Mikroçip i transplantuar për të gjithë amerikanët nga 2013

Brenda 36 muaj do të fillojë operacioni për transplantimin e mikroçipit të identifikimit në tokën amerikane dhe për të gjithë amerikanët. 


Në projekt-ligjin Obama për Shëndetësi, HR 3200, në faqen 1001, është parashikuar që për të gjithë amerikanë të futet një mikroçip në mënyrë që të krijohet një regjistër kombëtar.


Ky lloj “Mikro-çipi” duhet të fillojë brenda 36 muajve (3 vjet). 
Ky projekt-ligj i ri për kujdesin shëndetësor, HR3200, i cili sapo është miratuar nga Kongresi, thekson se të gjithë personat të cilët janë të varur të jenë me mikroçip.
 Planet për këtë “mikro-çip” tashmë kanë qenë të parashikuar që nga dhjetori 2004.
Këtu është dokumenti zyrtar i F.D.A (Food and Drug Administration), i datës 10 dhjetor 2004, me titull ” Class II Special Guidance Document: Implantable Radiofrequency Transponder System for Patient Identification and Health Information” që flet për këtë temë. 
Tani duke pasur parasysh në formulimin e projekt-ligjit HR 3200, ” America’s Affordable Health Choices Act of 2009 ” që gjendet në faqen e internetit Congresses’ House Ways and Means (metodat dhe mjetet e Dhomës së Kongresit) 



Në faqen 100, gjendet ” Subtitle C – National Medical Device Registry ” i cili thotë: The Secretary shall establish a national medical device registry (in this subsection referred to as the ‘registry’) to facilitate analysis of postmarket safety and outcomes data on each device that—”(A) is or has been used in or on a patient; and ”(B) is a class III device; or ”(ii) a class II device that is implantable.

Me fjalë të tjera, të gjithë ata që kanë të vendosur mikro-çipin sipas ligjit të ri për kujdesin shëndetësor duhet të jenë të regjistruar para” Sekretarisë “.
“Sekretaria” është ministria e shëndetësisë dhe shërbimeve sociale.

Data nga e cila regjistri ka mandat të fillojë dhe që është obligues e hasim në faqen 1006 dhe përkon me një periudhë prej 36 muajsh pas projekt-ligjit që do të bëhet ligj për shëndetin. 

Pra, sipas ligjit HR 3200 i miratuar kohëve të fundit nga Kongresi, vendosja e mikro-çipit te amerikanët duhet të fillojë deri në vitin 2013./ pergaditi Darius nga forumishqiptar

Advertisements
Postuar te SHKENCË. Komentet te Mikroçip i transplantuar për të gjithë amerikanët nga 2013 Janë të Mbyllura

Kim Kardashian e lumtur edhe pse single

Kim Kardashian nuk ka nevojë për një mashkull, të paktën edhe për disa kohë.


Bukuroshja amerikane që ka marrëdhënie të shkëlqyera me shoqërinë dhe familjen, nuk gjen kohë për të krijuar një lidhje të shëndoshë, pasi kohën më të madhe e kalon në vende të ndryshme të botës.

“E ndiej se nuk më nevojitet një mashkull edhe pse jam shumë romantike. Mendoj se të kesh dikë në krah e bën jetën më interesante. Nuk mendoj se duhet një mashkull për të qënë e lumtur edhe pse është fantastike të jesh me dikë”, pohon Kardashian.

29 vjecarja u nda para pak ditësh nga futbollisti i Dallas Cowboys, Miles Austin. Në intervistën dhënë për revistën “More!”, ajo shton: “Jam e lumtur single. Dua të shijoj këtë qetësi para një lidhjeje”.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Kim Kardashian e lumtur edhe pse single Janë të Mbyllura

Beckahm kerkon 16 milion dollar per shpifje

Familja Beckham kërkon plot 16 milionë dollarë nga Irma Nici, e cila është shprehur se ka shkuar në shtrat me David në vitin 2007.

Por nga ana tjetër, femra jo shumë e njohur ka ironizuar duke kërkuar që David të zhvishet nudo para gjykatës për të identifikuar shenjat e vecanta në trupin e tij. Gjithsesi, kjo nuk mund të merret si një provë e sigurt, pasi fotot me trupat nudo të lojtareve qarkullojnë në internet.

“Do të ishte mirë sikur David të ulte pantallonat para gjykatës pasi karakteristikat e trupit që Irma ia njeh, do t’ia hedhin poshtë akuzën”, shprehen avokatët e vajzës. Ndërkohë, David dhe Vic vazhdojnë të bëjnë një jetë të qetë, të 

Postuar te Show-Biz, SPORT. Komentet te Beckahm kerkon 16 milion dollar per shpifje Janë të Mbyllura

Veshjet që joshin më shumë meshkujt

Sipas një sondazhi të publikuar në edicionin e fundit të revistës gjermane “Men‘s Health”, ëndrrat më të vazhdueshme të meshkujve përkojnë pikërisht me seksin me një infermiere, ose të paktën një femër me uniformë

Femrat me uniformë, më të preferuarat



Në Japoni quhet “uniformë-mania” dhe është një fenomen shumë i zakonshëm. Meshkujt janë seksualisht më të eksituar me vajza që veshin uniformë. Është aq i përhapur, sa justifikon edhe shumëfishimin e imekura-ve, shtëpive të takimeve speciale, në të cilat mund të zgjidhet një vajzë e veshur me uniformë, sipas dëshirës së klientit. Dhe mundësitë janë të ndryshme e të pafundme, duke filluar nga ato shkollore me modelin “marinar”, me modelin e infermieres, apo të femrave police. Por imagjinata erotike mashkullore, apo femërore, nuk është e nevojshme që të përshkojë oqeanin për të arritur pjesën e saj transgresive. Sipas një sondazhi të publikuar në edicionin e fundit të revistës gjermane “Men‘s Health”, ëndrrat më të vazhdueshme të meshkujve përkojnë pikërisht me seksin me një infermiere, ose të paktën një femër me uniformë. Ndër profesionet, ajo që ngjall më shumë epshet mashkullore mbetet infermierja, që qëndron në shkallën më të lartë të podit. 
De Gregori i këndonte që 20 vjet më parë, “Do të kthehemi sërish të këndojmë dhe të bëjmë dashuri, dashuri si infermiere”. Tërheqjes erotike të uniformës si meshkujt, ashtu edhe femrat, nuk kanë mundur kurrë që t‘i rezistojnë. Në sondazhin e bërë nga “Men’s Health”, në vendin e dytë renditen kamerieret, ndërkohë që pas tyre vijnë stjuardesat, të cilat eksitojnë kënaqësinë e 40% të meshkujve. Vendi i fundit ndër profesioneve u takon femrave që merren me politikë. Kjo mund të jetë për faktin se të bësh seks me një ministre apo deputete ngjall një ndjenjë turpi dhe përballesh me maskilizmin, gjithnjë zotërues në marrëdhënien në çift.
Dhe për të qenë sa më transparentë, në sondazh kanë hyrë edhe femrat, të cilat janë pyetur për profesionin që i eksiton më shumë. Vendin e parë e mbajnë zjarrfikësit, ndjekur më pas nga biznesmenët, nga doktorët dhe futbollistët. Edhe mes zonjave, profesioni i politikanit nuk ngjall shumë entuziazëm erotik. Vetëm 1.7% e tyre dëshirojnë momente të zjarrta nën çarçafë me një ministër apo deputet.
Por që transformimet erotike janë mes fantazive më të votuara të meshkujve dhe femrave, këtë e demonstron edhe biznesi i dyqaneve “Sexy shop”, ku në të gjithë Europën janë të ndërtuara me kostumet dhe aksesorët e një paraqitjeje të lartë erotike.
Në krye të klasifikimit qëndron padyshim shtëpia tradicionale angleze në Londër, në Ann Summers, që ka krijuar dhe mban monopolin më të maturuar të merkatos në masë të veshjeve me gomë, me lëkurë, si dhe aksesorëve e veshjeve intime. Gjithashtu ka të licencuara 135 pika shitjeje në Britaninë e Madhe, një në Spanjë dhe ka si objektiv edhe Italinë, ku më të kërkuarat janë infermieret me minifund e dekolte, si dhe femrat police me uniformë e pranga. “Hustler”, supermarketet e mëdha amerikane të erosit, të cilat kanë zbarkuar në Europë një vit e gjysmë më parë, u kundërpërgjigjet “lepurusheve” me kapelat e tyre rozë, të djallëzuara e seksi, si edhe marinaret tunduese.
Një argument që ka dhënë rezultate shumë të mira. Merkatoja është në një rritje shumë konstante dhe shitjet rriten vazhdimisht. Pajisjet më të frekuentuara? Janë pikërisht kostumet seksi, në veçanti ato si murgesha dhe infermiere. Dy kolosët më të mëdhenj të universit të “Sex shop” kanë kuptuar se veshjet e bëjnë seksin.

Stili që nuk vdes

Kohë më parë, stilistja Koko Shanel thoshte: “Moda plaket, ndërsa stili ngelet i njëjtë gjithmonë”. Dhe kështu vjetrohen veshjet, ndërsa stili ngelet ai që është: diçka e rrallë, që nuk është në shitje, megjithatë i paarritshëm. Duhet gjetur guximi t’i thjeshtësosh, t’i hedhësh, ose më mirë t’i dhurosh, dhe të mbështetesh te pesë veshjet e famshme e të thjeshta (që mund të jenë edhe dhjetë, edhe dymbëdhjetë, por kurrë më shumë). Fustani i zi, trekuarti me prerje mashkullore, këmisha e thjeshtë, këpucët e sheshta, një golf me jakë të madhe të zezë, vargu i thjeshtë me perla, seti i bluzave prej kashmiri të butë dhe një fustan i thjeshtë që të tregon të hijshme dhe si një zonjë të shtresës së lartë. Me pak fjalë, të seleksionosh pak veshje, por të mira, që nuk vdesin kurrë dhe kanë një sharm të pavdekshëm. Megjithatë, nuk duhet harruar se është veprimi i shenjtë i atyre njerëzve që nuk dinë të gabojnë. Veprimi i atyre që “kultivojnë” iluzionin sekret se mund t’u ngjajnë, edhe pse nga shumë larg, ikonave të modës, sharmit dhe stilit të pavdekshëm, zonjave të vërteta të kalibrit të Odri Hepbërn, të Grejs Kelli, apo të Xheki Kenedi. Në vitin 1934, kur Clark Globe në “Ndodh një natë” hoqi këmishën duke treguar kraharorin pa veshur poshtë bluzën e bardhë, shitjet e saj ranë me 75 për qind në të gjithë planetin. Eh, fuqia e ekranit. Po ashtu, modelet “active wear”, bluzat prej pambuku, pantallonat sportive, të zgjedhura nga Jennifer Beals në “Flash dance”, kanë mbushur tashmë rrugët dhe palestrat e gjithë botës.
Postuar te Hulumtime. Komentet te Veshjet që joshin më shumë meshkujt Janë të Mbyllura

Sllovakia mund ra njoh Kosoven

Sllovakia nuk përjashton ndryshimin e qëndrimit për Kosovën 

Kryeministrja sllovake Iveta Radiçova nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të qëndrimit aktual të Sllovakisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, njoftoi agjencia sllovake SITA.
“Ne asnjëherë nuk kemi pohuar se qëndrimi ynë është i përhershëm”, ka thënë Radiçova gjatë vizitës së fundit të ushtarëve sllovakë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.
Radiçova ka theksuar se gjithçka varet nga ajo se si do të zhvillohet dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Postuar te KOSOVË. Komentet te Sllovakia mund ra njoh Kosoven Janë të Mbyllura

Grua perfekte vetem ne internet

Si duhet të jetë vajza ideale për një djalë? Në parim gruaja e ardhshme apo e ëndrrave duhet të jetë seksi, e bukur, e dashur, e aftë për të ditur sesi të sillet me shoqërinë edhe miqtë e tij. Por femrat, që duhet ti kenë në të njëjtën kohë të gjitha këto karakteristika, janë shumë pak, por edhe burrat e përsosur janë të paktë. Meshkujt nuk i duan zonjushat që kërkojnë ende përkujdesje dhe mirësjellje, që transformohen në një mama që jep urdhra që në momentin që fillojnë të jetojnë bashkë. E mbi të gjitha nuk durojnë dot gratë në karrierë, më mirë shtëpiaket. 


Pra, shpesh nuk e kuptojmë ose ndoshta nuk jemi të bindura nëse kemi të drejtë apo nuk shohim defektet tona, por edhe meshkujt kanë problemet e tyre në lidhje me “seksin e dobët”. E për këtë gjë kemi gjetur një ide apo të themi një biznes me vajza virtuale. Në Japoni ekziston një qytet mbi det ku është e mundur që të prenotosh pushimet në çift, ku ai është i gjallë, me mish e kocka, kurse ajo ekziston vetëm në videogame. 



Kjo është çmenduri dhe dëshpëruese, por nuk është e vetmja. Nëse nuk e keni gjetur shpirtin binjak dhe ju ka ardhur në majë të hundës nga gjykimet e familjarëve të tu ekziston një mënyrë për të shmangur pyetje të sikletshme, vajza imagjinare. Është një person i vërtetë, dhe jo një ëndërr dhe jepet me qira. Kushton 45 dollarë në muaj dhe duhet ti bashkohesh listës së kandidatëve në sajtin yourimaginarygirlfriend.com ose imaginarygirlfriends.com.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Grua perfekte vetem ne internet Janë të Mbyllura

Greta Heta martohet ne dhjetor

Prezantuesja dhe këngëtarja Gerta Heta do të martohet në muajin dhjetor. Sipas fjalëve, është futbollisti kroat Matko Djarmati ai që i ka fituar zemrën prezantueses.  



Fqinjët  thonë se prej disa kohësh ata jetojnë bashkë me një shtëpi. Janë çift i rregullt, madje ata nënvizojnë faktin se edhe djali kroat del shpesh për pazare në marketin poshtë (gjë që na bën shumë përshtypje ne shqiptarëve), ndërsa Gertës i duhet të mbarojë punë në Radion Kiss FM ku prej më shumë se një viti është drejtoreshë programacioni. Drekën e hanë në shtëpi, veç rasteve të jashtëzakonshme ku futbollisti është në mbledhje me klubin e Gerta në punë. Pas ditët e vona ato dalin për vrap ose ecje te liqeni ndërsa dalin rrallë për jetë nate, pasi drita në shtëpinë e tyre, sipas fqinjëve është gjithmonë e ndezur. Futbollisti kroat Matko Djarmati është kontraktuar në sezonin e kaluar nga Klubi Skënderbeu i Krujës, klub i cili e ka marrë edhe pjesën e parë të këtij sezoni futbollistik.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Greta Heta martohet ne dhjetor Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: