Vesa Luma me balade ne “Kënga Magjike 2010”

Këngëtarja Vesa Luma është në vlugun e punës. Ajo, është në përgatitje të këngës më të re me  të cilën do të prezantohet për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike 2010”. Deri tani Vesa asnjëherë nuk e ka marr mundimin që të sjellë diçka në këtë festival, i cili ka peshën e vet dhe në të cilin interesimi i këngëtarëve është i jashtëzakonshëm.

Për këtë hap të saj, që ajo e konsideron të rëndësishëm, këngëtarja Luma ka zgjedhur të bashkëpunoj me kantautorin e mirënjohur Pirro Çako. Duket sheshit se ajo do të vjen më ndryshe, pasi deri tani jemi mësuar që lista e bashkëpunëtorëve të saj të përbëhet nga emra më komercial.
“Kam pritur prej kohësh që të bashkëpunojë me Pirro Çakon dhe më duket se e kam gjetur momentin e duhur. Kënga është në punim e sipër. Do të jetë një baladë e fuqishme e cila besoj do të më siguroj një paraqitje dinjitoze”, shprehet Luma, që gjithashtu pranon se baladat i ka për zemër

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te Vesa Luma me balade ne “Kënga Magjike 2010” Janë të Mbyllura

Angjelina Hadërgjonaj i bene konkurence nenes

Vajza e Albërie Hadërgjonajt tërheq vëmendjen e tregut muzikor dhe sot është “konkurrente” me të ëmën. 18-vjeçarja rrëfen pasionin për muzikën dhe arkitekturën.
Ajo u rrit. Tashmë konkurron me nënën e saj në fushën e muzikës, po flasim për Angjelina Hadërgjonajn, vajzën e Albëries. 

Menjëherë sa po ka dalë në tregun muzikor ka tërhequr vëmendjen e publikut me këngët dhe pamjen e saj. E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me një nënë këngëtare dhe mjaft aktive në muzikë. Pasioni për muzikën e ka bërë që të nxjerrë shumë shpejt një këngë të veten edhe pse më parë ka kënduar e ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme për talentet e reja. Një mbështetje shumë e madhe për të është edhe e ëma, e cila e ka bërë vetë më parë këtë rrugë dhe tani është një udhërrëfyes shumë e mirë e vajzës së saj 18-vjeçare. Për Angjelinën, muzika është një pasion së cilës nuk mund t’i shpëtonte dhe do të vazhdojë të jetë i tillë, ndërsa si profesion vajza ka ndërmend të studiojë arkitekturë. Në këtë intervistë, ajo tregon për marrëdhënien më të ëmën, jo si nënë, por si këngëtare me këngëtare dhe mbështetjen e babait dhe lidhjen e veçantë që ka me të.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Angjelina Hadërgjonaj i bene konkurence nenes Janë të Mbyllura

Eminem e dridh Kalifornine

Një prej reperëve më të adhuruar në botë, Eminem, ka ndezur gjithë fansat e tij kalifornian, pas paraqitjes në një festival, ku në fakt protagonistët do të duhej të ishin rok grupi “Kiss”.

Eminem hyri në skenë në mënyrë dramatike, kur në ekranët gjigantë u paraqit simboli i albumit të fundit të Eminem, “Recovery”. Pasi hyri në skenë, ai filloi të performonte hite të vjetra si “My Name Is” dhe “Real Slim Shady”.

Atmosfera doli nga kontrolli kur reperi performoi një nga këngët legjendare “Lose Yourself”, për të vijuar më pas me hite të tilla si “Love The Way You Lie” dhe “Not Afraid”. Nuk mungoi as bashkëpunimi me B.O.B dhe Hayley Williams, “Airplanes”.
Rokerët e “Kiss” ishin në dijeni se skishin më se çfarë të kërkonin në skenë, pasi që të gjithë fansat u larguan kur mbaroi performanca e Eminemit në Kaliforni, e para kjo pas vitit 2005./telegrafi

Postuar te Show-Biz. Komentet te Eminem e dridh Kalifornine Janë të Mbyllura

Ka pasur xhinse edhe shekullin XVII?

Një seri pikturash të një autori të panjohur italian të fund shekullit XVII ekspozohen në Paris. Interesantja qëndron tek veshjet e personazheve të tablove. Sipas studiuesve dhe historianëve, bëhet fjalë për xhinse

Lypës të veshur në xhins, gra me funde të shqyera, po në materialin e famshëm. Të gjithë menduan se bëhej fjalë për një mashtrim: Një ekspozitë e një piktori të Italisë së Veriut të fundshekullit XVII, ku personazhet janë veshur me xhins? Të çudiste fakti që ekspozita mbështetej nga Marithé et François Girbaud, ekspertë të njohur të fushës. Por fotot e shpërndara në shtyp dukeshin bindëse dhe teksti kuratorial serioz. Kjo shtyu shumë vizitorë drejt galerisë “Canesso” në Paris, një qendër e madhe e pikturës së vjetër italiane, në një lagje ku mes bankave dhe agjencive të sigurimit, galeritë e artit janë të pakta. Teksa rrethohesh nga luksi dhe arti i madh, kupton se nuk bëhet fjalë për një mashtrim: tekste shkencore të historianes së artit dhe kuratores Gerlinde Gruber nga Muzeu i Vjenës Kunsthistorisches dhe mbështetje nga Ambasada Italiane. 

Tetë nga 10 tablotë, rreth të cilave nuk dihet thuajse asgjë, janë rigjetur nga Maurizio Canesso dhe janë prezantuar në këtë ekspozitë. Në secilën prej tyre njëri, apo më shumë prej personazheve janë veshur me një rrobë prej cope blu, në të cilën historianët e kostumeve shohin paraardhësit e xhindeve denim: e tillë është veshja e gruas së vjetër, fundi i shqyer i lypëses me një tas bosh dhe i gruas që qep pranë dy fëmijëve të saj, etj. Lypësi, që paraqitet në posterin e ekspozitës mban një xhaketë shumë të madhe për trupin e tij, të shqyer, të arnuar, të gjetur, apo ndoshta të vjedhur, por gjithsesi xhins. Sa për klientin me një pamje dinake, të ulur tek berberi, interesante janë getat e tij, të cilat duken të qepura me një copë xhins. Duket si një obsesion, një joshje nga bluja, për të cilën Michel Pastoureau thotë: bluja, ngjyra e mallkuar e antikitetit, e cila u bë ngjyra mbretërore e mijëvjeçarit. Autorin anonim të ekspozitës e kanë pagëzuar “Mjeshtri i telajos xhins”, pasi shumë pak njihet për të, veç një portreti që e bën të pangatërrueshëm. Në tablotë e tij sheh më shumë fshatarë, lypës e djaj të varfër, të veshur me rrecka blu, fijet e bardha të të cilave tregojnë strukturën tipike e cohës së rëndë gjenoveze, nga ku erdhi edhe emri, sipas anglezëve “geanes”. Mendohet se ka jetuar në Europën e shek. XVII dhe ishte një piktor realist, një Caravaggio i vëmendshëm kundrejt dinjitetit njerëzor, i cili i përshkruan personazhet e tij gjithmonë me respekt. Qëllimi i ekspozitës është të tregojë se në ç’kontekst është zhvilluar ky lloj arti kaq origjinal i “Mjeshtrit të telajos xhins” dhe cila është kultura e tij figurative. Jo rrallë herë pikturat e tij janë marrë si vepra të piktorëve të mëdhenj, që nga spanjolli Diego Velazquez tek Georges de La Tour, apo vëllezërit Le Nain, apo holandezi Michael Sweerts. Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm karakteristikash stilistike e tematike e lidhin punën e piktorit anonim me kontekstin kulturor veneto-lombard dhe e vendos atë në gjysmën e dytë të shek. XVII.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Ka pasur xhinse edhe shekullin XVII? Janë të Mbyllura

Irani qeron hesapet me sulmuesit

Garda Elite Revolucionare e Iranit ka thënë sot se pjesëtarët e saj kanë vrarë “elementet kryesore” që kryen sulmin me bombë në një paradë ushtarake. 


Një agjenci e lajmeve ka cituar udhëheqësin e korpusit të forcave tokësore të kësaj garde, i cili ka thënë se këta persona janë vrarë në një operacion që është zhvilluar “në një zonë kufitare.”

I njëjti zyrtar ka akuzuar Izraelin dhe SHBA-në se kanë përkrahur sulmin e së mërkurës në qytetin veriperëndimor të Mahabadit. Në këtë sulm 12 persona patën humbur jetën./koha

Postuar te Bota. Komentet te Irani qeron hesapet me sulmuesit Janë të Mbyllura

Trajkovic kritikon Qeverine e Kosoves per shkeputjen e telefonise

Një nga liderët e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq ka vlerësuar se me shkyçjen e Telekomit të Serbisë në Kosovë, autoritetet në Prishtinë po minojnë përpjekjet e Bashkimit Evropian për të nisur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


“Mbetet të shihet se si do të reagojë BE-ja ndaj këtij provokimi, por udhëheqja në Prishtinë duhet të jetë e vetëdijshme dhe përgjegjëse për investimet që Bashkimi Evropian i ka bërë në Kosovë”, ka thënë Trajkoviq për radion KiM.

Rangjell Nojkiq, një lider tjetër i serbëve në Kosovë, ka deklaruar se pas aksionit të autoriteteve të Kosovës, pa rrjet të telefonisë mobile kanë mbetur serbët në pjesën qendrore e lindore të Kosovës dhe në Brezovicë, ndërsa shumica në Kosovën qendrore kanë ngelur edhe pa telefoni fikse.

Postuar te KOSOVË. Komentet te Trajkovic kritikon Qeverine e Kosoves per shkeputjen e telefonise Janë të Mbyllura

Fakte te reja per Neferitin

Emri i saj do te thote “E bukura” dhe per mijevjecare me radhe eshte sinonimi i bukurise femerore. Por tashme disa studime te reja kane bere te ditur se pamja e Neferitit te vertete, mbreteresha e famshme e Egjipit te lashte, konsiderohet edhe si nena e Tutankamunit, eshte me pak perfekte nga sa eshte besuar deri me tani.

Dikush, deri ne nje pike, ka vendosur te ndryshoje, mbase per mire, pasi edhe statuja aktuale eshte e vetmja qe vazhdon te jete qe nga antikiteti.

Artisti e ka vendosur statujen ne nje pozicion liftin e trajtuar me Botoks, duke e bere pamjen me te qarte, hunden me te drejte, duke nxjerre madhe edhe pamjen e flokeve.

Ajo mbase gjithnje ka bere rregullim dhe eshte dukur me e bukur nga sa ka qene ne realitet, apo mbase mund te kete kryer ndonje nderhyrje plastike te kohes se Para Krishtit. Por mund te kete edhe ndonje mister tjeter, te cilin vetem arkeologet mund ta gjejne.

Zbulimi me i fundit eshte bere publik gjate diteve te kaluara nga historiania britanike Betani Huges ne festivalin letrar te Udstokut. Studiuesja ka theksuar se ka marre pjese ne kerkimet e kryera nga nje skuader specialistesh qe kane marre ne studim bustin e Neferitit, i vetmi thesar i ngelur nga mbreteresha egjipiane, e cila po ekzaminohet me skaner.

Busti eshte nje nga thesaret me te medha te lashtesise. Brenda statujes se mbretereshes e cila vdiq ne vitin 1330 para Krishtit, eshte vene re se mosha e saj mund te kete qene nga 29 deri ne 38 vjec.

“Edhe ketu del serisht pamja e nje gruaje te bukur”, – ka theksuar me tej profesoresha, “por jo aq e bukur sa ka qene me pare. Hunda eshte e punuar, shikimi eshte me i rregullt dhe i perqendruar, por ka edhe disa rudha perreth syve. Eshte trajtim i nje gruaje te vertete, por jo e mitit te saj.”

Tani nje grup arkeologesh eshte eshte duke kryer punimet ne Luginen e Mbreterve, pikerisht ne varrin ku ndodhet edhe motra e Neferitit, per te pare nese dinastika kishte te njejtat karakteristika fytyre.

Varri i Neferitit nuk eshte gjetur asnjehere. Por zbulimi i ri ne lidhje me pamjen e saj, mund te jape nje lejim te identifikimit te riekzaminuar per nje numur tjeter mumjesh grash te panjohura, te cilat kane jetuar ne kohen e saj.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Fakte te reja per Neferitin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: