"Sikur Titaniku të mos kishte lëvizur, do të kishte mbijetuar"

Titaniku është fundosur për shkak të një gabimi trashanik, tha ajo
Mbesa e zyrtarit të anijes tha se e vërteta është fshehur për të mbrojtur reputacionin e gjyshit


LONDËR – Titaniku goditi një ajsberg në vitin 1912 për shkak të drejtimit të gabuar, dhe më pas është fundosur për arsye se një zyrtar e bindi kapitenin që të vazhdon në po atë drejtim, e tha një autore në një intervistë

Shkrimtarja Louise Patten, mbesa e zyrtarit të dytë në anijen Titanik, Charles Lightoller, tha të vërtetën rreth asaj që ndodhi gati 100 vjet më parë të cilën e kishte fshehur nga frika se do ta shkatërronte reputacionin e gjyshit të vet, i cili më vonë u bë një hero lufte.
Lightoller, i vetmi zyrtarë i lartë që ka mbijetuar këtë fatkeqësi, ka fshehur të vërtetën sepse ishte i shqetësuar se do të falimentonin pronarët fatkeq në të dyja anët e Atlantikut dhe kolegët e tij do të mbesin pa punë.

“Ata mund ta evitonin ajsbergun sikur 

mos të ndodhte ky gabim trashanik,” 
tha Patten për “Daily Telegraph”.



“Në vend se të drejtonin Titanikun në të majtë të ajsbergut pikërisht në momentin e zbulimit të tij, timonieri, Robert Hitchin kishte bërë panikë dhe kishte kthyer timonin në drejtim të kundërt.”


Patten, autorja e romanit “Good as Gold” e mirëpritur me mjaft kritika pas publikimit, tha se kur flasim për një anije me vela dhe një me avull, kemi të bëjmë me dy sisteme të drejtimit tejet të ndryshëm. 

Ç’është më e rëndësishmja, në njërin sistem kthehet timoni djathtas dhe anija merr drejtimin e kundërt kurse tjetri sistem është krejtësisht i kundërt me këtë të fundit.

Pasi e gjithë kjo ndodhi, shtoi Patten, “ata kishin vetëm katër minuta për të ndryshuar drejtimin dhe gjatë asaj kohe zyrtari i parë William Murdoch vërejti gabimin e Hitchins i cili u mundua ta përmirësonte, mirëpo, ishte tepër vonë”

Gjyshi i Louise Patten-it nuk ishte në detyrë në kohën e përplasjes, por ai ishte i pranishëm në takimin e fundit të zyrtarëve të anijes “Titanik” para se ajo të fundosej.

 “Gjyshi në atë takim nuk mori informatë vetëm për gabimin trashanik  që kishte ndodhur por edhe kishte dëgjuar z. J.Bruce Ismay (anëtarë i bordit të pronarëve të Titanikut) duke e bindur kapitenin për të vazhduar lundrimin duke e fundosur kështu anijen shumë më shpejt përkundër asaj sikur të rrinin pa lëvizur”.



“Sikur Titaniku të mos kishte lëvizur, do të
kishte mbijetuar të paktën deri në  kohën kur
anijet e shpëtimit arritën, dhe,
askush nuk do të kishte vdekur,” tha Patten.




Titaniku ishte anija më e madhe në botë për bartjen e pasagjerëve kur ajo u nis nga Southampton, Angli, për në New York në lundrimin e saj inaugurues më 10 prill 1912 ku pas udhëtimit katër ditorë, anija goditë ajsbergun dhe fundoset në ujërat e ftohta të Atlantikut duke marrë më shumë se 1.500 udhëtarë me vete.
Advertisements
Postuar te Histori, Kuriozitet. Komentet te "Sikur Titaniku të mos kishte lëvizur, do të kishte mbijetuar" Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: