Prishtina negocion me Gjermanine

Më 23 dhe 24 shtator 2010 në Prishtinë u mbajtën negociatat mbi bashkëpunimin e ardhshëm zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat kishin për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës drejt integrimit në BE. Të dyja palët nënshkruan dokumentin përmbledhës më 24 shtator 2010.

 Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohej nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Bedri Hamza, Ministri i Integrimit Evropian z. Besim Beqaj dhe zevendwsministri i Energjisë dhe Minierave, z. Blerim Rexha, ndërsa delegacioni i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Ambasadori Gjerman në Republikën e Kosovës, z. Hans-Dieter Steinbach dhe Shefi i Divizionit për Evropën Jug-Lindore dhe Kaukazin pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dr Leo Kreuz.

Vëllimi i përgjithshëm i Bashkëpunimit bilateral teknik financiar që nga fillimi i bashkëpunimit në vitin 1999 kap shumën prej 340 milion €, duke e bërë kështu Gjermaninë donatorin më të madh bilateral në BE. Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë synon të rrisë këtë shumë në vitin 2010 dhe t’i siguroj Qeverisë së Republikës së Kosovës një shumë të re për Bashkëpunim bilateral teknik dhe financiar e cila do të arrin deri në 33 milion €. Këto fonde do të përdoren në vitin 2010 dhe në vitet në vijim. Shuma përfshin deri në 24 milion € për projekte të bashkëpunimit financiar dhe 9 milion € për projekte të bashkëpunimit teknik. Fondet e përdorura për bashkëpunim financiar do të jepen në formë të granteve (4 milion €) dhe një kredi zhvillimore me kushte shumë të favorshme (deri në 20 milion €), fondet e përdorura për bashkëpunim teknik do të jepen në formë të granteve dhe/ose në formë të ekspertizës dhe shërbimeve këshillëdhënëse (9 milion €).
Fondet e zotuara (33 milion €) do të implementohen kryesisht për avancimin e furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza, konkurrencën në sektorin privat, menaxhimin komunal të tokës dhe integrimin ekonomik evropian.
Për sa i përket shpërndarjes së fondeve, pjesa më e madhe – që është 24 milion € (4 milion € grante, 20 milion € kredi zhvillimore) – do t’i dedikohet sektorit të ujit. Ky zotim përbënë një vazhdimësi të aktiviteteve të bashkëpunimit gjermano-kosovar në sektorin e ujit në Prishtinë dhe jugperëndim të Kosovës, me një risi e cila është kombinimi unik i fondeve të komunës, qeverisë, BE-së (5 milion € grant i IPA-së) dhe atyre gjermane (20 milion € kredi) për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Prishtinë dhe një fokusim të shtuar në trajtimin e ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovës.
Projekte të tjera të zotuara të bashkëpunimit përfshijnë një projekt të ri për nxitjen e konkurrencës në sektorin privat (3.5 milion € grant) i cili do të përqendrohet në përmirësimin e kushteve strukturale për aktivitetet ekonomike, veçanërisht atyre për gra. Do të vazhdoj poashtu edhe bashkëpunimi në fushën e menaxhimit komunal të tokës (2.5 milion € grant), duke siguruar më tej të drejtat e pronës dhe duke promovuar kështu një parakusht thelbësor për investime ekonomike. Së fundi, një projekt i ri i cili siguron “Përkrahje për procesin e Integrimit në BE” (3 milion € grant) i përgjigjet kërkesës së Ministrisë së Integrimit Evropian për të optimizuar koordinimin e brendshëm të procesit të integrimit në BE, dhe në veçanti, integrimin ekonomik, duke përfshirë menaxhimin organizativ dhe lidhjen me rrjetet e shoqërisë civile dhe sektorit privat.
Negociatat janë zhvilluar në një atmosferë të hapur të bashkëpunimit konstruktiv. Delegacionet kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e fondeve të cilat janë në dispozicion dhe diskutuan në lidhje me bashkëpunimin e tanishëm dhe atë të ardhshëm në katër sektorët prioritar që korrespondojnë me objektivat kombëtare të zhvillimit dhe agjendën e Qeverisë së Kosovës për integrim në BE, të reflektuar dhe të shprehur në propozimet specifike për veprim në të Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2011-2013. E këto janë:

Ø      INFRASTRUKTURA PUBLIKE (Energjia dhe uji)
Ø      ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE PROMOVIMI I PUNËSIMIT
Ø      REFORMIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE
Ø      EDUKIMI

 Që të dyja delegacionet kanë konfirmuar më tej qëllimet e mëposhtme afatgjata të bashkëpunimit zhvillimor gjerman me Republikën e Kosovës: promovimi i demokracisë, sundimi i ligjit, ekonomia e tregut, zhvillimi i infrastrukturës, arsimi, decentralizimi, mbrojtja e të drejtave të pakicave, dhe në fund, integrimin në BE përmes standardeve të përmirësuara. Delegacioni gjerman theksoi nevojën urgjente për reforma në këto fusha me qëllim të forcimit të orientimit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës. Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë me këto procese, ku një gjë e tillë është e nevojshme dhe kërkohet.
Delegacionet mirëpritën faktin se projektet e bashkëpunimit financiar dhe teknik gjerman gjithmonë kanë qenë pjesë përbërëse e programit të Qeverisë së Kosovës dhe do të mbesin të tilla. Delegacioni gjerman ri-përsëriti se Republika Federale e Gjermanisë është e gatshme për të ndihmuar në nxitjen e proceseve të shtet-ndërtimit, zhvillimit ekonomik dhe reduktimit të varfërisë në Kosovë, sidomos në periudhën e krizës ekonomike dhe financiare.
Advertisements
Postuar te EKONOMI. Komentet te Prishtina negocion me Gjermanine Janë të Mbyllura

NRG Band "baba" per LIVE

Vokalisti i grupit “NRG Band” Besnik Caka, është shprehur se mbrëmjet me muzikë live janë një “ushtrim” shumë i mirë për përgatitjet dhe rritjen e cilësisë profesionale, në lidhje me muzikën. 

 “Të kënduarit live vlerësohet nga gjithë publiku. Veshi i çdo personi e do dhe e kërkon të kënduarit live. Ndaj është detyra jonë që t’i ofrojmë dëgjuesit atë që do. Ne ishim në disa mbrëmje rresht nëpër vende të ndryshe. Madje në Gjermani e vlerësuan shumë lart prezantimin tonë, sidomos këngën Nina”, shprehet Besniku.
http://www.youtube.com/v/Skxw6nyiSm8?fs=1&hl=en_US&rel=0&color1=0x006699&color2=0x54abd6
Pavarësisht ftesave të shumta për koncerte e mbrëmje muzikore, djemtë aktualisht janë të fokusuar rreth punës për albumin e tyre të radhës, i cili do të publikohet shumë shpejt. “Jemi shumë afër realizimit të albumit, ndonëse me tekstet kemi mbetur pak mbrapa.

Por besoj që gjithçka do të vazhdojë si mos më mirë dhe albumi do të jetë shumë shpejt gati”, tregon më tej Besniku, ndërsa shton se tekstshkruesi i këngëve të tyre mbetet i njëjti, madje Mithat Sadiku është pjesë e pandashme e grupit.

Postuar te Show-Biz. Komentet te NRG Band "baba" per LIVE Janë të Mbyllura

Serbja ja vjedh kengen Leonora Jakupit

Një nga këngëtaret me të njohura serbe, Ana Nikolic, në albumin e saj më të ri, të titulluar “Mafia Caffe”, ka një këngë të vjedhur nga këngëtarja kosovare Leonora Jakupi, “Ti je shumë xheloz”.

Mediat serbe shkruajnë se kënga e saj e vjedhur, “Zadnji Voz” (Treni i fundit), është vetëm njëra nga shumë këngët që ajo ka “përpunuar” në këtë mënyrë, si gjoja huazim. Ende nuk dihet se kush është autor i versionit serb të këngës, edhe pse si kompozitor në kapakun e albumit kanë nënshkruar kompozitorë serbë. Ky fenomen nuk është sporadik, përkundrazi ai është mjaft i përhapur.

Leonora tha se do të merr masat e   duhura për këngën që i është vjedhur nga këngëtarja serbe Ana Nikolic. “Ky nuk është gjest i mirë. Fatkeqësisht nuk po funksionojnë ligjet tona për mbrojtjen e të drejtave autoriale. Nuk e di a ekziston kjo e drejtë në shtetin fqinj, mirëpo unë do të përpiqem të interesohem dhe të marr masa”.

“Secili këngëtar ka të drejtë të blejë një këngë të kujtdo qoftë, nëse ai ka mundësi materiale, por me dijeninë e këngëtarit, ndryshe kënga është e vjedhur”, ka pohuar Leonora. / infoPress /

http://www.youtube.com/v/lqu7nMe8AbQ?fs=1&hl=en_US&rel=0&color1=0x006699&color2=0x54abd6

=

.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Serbja ja vjedh kengen Leonora Jakupit Janë të Mbyllura

Masazha ilaq

Fuqizojnë përgjigjet ndaj sistemit imunitar dhe ulin hormonet e stresit që qarkullojnë në organizëm

Lajme të mira për ata që i adhurojnë masazhet: që sot keni më shumë arsye për të qëndruar shtrirë mbi një krevat të rehatshëm, sepse sipas një studimi të Departamentit të Psikiatrisë së Neuroshkencave, të spitalit “Cedar’s Sinai” në Los Anxhelos, masazhet nuk janë vetëm qetësues, por kanë efekte të vërteta pozitive biologjike. Dy janë ndër më të rëndësishmit: ulin sasinë e hormoneve të stresit që qarkullojnë në trup dhe fuqizojnë përgjigjet e sistemit imunitar, duke na mbrojtur nga infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme.

 Masazhi suedez

Shumë persona, për t’u ndier mirë, preferojnë masazhin me djersitje në palestër. Nuk do mend që po bëjnë diçka vërtet të mirë për shëndetin e tyre. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e mbledhura nga Mark Rapaport, koordinatori i studimit, i cili e kreu studimin e tij te 29 vullnetarë të shëndetshëm: disa prej tyre, iu nënshtruan për 45 minuta masazhit suedez, ndërkohë që 45 persona të tjerë iu nënshtruan masazhit të thjeshtë, thjesht sa për t’u qetësuar. Masazhi suedez është shumë i përhapur në Europë. Është shumë i thjeshtë për t’u bërë. I ngjan një masazhi të thjeshtë: personi i shtrirë mbi një krevat fërkohet me vaj. Kjo mënyrë duhet të garantojë efekt çlodhës dhe tonifikues (për këtë arsye shpeshherë propozohet edhe parandalimi i celulitit). Për t’i kuptuar më mirë efektet e vërteta të këtij lloj masazhi në organizëm, Rapaport u vuri vullnetarëve disa flutura në damarë për t’u marrë më lehtë gjak. Pas vendosjes së fluturës, pjesëmarrësit pushuan për gjysmë ore; më pas u morën disa kampionë gjaku, një dhe pesë minuta para masazhit. E njëjta gjë u përsërit në fund të masazhit, pas 1, 5, 10, 15, 30 dhe 60 minutave.

Efektet pozitive

Rezultatet e analizave të gjakut, të publikuara në tetor në “Journal of Alternative and Complementary Medicine” vërtetuan se masazhi nuk të bën të ndihesh mirë në përgjithësi, por mund të të bëjë vërtet mirë. Pra është tepër i shëndetshëm. Në fakt, edhe një masazh i thjeshtë, ka efekte çudibërëse dhe që janë më se të dukshme. “Masazhi suedez e ka rritur numrin dhe përqindjen e linfociteve në qarkullin, qelizat e sistemit imunitar që na mbrojnë nga infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme”, shpjegon Rapaport. “Veç të tjerash ul në mënyrë drastike nivelin e një hormoni që është i përfshirë në sjelljet agresive dhe që shkakton rritje të hormonit të stresit, kortizolin. Vetë kortizoli, pastaj fillon dalëngadalë të pakësohet”. Pra, 45 minuta relaks i bëjnë mirë të gjithë organizmit. “Kohët e fundit masazhet janë bërë shumë popullore. Është llogaritur që një në dhjetë persona bën të pakën një masazh në vit”, thotë specialisti amerikan. “Shumë persona thonë se iu nënshtrohen masazheve sepse janë pjesë e rëndësishme e një stili të shëndetshëm jetese. Sot kemi shumë prova që është me të vërtetë kështu, sepse masazhi shkakton ndryshime fiziologjike të vërteta dhe të dukshme, me efekte tepër pozitive, mbi mirëqenien dhe shëndetin”, përfundon Rapaport.
Përgjithësisht qëllimi i masazhit suedez është ai i arritjes së një ekuilibri mes mendjes e trupit dhe zgjidhjes së mundshme të problemeve organike, duke i dhënë mundësi energjisë që të qarkullojë lirshëm në organizëm. Ai ndihmon në eliminimin e toksinave të akumuluara në trupin tonë dhe rrit vitalitetin e trupit. Përveç mirëqenies, masazhi suedez është përdorur për të zvogëluar dhe eliminuar shumë lloje dhembjesh, nga të cilat rrjedhin depresioni dhe ankthi.
Suedezët e parë e kombinonin masazhin me doza speciale vaji ose me substanca të esencave të gjalpit, që merreshin shpesh nga rrënjët, shkopinjtë dhe gurët. Masazhi realizohet mbi një trup, i cili është i gjithi i rrëshqitshëm nga vaji aromatik. Në fakt masazhatori arrin në disa pika sipas një procesi të paracaktuar dhe e bën kryesisht te gishtat dhe duart, por edhe në kurriz, e pjesë të tjera të trupit. Pikat që mund të stimulohen në këtë rast janë rreth 250.
Pjesa finale e masazhit konsiston në pastrimin e trupit nga vajrat e përdorura gjatë terapisë. Ndërkohë elemente të tjera i shtohen herë pas here kësaj terapie, e kushtëzuar pa as më të voglin dyshim edhe me gjendjen në të cilën është duke kaluar pacienti, që i nënshtrohet kësaj terapie.
Ndër të tjera masazhi suedez mund të përdoret edhe si një terapi e relaksit ose për të zgjidhur një sërë shqetësimesh. Për të arritur një efekt maksimal të mjekësisë suedeze kërkohet patjetër një përshkrim ku përfshihet gjithashtu edhe një dietë me një model të qartë teraupetik, duke ndryshuar jo vetëm stilin e jetesës, por edhe përdorimin e disa barnave të ndryshme, me bazë kryesisht bimore.
Mes terapive të ndryshme për përdorim të jashtëm, është gjithashtu edhe “cupping” (kupat e vjetra, për të cilat është shumë e famshme aktorja hollivudiane Gwyneth Paltrow), masazhi me gurë ose me guaska, dhe përdorimi i kompresave të ngrohta. Sipas testeve të ndryshme, të gjitha këto praktika, nëse përdoren të gjitha bashkë, çojnë drejt një ripërtëritje totale të trupit të njeriut.
Postuar te Mjekësi. Komentet te Masazha ilaq Janë të Mbyllura

Ish spiuni Putin

Teatri politik nuk është diçka e re dhe unike për Rusinë, por në këtë vend, hapësira mes fasadës dhe realitetit është shumë më e madhe. Dhe pikërisht stisja e fasadave prej shekujsh ka qenë një nga mënyrat e përdorura nga sundimtarët për t’i hedhur popullit hi syve dhe për t’i dhënë turmës një realitet shumë më të ndryshëm nga ai i vërtetë. 
Ish-spiuni i KGB-së, aktualisht Kryeministër i Rusisë, prej kohësh po jep shfaqje të denja për një djalosh hiperaktiv, duke dashur t’u tregojë bashkatdhetarëve dhe të tjerëve në botë, se sa në formë është, se sa shumë shqetësohet për çështjet e mjedisit, apo sa për zemër ka udhëtimet aventureske në viset e largëta të atdheut të tij të bukur. Javët e fundit, ai e ka shfaqur veten në një sërë rolesh të tillë heroikë. Së pari, si një luftëtar i vërtetë i mbrojtjes së natyrës, u bashkua me një grup natyralistësh, që ishin në ndjekje të një balene gri në Paqësorin e Veriut dhe madje, në këtë ndërmarrje aventureske, ai përdori edhe armët për ta kapur balenën, si një gjuetar i vërtetë balenash në oqean. Më pas, lideri sypatrembur u përpoq që duke marrë rrezikun në sy dhe duke drejtuar personalisht helikopterin të hidhte ujë mbi tokat ruse, të përfshira nga zjarri verën e shkuar dhe nuk kaloi shumë kohë, kur tashmë në rolin e një “njeriu të gjelbër”, ai ndërmori një udhëtim në shkretëtirë, me modelin e ri të Ladas ruse, që është shumë më pro mjedisit. 
Dhe së fundi, u takua me një panel ekspertësh perëndimorë, për të zhvilluar me ta një debat të hapur për problemet ruse të ambientit. Në fund të debatit, ata ranë dakord që Kryeministri i Rusisë ishte duke bërë me të vërtetë një punë të lëvdueshme.
Të paktën këto janë versionet zyrtare të ofruara nga televizionet ruse, të gjitha të vendosura nën kontrollin e shtetit. Realiteti, në fakt, është pak më ndryshe. Lada e Putinit, në fakt, nuk ishte e vetmja makinë që ndërmori udhëtimin në shkretëtirën e Siberisë, siç thanë mediat ruse për të nxjerrë në pah trimërinë e Kryeministrit. Në fakt, ajo shoqërohej nga rreth 100 makina policie, disa makina ambulance dhe dy Lada të tjera rezervë. Ndërsa për sa i takon forumit të debateve me ekspertët perëndimorë të mjedisit, gjithçka ishte e organizuar dhe e orkestruar nga Kremlini me ekspertë “të futur në thes”, të cilët kishin rënë më parë në një mendje me Putinin. Ndërsa për sa i takon balenës, ndjekja ishte një histori e vërtetë dhe Putin realisht qëlloi në drejtim të saj, edhe pse dështoi në shënjestër.
Teatri politik nuk është diçka e re dhe unike për Rusinë, por në këtë vend, hapësira mes fasadës dhe realitetit është shumë më e madhe. Dhe pikërisht stisja e fasadave prej shekujsh ka qenë një nga mënyrat e përdorura nga sundimtarët për t’i hedhur popullit hi syve dhe për t’i dhënë turmës një realitet shumë më të ndryshëm nga ai i vërtetë. Kështu kemi princin Grigory Potemkin, i cili shkoi në ekstrem të këtij fenomeni, duke krijuar fasada të vërteta të pikturuara me fshatra të bukur e plot shkëlqim në rrugën që do të kalonte Perandoresha Katerina e Madhe në vitin 1787. Deri në vitet ‘80, makina e propagandës sovjetike arriti që të bindte botën se Bashkimi Sovjetik shumë shpejt do t’ia kalonte Shteteve të Bashkuara për nga arritjet ekonomike dhe ushtarake edhe pse në fakt, industria dhe ekonomia e vendit ishin në pikë të hallit. Fakti është se edhe sot, në shekullin e 21, në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të tij, fenomeni i Potemkinizmit është ende i gjallë dhe aktiv në Rusi dhe nuk është vetëm sipërfaqësor. Ai është një fenomen shumë i rrezikshëm. Të mendosh se Putin bën aktrime si të ishte një Xhejms Bond është ndoshta për të qeshur dhe për të bërë gallatë, por nga ana tjetër është shumë serioz fakti që për shembull, së fundi, sipas një studimi të bërë nga e përditshmja ekonomike ruse “Vedemosti”, del se media ruse është e lirë dhe e pavarur dhe se bizneset ruse janë të lumtura nga ligjet e vëna nga Kremlini.
Elita ruse beson se duke shpenzuar miliarda dollarë dhe euro në projekte shumë të shtrenjta dhe të kushtueshme e me një hapësirë shumë të madhe reklamuese ndërkombëtare, si ai ndërtimit të qendrës së skive në Sochi, me rastin e Lojërave Olimpike të Dimrit 2014, apo me ndërtimin e qytetit të ri e novator në Skolkovo në afërsi të Moskës, do të arrijë që të mbulojë situatën e rëndë dhe disfatën ekonomike që karakterizon ekonominë dhe industrinë ruse në tërësi. Në fakt, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Ministria Ekonomikë ruse, bëhet thirrje për përdorimin masiv të propagandës të tipit sovjetik, për të bindur investitorët e huaj që të derdhin paratë në Rusi. Sepse realiteti rus, pavarësisht nga mediat e superkontrolluara nga Putin, është shumë më ndryshe nga sa paraqitet. Duke iu referuar shifrave, ekonomia e vendit është tkurrur vitin që shkoi me 8%, ndërkohë që prodhimi, nxjerrja e gazit dhe naftës ka rënë në nivelet e epokës sovjetike. Sipas specialistëve dhe analistëve të huaj, kjo situatë është e tillë, sepse mungojnë investimet e huaja dhe shkaku i kësaj mungese është situata ligjore në vendin që përpiqet të rrëfejë një tjetër realitet nga ai ekzistues. Dhe në Rusi nuk është problematike vetëm ekonomia, por në tërësi i gjithë sistemi politiko-shoqëror, në të gjitha detajet e tij duke filluar nga rënia e ndjeshme demografike që vjen si pasojë e lindjeve gjithnjë e më të pakta dhe plakja e popullsisë, e duke vazhduar me stanjacionin ekonomik dhe industrial dhe realitetin e dhimbshëm të një vendi që është duke rënë ndjeshëm në listën e vendeve në zhvillim dhe kjo thuajse në të gjitha fushat.
Sigurisht që është një vend i pasur me naftë dhe gaz dhe me këtë do të mund ta shtyjë edhe për pak kohë, por kjo nuk do të mjaftojë për ta nxjerrë nga një situatë shumë e vështirë në të cilën është futur dhe ndihet pa një rrugëdalje. Njëherazi Kremlini në mënyrë të vazhdueshme ka shpërbërë, goditur dhe asgjësuar të gjitha institucionet e vendit që mund të shndërroheshin në një sfidë të hapur ndaj vendimeve të tij. Kjo fillon që nga goditja vdekjeprurëse që i ka dhënë shtypit të lirë e deri tek asgjësimi i opozitës parlamentare, burgosja e individëve që mund të përbënin një rrezik shumë të madh për Putinin, siç është rasti flagrant dhe i rëndë i burgosjes së ish-pronarit të Jukos, Mikail Kodorkovskit. Ai rrezikon edhe shumë vite të tjera burgimi për akuza të rreme dhe të pavërtetuara vetëm se kështu do Putin dhe klika e tij. Duke folur për këtë rast, mund të përmendim edhe faktin e asgjësimit të lirisë dhe pavarësisë së prokurorisë, gjykatave, guvernatorëve, hetuesve e të tjerë eksponentë të një vendi të lirë e demokratik.
Në këto kushte shumë të rënda për një vend të madh dhe me një popull të mrekullueshëm si Rusia, e vetmja dritare e çelur prej së cilës mund të qarkullojnë lajme është interneti, ose interneti rus i njohur si Runet. Por ndërkohë, më pak se 25% e rusëve e përdorin internetin në mënyrë të rregullt, që do të thotë se pjesa tjetër vazhdon të ushqehet me propagandë dhe gënjeshtra. Lajmet e rreme e tejkalojnë në masë të madhe lajmin e vërtetë, i cili mbytet në detin e propagandës së rreme.
Potemkinizmi i shekullit XXI është një shenjë shumë shqetësuese për Rusinë moderne dhe i ngjan parullës së epokës brezhnjeviane: “Ju bëni sikur punoni, dhe ne bëjmë sikur u paguajmë”. Ajo ishte një periudhë e karakterizuar nga stanjacioni dhe shkatërrimi ekonomik dhe ndërsa kjo periudhë është duke u shfaqur sërish në Rusi, nëse vetë qeveria do të nisë të besojë në gënjeshtrat e veta, gjërat do të përkeqësohen dhe kolapsi është i pashmangshëm. Putin mund të jetë një gjahtar i mirë balenash dhe mund ta ngasë edhe Ladën po aq mirë në shkretëtirë, por në këtë moment liderët rusë po drejtojnë një makinë që është shumë larg realitetit.
Postuar te Tjera. Komentet te Ish spiuni Putin Janë të Mbyllura

KUKU FACEBOOK-U!!

Facebook Engineering

Është hera e parë pas katër viteve që rrjeti social më i madh në botë Facebook” ka pasur një problem serioz që ka shkaktuar mbylljen e faqes për rreth 2.5 orë. 

Vazhdon raporti…

Kjo është ndërprerja më e keqe që kemi pasur në më shumë se katër vite, problemi kryesorë që ka shkaktuar këtë ndërprerje të madhe ka qenë trajtimi jokorrekt i disa informatave të një sistemi të automatizuar për verifikimin e vlerave të konfigurimit që është i paraparë për të rregulluar gjërat, në këtë rast më shumë ka shkaktuar dëme… Ju kërkojmë ndjesë përsëri për ndërprerje të faqes, dhe ne duam që ju të dini se ne kemi marrë punën dhe seriozitetin e “Facebook” shumë seriozisht…” vazhdon raporti i sotëm i dhënë në ora 2:29CET nga ing.Robert Johnson duke dhënë më tepër hollësi teknike në lidhje me atë që ka ndodhur.

Tani gjithçka duket të jetë në rregull. / toplajm.com

Postuar te Teknologji. Komentet te KUKU FACEBOOK-U!! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: