Sa e cuditshme Zvicra!

Zviceranët janë në mesin e etheve elektorale ndërsa Parlamenti pritet që të zgjedhë dy anëtarë të qeverisë, Këshillin Federal, që vepron si një presidencë për vendin. Por edhe ekspertët zviceranë të këtyre çështjeve tashmë kanë hequr dorë nga tentativa për t’u shpjeguar të huajve sistemin e çuditshëm politik të vendit.
Këto ditë, zviceranët janë të përfshirë nga një ethe e çuditshme që është duke u pasqyruar edhe në faqet e para të gazetave dhe ekranet e TV. Ata që vijnë për vizitë në këtë vend e kanë të vështirë që të kuptojnë se përse bëhet fjalë dhe cili është shkaku i gjithë këtij entuziazmi. Sigurisht që kuptohet lehtësisht se bëhet fjala për zgjedhje dhe një garë shumë të ngushtë mes një farë Karin Keller-Sutter dhe Johann Schnieider-Ammann dhe bëhet fjalë për çështjen nëse duhet apo jo që në qeveri të shtohet edhe një grua tjetër e pestë, apo që në të të bëjnë pjesë dy anëtarë që vijnë nga i njëjti kanton, Berna? Por edhe po të dëgjojnë një gjë të tillë, të huajt sërish nuk do të arrijnë të kuptojnë shumë.

Kur Parlamenti zviceran zgjodhi dy anëtarë të rinj të qeverisë të mërkurën e kaluar, në pjesën tjetër të Europës ajo çështje nuk do të lërë asnjë gjurmë dhe nuk do të vihet re. Zvicra njihet si një vend që është shumë i dhënë pas referendumeve, vend në të cilin janë qytetarët ata që thonë fjalën e fundit për çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me ta. Po kush qeveris aktualisht në këtë vend?
Rreth tre vjet më parë, një gazetë gjermane shkruan një artikull me titull: “Zvicra qeveriset nga Kazanova” ishte një artikull i bazuar në një raport të AP në të cilin thuhej se Kancelarja e re e Bernës ishte Corina Casanova. Ndryshimi i madh në këtë rast është se një kancelar në Zvicër nuk ka të njëjtat atribute siç ka të themi Kancelari në Gjermani. Në Zvicër, kancelari është thjesht shef stafi i qeverisë.
Zviceranët nuk e konsiderojnë një injorancë të tillë të shprehur në artikullin gjerman si një fyerje, por thjesht si një fakt jetësor. Historiani Urs Altermatt, eksperti më i njohur në vend në lidhje me sistemin qeverisës të Zvicrës thotë se ai tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për t’u shpjeguar të huajve sistemin qeverisës të vendit të tij. Loja politike e pushtetit në Zvicër është një lojë që në fakt vetëm zviceranët mund ta kuptojnë. Ja për se bëhet fjalë shkurtimisht në rastin konkret: dy nga shtatë vendet e Këshillit Federal në qeverinë e Zvicrës janë vende vakante. Sigurisht që ato nuk kanë ndonjë ndikim, apo rol të madhe në orientimin politik të vendit, por individët që do të vendosen në këto vende do të qëndrojnë aty për vite me radhë dhe zakonisht kjo zgjat deri në momentin që ata vendosin të dorëhiqen vetë. Për zviceranët, një situatë e tillë është shumë e ngjashme me atë të një telenovele, personazhet e preferuara të së cilës janë në prag të zëvendësimit me aktorë të tjerë. Qeveria zvicerane i ngjan një komune të krahut të majtë që është shumë e përkushtuar për arritjen e konsensusit në çështjet e vendimmarrjes. Qeveria përbëhet nga shtatë anëtarë të barabartë të njohur si këshilltarët federalë, të cilët së bashku qeverisin vendin. Deri të mërkurën, ky kabinet përbëhej nga 3 gra dhe 4 burra. Secili nga këshilltarët federalë ka në ngarkim një departament ekzekutiv dhe janë pikërisht këta 7 anëtarë që votojnë në lidhje me të gjitha vendimet. Nuk ka një kryetar, ose ndonjë person që të ketë i vetëm gjithë pushtetin. Janë shtatë persona që kanë të njëjtën fuqi dhe ndajnë të njëjtat përgjegjësi. Zyra e Presidentit, që njëri prej tyre me rrotacion e merr një herë në vit, është në fakt një zyrë që mban një post ceremonial. Këshilli i Federatës është në fakt një kryesi shtetërore kolektive – një President që ndahet “në shtatë pjesë” nëse do ta quanim kështu.
Zvicra është një vend Kushtetuta e të cilit është hartuar në mënyrë të tillë që të parandalojë çdolloj koncentrimi të pushtetit. Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Federatës ekzistojnë një tërësi rregullash. Të gjitha rajonet e vendit duhet që të përfaqësohen, sekset duhet që të jenë në proporcion të drejtë dhe nëse është e mundur, duhet që të ketë anëtarë që përfaqësojnë të tre komunitetet gjuhësore të vendit (gjermanisht, frëngjisht, italisht). Duhet, gjithashtu që të ketë një përfaqësim të të gjitha partive, sepse në një demokraci konsensuale, të gjitha pushtetet politike qeverisin së bashku. Megjithatë, ka pasur diferenca në opinione mes palëve të ndryshme në lidhje me proporcionet aktuale, që kur populisti i qendrës së djathtë, Christoph Blocher i Partisë Popullore Zvicerane u zgjodh në Këshillin Federal në vitin 2003 dhe nuk u rizgjodh 4 vjet më pas.
Këtë vit, aktualisht janë liberalët e Demokratëve të Lirë dhe socialdemokratët e qendrës së majtë ata që do të zëvendësojnë përfaqësuesit e tyre në ikje. Kjo do të thotë se përfaqësuesit e këtyre partive do të kenë nevojë për mbështetjen edhe votën e anëtarëve të Parlamentit. Gara është pak shumë e gjatë dhe media çdo ditë referon se cili nga kandidatët është në vend të parë sipas sondazheve të fundit dhe cili ka pasuar rënie apo ngritje për arsye nga më të ndryshmet. Është në fakt, për vendasit një ritual simpatik dhe tërheqës dhe megjithatë, rrallëherë ka ekzistuar një pakënaqësi më e madhe se ajo aktuale në lidhje me sistemin e qeverisjes në vend. Gjatë viteve të fundit, zviceranët kanë përjetuar një sërë krizash të tilla si grabitjen e dy qytetarëve të saj në Libi apo sulmin ndërkombëtar që iu bë ligjit të sekretit bankar, më të rëndësishmit të bankave zvicerane. Ka pasur një sërë kritikash të ashpra kundër qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes dhe mbi të gjitha reagimeve të saj përkatësisht kundër Libisë dhe Bashkimit Europian. Këshilltarët federalë janë akuzuar për diletantizëm. Sistemi i bazuar mbi konsensusin nuk funksionon më si dikur, sepse Zvicra tashmë është shumë e polarizuar në dy kampe të mëdha atë të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Aktualisht, atmosfera politike duket shumë e helmatisur. Këshilltari federal, Moritz Leuenberger, anëtar i socialdemokratëve, ka ngritur vazhdimisht pyetjen: kush e qeveris Zvicrën? Po ai vetë a është në gjendje që t’i përgjigjet një pyetjeje të tillë? “Sigurisht”, thotë ai. “Janë votuesit ata që qeverisin. Sipas Kushtetutës, ata janë pushteti suprem dhe kjo është e vërtetë edhe në sensin politik”. Ai e di mirë se në Zvicër nuk është qeveria ajo që ka fjalën e fundit, por janë qytetarët ata që “qeverisin” përmes shtrimit të shumë çështjeve të ndryshme në referendume.
Leuenberg ka qenë në Këshillin Federal për 15 vjet dhe është shef i Departamentit të Ambientit, Transportit, Energjisë dhe Komunikacioneve. Një nga karakteristikat e sistemit zviceran të qeverisjes është qëndrimi për një kohë të gjatë i shtetarëve të lartë në atë detyrë. Dhe kjo është një nga shenjat e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së vetë sistemit. Ata mund të mos njihen në shkallë ndërkombëtare, por për sa u përket ministrive të caktuara europiane ata janë shumë të njohur në to dhe kanë punuar me disa ministra në një hark kohor shumëvjeçar. Një ministër zviceran rri aq gjatë në detyrë sa të kalojë me radhë disa ministra, pra homologë të një vendi tjetër. Një pjesë e madhe e zviceranëve janë mbështetës të sistemit në të cilin të gjitha partitë gjejnë një konsensus në qeverisjen e vendit dhe për çështje të caktuara. Sot ka nga ata faktorë politikë, apo publikë që janë për të shtuar numrin e këshilltarëve që qeverisin vendin nga shtatë në nëntë. Ka edhe propozime që janë për një shkurtim të afateve të tyre qeverisëse. Por nëse do të bëhen ndryshime të mëdha dhe të menjëhershme, atëherë situata mund të destabilizohej dhe në fund të fundit Zvicra është ajo që është pikërisht falë stabilitetit të saj dhe mbi të gjitha nuk është shquar kurrë si një prodhuese “revolucionesh”.
Advertisements
Postuar te Bota. Komentet te Sa e cuditshme Zvicra! Janë të Mbyllura

Kristine Elezaj bene histori ne muzike! http://ping.fm/WD78v

Postuar te I pakategorizuar. Komentet te Janë të Mbyllura

Kristine Elezaj bene histori ne muzike!

Kristine Elezaj

Tashmë gjithçka duket gati. Ka realizuar disa video, ka marrë pjesë në evenimentet më të njohura të muzikës botërore, këngët e saj janë radhitur në top listat e radiove amerikane dhe videoja është shfaqur në televizionet amerikane dhe pritur me sukses. Revista “Billboard” e ka krahasuar me Britney Spears dhe Rihanna, muajin që vjen Elezaj do të hedhi në tregun muzikor albumin e saj të parë…e ne do jemi të parët që do ta blejmë duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën e saj muzikore!

Për më tepër informacion rreth këngëtares me origjinë shqiptare, vizitoni faqen e saj në internet http://www.KristineElezaj.com

Çfarë ju shtyu që të bëheshit këngëtare dhe pse?

Jam rritur me dashurinë për muzikën dhe ndjenjën që më jep. Mënyra sesi më bën të ndjej emocionet nëpërmjet të kërcyerit dhe të kënduarit, çdo hap, çdo fjalë… Mendoj se është diçka e mrekullueshme të arrish të lidhesh me kaq shumë njerëz nëpërmjet diçkaje që të frymëzon kaq shumë. Ideja sesi mund të ndryshosh një moment në jetën e dikujt, nëpërmjet muzikës tënde…

Di që për herë të parë jeni ngjitur në skenë në “Sugar Bar” të Ashford and Simpson. Si u ndjetë kur i takuat?

Në fakt, ata janë miq të babait. Në fillim, kur shova atje, kujtova se thjesht do të haja darkë me babanë e pastaj do të këndoja për qejf, por u befasova kur Nick dhe gruaja e tij, Valerie, filluan të më shoqëronin teksa këndoja “Respect” të Aretha Franklin. Ata janë të mrekullueshëm dhe gjithmonë më bëjnë të ndihem si në shtëpinë time!

Kënga juaj e re “Warpath”, tashmë po fillon të dëgjohet kudo. A mendonit se do të bëhej hit dhe pse?

Kurrë nuk i dihet se cila këngë do të bëhet hit apo jo, por kur dëgjova “Warpath” për herë të parë dhe pashë reagimin e të gjithëve, mu krijua një ndjesi pozitive që më bëri të kuptoj se ishte një këngë speciale.

Po kënga e ardhshme, a do të jetë ritmike apo do të publikoni ndonjë baladë?

Po mendojmë se do të jetë një tjetër këngë ritmike, e cila titullohet “Barbwire” dhe më pas do të publikojmë një baladë. Ka shumë mundësi të jetë “Light Years”. Një këngë shumë e këndshme, të cilën e kam shumë për zemër!

Kristine Elezaj

Kristine Elezaj

Çfarë duhet të presin fansat tuaj nga albumi debutues “No Questions Remains”?

Për mua, ky album është një balancë perfekte midis fantazisë sime për tu dëfryer dhe ndjenjave personale. Kam shkruar shumë në këtë album dhe kam gjetur vetveten si shkrimtare. Ky album është me tërë mend fëmija im dhe për këtë jam krenare. Puna është bërë në mënyrë të tillë që, njerëzit t’i dëgjojnë këngët dhe në ato të gjejnë vetveten. Jam rritur si kërcimtare dhe shumica e këngëve në album më japin kënaqësinë që të bëj dy prej gjërave që kam më për zemër; të këndoj dhe të kërcej. Në të njëjtën kohë, jam përpjekur që dëgjuesi të njihet dhe me vokalin tim, ndaj kam realizuar dy balada të mrekullueshme “Light Years” dhe “Momentum”. “Always” gjithashtu ishte një baladë fantastike, por që ne më pas e shndërruam dhe në një këngë dance.

Cilët janë producentët e albumit tuaj?

Kam punuar me disa producentë të mrekullueshëm në këtë album. Brandon Beal, Goodwill&MGI që kanë punuar dhe me Sean Kingston, Justin Beiber, Chris&Teeb, të cilët janë punuar me 50Cent,

Shpesh herë ju kanë krahasuar me Britney Spears, Rihanna, Lady Gaga, Pink apo Shakira. Si ju duken këto krahasime?

Mendoj se është kënaqësi! Ata më kanë krahasuar me disa prej femrave më të bukura dhe më të talentuara në industrinë muzikore!

Cila nga këngët e albumit që preferoni ta këndoni më shpesh?

Nuk zgjedh dot, sepse çdo këngë ka energjinë e saj. “Let You Know” ishte kënga e parë që shkruajta për albumin në një moment kur po i jepja fund një kapitulli dhe po nisja një të ri në jetën time. “Ligh Years” më bën të dorëzohem përpara të gjithëve, kurse “kidnap The Dj” është një këngë për të festuar. Plus, që kam këngë në album, të cilat nuk i kam interpretuar akoma për publikun dhe po vdes nga dëshira.

Nëse do të kishit rastin të interpretonit me një artist të njohur, cili do të ishte dhe pse? (Jep tre emra)

Janet Jackson – Sepse ajo është një prej të preferuarave të mia të të gjitha kohërave dhe shumë do të kisha dëshirë të ndaja skenën duke kërcyer dhe kënduar me të.

Prince – Gjithmonë më ka pëlqyer Prince si artist, por kur e pashë në koncert në Las vegas disa vite më parë po mendoja “Sa cool do të ishte të interpretoja me të! Ai është shumë unik!” Një emër të tretë… është pak vështirë, sepse ka shumë artistë të preferuar sa do të vazhdoja e do të vazhdoja të flisja hahaha.

Kë do të donit të falënderonit për realizimin e ëndrrës suaj si këngëtare?

Së pari dhe mbi të gjithë, dua të falënderoj prindërit e mi. Jam me fat që kam një nënë e babë, të cilët më kanë mbështetur që prej fillimit. Më ndihmojnë dhe gjithmonë kanë fjalët e duhura si për momentet e mira ashtu dhe për momentet e këqija, në të cilat më vendos ndonjëherë biznesi muzikor. Sigurisht që falënderoj dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi. Roy, menaxherin tim, producentët, koreografët, kërcimtarët dhe në veçanti fansat. Ata e bëjnë këtë ëndërr të duket dhe më e vërtetë, pasi nuk mund ta realizoja pa ta.

E pasi të largoheni prej nesh, çfarë punësh ju presin?

Kam për të punuar për promovimin e këngës “Warpath”. Kam koncerte në shumë klube dhe një turne është në projekt e sipër. Albumi im “No Question’s Remains” del në treg (Amerikë) më 5 tetor!!!

Postuar te Show-Biz. Komentet te Kristine Elezaj bene histori ne muzike! Janë të Mbyllura

Ciljeta dhe Ingridi ende bashkë! http://ping.fm/sqdMY

Postuar te I pakategorizuar. Komentet te Janë të Mbyllura

Ciljeta dhe Ingridi ende bashkë!

Duket se shoqëria e Çiljeta Xhilagës dhe Ingrid Gjonit ka rezistuar shumë më tepër se miqësitë dhe aleancat tipike, që jemi mësuar të shohim mes artistëve. Të dyja vajzat kanë vite që përjetojnë një sukses të lakmueshëm në muzikë.

Kudo janë të kërkuara dhe rruga e tyre e muzikës është përforcuar akoma më shumë me disa çmime, që dy vajzat simpatike kanë marrë në kompeticione të ndryshme. Ky fakt nuk është bërë shkak që ato ta shohin njëra- tjetrën me xhelozi se kush po zapton më shumë fansa e territore koncertesh. Vajzat e kanë mbështetur vazhdimisht njëra tjetrën dhe miqësinë e tyre e kanë pagëzuar edhe me një këngë. Të shtunën e kaluar të dyja kanë zgjedhur karaoken “Magic 4” për t’u zbavitur dhe ndenjur mes miqsh.
Herë pas here vajzat janë përqafuar me njëra – tjetrën, si për të treguar se dashuria mes tyre është e fortë.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Ciljeta dhe Ingridi ende bashkë! Janë të Mbyllura

Bjordi dhe Adela do kendojne ne Kenga Magjike http://ping.fm/8Fdo9

Postuar te I pakategorizuar. Komentet te Janë të Mbyllura

Bjordi dhe Adela do kendojne ne Kenga Magjike

Janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një vere të mrekullueshme ku destinacioni mendohej në momentin e fundit teksa lëviznin nga njëri vend i Europës tek tjetri, për t’u stacionuar disa ditë në plazhin e mrekullueshëm të Sardenjas. Vjeshta i gjen me plot ndryshime për të cilat ka shumë kuriozitet.

Adela dhe Bjordi janë padyshim dy ish pjesmarrës të “Big Brother” që nuk mund të kalojnë në harresë nga fansat që i kanë ndjekur dhe pëlqyer. Ata janë dy të rinj shumë karizmatikë për të cilët kurrsesi nuk mund të thuhet se iu ka ikur koha. Edhe pse janë të rinj, ata janë koshientë për vlerat e tyre si dhe kanë shumë të zhvilluar sensin e përzgjedhjes së më të mirës për vete dhe për të respektuar publikun që i do.
Është paksa kontradiktore sesi dy personazhe që u bënë të njohur në një program kaq komercial si “Big Brother”, kërkojnë me çdo kusht që t’i largohen këtij realiteti për të patur angazhime më dinjitoze, të cilat nuk do t’i përkasin thjesht momentit, por do të jenë si një tullë më shumë në themelet e jetës së tyre të përbashkët. Kështu pra, çifti simpatik bëri pushimet e ëndërruara, u çlodhën për qejfin e tyre dhe në vjeshtë vijnë me të reja. Pasi kanë hyrë në shtëpinë që kishin një vit që e prisnin të përfundonte, surpriza e vërtetë vjen teksa mësojmë se ata do të jenë konkurrentë tek festivali “Kënga Magjike”.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Bjordi dhe Adela do kendojne ne Kenga Magjike Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: