Genta: As ne mend duet me motren time!

Këngëtarja kosovare Genta Ismajli ka mohur duetin e përfolur me motrën e saj, Manin.

“Të them të drejtën unë nuk e di se kush e ka shpikur këtë duetin me motrën time, Manin. Ajo ka marrë pjesë në klipin tim ´Shkune tune´ dhe ndoshta kjo ka qenë arsye që njerëzit të shkruajnë dhe të komentojnë për të. Ajo nuk është duke u angazhuar rreth muzikës, madje nuk e ka në plan të hyjë në botën ë muzikës”, ka theksuar Genta.

Genta ka treguar se Mani është duke studiuar ne aktrim dhe sipas saj ajo ka një talent dhe të ardhme të veçantë në botën e filmit.
“Është një aktore shumë e mirë. Për aktrim po, e sa i përket muzikës nuk e di. Ajo tani ka mbaruar edhe shkollën e mesme dhe është duke vazhduar për aktrim në Amerikë, kështu që patjetër do të vazhdojë me profesionin e saj, kështu që nëse do t´i hyj rrugës së këngëtarës, do të ma kalonte edhe mua.

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te Genta: As ne mend duet me motren time! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: