Dridhet Indonezia

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot pjesën lindore të Indonezisë dhe autoritetet e atjeshme frikësohen nga mundësia e paraqitjes së cunamit. 

Instituti amerikan për gjeofizikë njoftoi se tërmeti me fuqi 6.6 ballë të Rihterit goditi provincën Papua. Tërmeti ndodhi në thellësi prej 20 kilometrash nën fundin e oqeanit.
 Agjencia indoneziane për gjeofizikë njoftoi më herët se tërmeti ishte i fuqisë 7.4 ballë të Rihterit. 
 Tash për tash nuk janë komunikuar të dhënat për viktimat eventuale apo për dëmin material të shkaktuar. Epiqendra e tërmetit ishte në një vis shumë pak të banuar të vendit. 
Indonezia shtrihet në rripin e zjarrtë të Pacifikut, ku aktiviteti vullkanik është shumë i madh dhe tërmetet janë mjaft të shpeshta.

Advertisements
Postuar te Bota. Komentet te Dridhet Indonezia Janë të Mbyllura

Clinton lavderon BE per ndihmen ne bisedime

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton tha se Shtetet e Bashkuara “i mirëpresin përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në zgjidhjen e çështjeve praktike ndërmjet tyre”. 

Këto komente ajo i bëri gjatë konferencës për shtyp në Uashington, së bashku me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Katherine Ashton, transmeton Radio Evropa e Lirë. 


Sekretarja Clinton theksoi më tutje se brenda 10 ditësh ajo do të vizitojë rajonin dhe me zonjën Ashton, u diskutua, deri në një masë, “se si ne do ta forcojmë bashkëpunimin tonë, jo vetëm në këtë nivel, por edhe në terren”. Shefja e politikës së jashtme e BE-së, baronesha Ashton, theksoi se “dëshirojmë të shohim lëvizje përpara me Serbinë dhe Kosovën”. Sipas saj, “rëndësia e asaj që bëri presidenti Tadiq me rezolutën dhe çka bëri kryeministri Thaçi për ta mbështetur atë, është mirë e njohur nga SHBA-ja dhe nga BE-ja, dhe kjo është shumë e rëndësishme, si rrugë për ta kaluar në të ardhmen”. Në takimin e tyre, Clinton dhe Ashton diskutuan edhe për çështje të tjera aktuale.

Postuar te KOSOVË. Komentet te Clinton lavderon BE per ndihmen ne bisedime Janë të Mbyllura

Kosovari serb ska telefon, vdes!

Dobrivoje Mitiq (76) ka vdekur sepse nuk ka mundur të thërrasë ndihmën e shpejtë për arsye të ndërprerjes dhe asgjësimit të antenave të Telekomit të Serbisë në Kosovë, ka vlerësuar kolegjiumi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë. 
“Vdiq sherri i mosfunksionimit të telefonisë mobile”

“Ai nuk ka mundur të thërrasë ndihmën e shpejtë më 27 shtator, kështu që bija e tij mëngjesin e ditës së nesërme ka ardhur personalisht për të ftuar ekpin mjekësor pë ndihmë”, shkruan Blici i Beogradit.

Megjithë intervenimin e ekipit të ndihmës së shpejtë, plaku dje ka rënë në komë dhe pasdreke ka vdekur, thuhet në vijim, pa saktësuar se nga është “viktima e parë e aksionit të ndërprerjes së dhunshme të telefonisë mobile serbe në Kosovë”, si e cilësoi Shtëpia e shëndetit në Graçanicë këtë rast.

Postuar te KOSOVË. Komentet te Kosovari serb ska telefon, vdes! Janë të Mbyllura

Ciljeta dhe Ingridi shoqe?

Kudo janë të kërkuara dhe rruga e tyre e muzikës është përforcuar akoma më shumë me disa çmime, që dy vajzat simpatike kanë marrë në kompeticione të ndryshme.
Çiljeta Xhilagës dhe Ingrid Gjonit, mike të vërteta

Duket se shoqëria e Çiljeta Xhilagës dhe Ingrid Gjonit ka rezistuar shumë më tepër se miqësitë dhe aleancat tipike mes artistëve. Të dyja vajzat kanë vite që përjetojnë një sukses të lakmueshëm në muzikë. 

Kudo janë të kërkuara dhe rruga e tyre e muzikës është përforcuar akoma më shumë me disa çmime, që dy vajzat simpatike kanë marrë në kompeticione të ndryshme. 

Ky fakt nuk është bërë shkak që ato ta shohin njëra- tjetrën me xhelozi se kush po zapton më shumë fansa e territore koncertesh. Vajzat e kanë mbështetur vazhdimisht njëra tjetrën dhe miqësinë e tyre e kanë pagëzuar edhe me një këngë.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Ciljeta dhe Ingridi shoqe? Janë të Mbyllura

Kardashian leopard

Kim Kardashian, një leopard i tërbuar

Amerikania më e nxehtë e planetit, Kim Kardashian, edhe njëherë ka kënaqur tej mase fansat e saj të shumtë, me disa fotografi përvëluese dhe tmerrësisht provokuese, ku ajo shfaqet e veshur si një leopard i tërbuar. Me poshte ju sjellim fotot





Postuar te Show-Biz. Komentet te Kardashian leopard Janë të Mbyllura

Sexi pa detyrim

1/5 e të anketuarve gjatë kohës së studimit kishin qenë në lidhje joformale seksuale dhe nuk kishin pasur asnjë problem. Pjesëmarrësit në studim u janë përgjigjur pyetjeve për përjetimet e fundit, simptomat e depresionit dhe vetrespektit, ndërsa rezultatet kanë treguar se seksi pa obligime nuk lë pasoja të dëmshme.
Marrëdhëniet pa detyrime

Raporti pa obligime për një natë apo dashuria në krevat pamenduar për ndarje dhe pa dhënë premtime nuk lë pasoja të dëmshme psikike, as atëherë kur bëhet fjalë për tinejxherët. Shkencëtarët amerikanë kanë realizuar një anketim me 1300 të rinj, seksualisht aktivë, të moshave ndërmjet 18 dhe 24-vjeçar. 



1/5 e të anketuarve gjatë kohës së studimit kishin qenë në lidhje joformale seksuale dhe nuk kishin pasur asnjë problem. Pjesëmarrësit në studim u janë përgjigjur pyetjeve për përjetimet e fundit, simptomat e depresionit dhe vetrespektit, ndërsa rezultatet kanë treguar se seksi pa obligime nuk lë pasoja të dëmshme. 

Vetë ekspertët nga Minnesota kanë mbetur të befasuar me këto rezultate, duke qenë se deri më tani ka ekzistuar mendimi se “kjo marrëdhënie nuk mund të jetë lidhje e shëndoshë, sipas kuptimit njerëzor”. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë paralajmëruar se megjithatë mund të ketë disa pasoja fizike, ndërsa më të rrezikshme janë infeksionet nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënia e padëshiruar.
Postuar te Hulumtime. Komentet te Sexi pa detyrim Janë të Mbyllura

West Side Family gati albumin

U bë pak kohë që djemtë e grupit “West Side Family” nuk po “dëgjohen”, por edhe pse (sipas informacioneve tona) ata po punojnë në mënyrë individuale, kjo nuk do të thotë se nuk po ideojnë diçka të re në grup.

Përkundrazi  ata kanë mbledhur energjitë dhe po punojnë për të realizuar një këngë të re, e cila patjetër do të vijë e shoqëruar edhe me videoklip. “Jemi duke realizuar videoklipin e ri, por akoma nuk e kemi mbaruar.
Të gjitha detajet do jua rrëfejmë më vonë”, shprehen djemtë e grupit për GO. Kështu, duke marrë parasysh të gjitha punët e realizuara nga ky grup, e themi me siguri se, edhe këtë herë WSF do e kënaqin publikun e tyre.
Postuar te Show-Biz. Komentet te West Side Family gati albumin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: