantallona të ngushta lëkure të zeza, këmishë rozë, fustane te vogla me ngjyra të ndezura apo syze të bardha, shkruan Balkanwebi.
Rezi Shkurta me veshje kukullash





Së fundmi në fotot që kemi parë prej saj, në mënyrë të shpeshtë është përdorur kombinimi i dy ngjyrave në veshje, rozë dhe e zezë. 

Dhe këtë herë, Rezi shfaqet në të shumtën e rasteve po me të njëjtin kombinim. 

Siç shihet, veshjet e saj janë tamam si të një kukulle, pantallona të ngushta lëkure të zeza, këmishë rozë, fustane te vogla me ngjyra të ndezura apo syze të bardha

Postuar te Show-Biz. Komentet te Rezarta Shkurta kukull Janë të Mbyllura

Drenusha Latifi ne zyre te OBAMA-s


Drenusha Latifi me foto të rejaKa postuar disa foto të reja në faqen e saj në Facebook, komentet kanë vërshuar drejt saj, ku më së shumti i referoheshin pikërisht komplimenteve për trupin.
Bukuroshja Drenusha Latifi e cila ishte pjesë e spektaklit “Shpija e Kosovës”, dhe që kohën fundit ka filluar te merret edhe më muzikë. 

Ka postuar disa foto të reja në faqen e saj në Facebook, komentet kanë vërshuar drejt saj, ku më së shumti i referoheshin pikërisht komplimenteve për trupin.

  

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi
Zmadho fotografinë

Drenusha Latifi

Zmadho fotografinë

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi

Drenusha Latifi
Drenusha Latifi

Postuar te Show-Biz. Komentet te Drenusha Latifi ne zyre te OBAMA-s Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: