Rrudhat e ‘bukura"!

Si femrat, ashtu edhe meshkujt janë të fiksuar pas shenjave të cilat tregojnë kohën që kalon. Për t’i luftuar, pranojnë t’i nënshtrohen çdo lloj ndërhyrjeje. Në fakt nuk e kuptojnë se shenjat e kohës ua zbukurojnë edhe më shumë pamjen

Janë gjithmonë aty, duke të të tunduar, duke të të kujtuar që vitet kalojnë dhe se koha nuk kthehet më pas. Nuk janë ditëlindjet, por rrudhat parametrat e vërtetë të kohës që kalon. Tashmë rrudhat janë bërë fiksimi i femrave dhe i meshkujve. Mjafton të shkruani fjalën rrudhë në internet dhe do të informoheni menjëherë rreth saj, për shembull si ta luftoni, shkaqet, zgjidhjet, produktet, recetat, teoritë, trajtimet shkencore etj. Ka nga ata që nuk i durojnë dot rrudhat kur i shohin në fytyrë dhe inatosen me veten, të tjerë që përpiqen t’i mbulojnë për t’u dukur gjithmonë të rinj. Këto shenja të lëkurës janë aty për të na treguar se nuk jemi gjithmonë të njëjtët, se jeta vazhdon, por me më shumë përvojë, bukuri dhe siguri që vetëm ajo mund të ta dhurojë.

Femrat nuk lënë gjë pa provuar që të zhdukin nga fytyra çdo shenjë të plakjes. Megjithatë duhet të mësojnë diçka: nuk ka rëndësi se sa ambalazhim të bukur ka një krem kur në të nuk ndodhen përbërës të rëndësishëm të tillë si antioksidantët dhe retinoli. Ky i fundit është mirë të përdoret gjatë natës, pasi stimulon prodhimin e kolagenit, ndërsa antioksidantët ndihmojnë mbrojtjen ndaj radikalëve të lirë. Por jo të gjithë kremrat bëjnë për të gjitha llojet e lëkurave dhe kjo është thelbësore të kuptohet. Ndaj është e domosdoshme që para se të blihet një krem, përmbajtja e tij të testohet më parë. Për sa u përket kremrave ka mendime të ndryshme. Ka nga ata që i vlerësojnë e të tjerë që janë të bindur që ndryshimi i vetëm mes një kremi dhe një tjetri është ambalazhi. E megjithatë, të gjitha gratë nuk mund t’i bëjnë ballë tundimit për blerjen e kremrave të shtrenjtë, sepse ndoshta, në fund të fundit, nëse blerja e kremrave të tillë të bën të ndihesh mirë, kjo është një e mirë më vete. Por nëse do të donit që ta ndihmonit me të vërtetë dhe pa para fytyrën tuaj, një nga këshillat më të mira është masazhi i fytyrës, që mund ta bëjmë vetë çdo ditë, duke i dhënë fytyrës një pamje tjetër, por edhe që aktivizojnë qelizat e lëkurës dhe muskujt. Në vende të ndryshme të botës ka klinika të posaçme, të cilat këshillojnë dhe merren vetëm me masazhin e fytyrës. Një element tjetër për jetën e njeriut është seksi. Gjatë një marrëdhënieje seksuale, trupi prodhon hormonin e asteroidit, që është i lidhur me jetëgjatësinë. Gjithashtu seksi është relaksues dhe ndihmon në sistemin e qarkullimit të gjakut, redukton kolesterolin dhe furnizon me oksigjen qelizat, pa përmendur faktin që djeg shumë kalori.
A e keni vënë re se sa shumë meshkuj e femra i nënshtrohen ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale për të fshirë gjurmët e kohës? Sa shumë lifting dhe botoks bëjnë? Në rastet më të mira, kjo kategori femrash e meshkujsh janë patetikë, në rastet më të këqija, monstra. Shembulli më i mirë është stilistja e famshme Donatella Versace.
Le ta themi hapur që askujt nuk i pëlqen të plaket. Secili prej nesh do të ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të ndalur me çdo kusht kohën. Por ndonjë rrudhë tek-tuk nëpër fytyrë do t’i bënte sytë më të bukur dhe shikimin më të thellë. Kështu që nuk keni pse t’i trembeni plakjes. Ato shenja në fytyrë janë treguesi më i mirë për një grua, e cila e ka jetuar dhe shijuar jetën. Me disa rrudha më shumë, duket më e bukur.
George Clooney, në moshën 20-vjeçare, kishte rininë dhe freskinë, por jo bukurinë që ka sot që është në prag të pesëdhjetave. Por nëse bota e yjeve ka pasur si formulë binomin bukuri-rinim, tani edhe në Hollivud, shtëpia e celuloidit, gjërat kanë ndryshuar. Disa yje si Kate Winslet nuk kanë frikë nga plakja dhe i kanë shpallur luftë operacioneve plastike. “Mua më pëlqen t’i shoh rrudhat në fytyrë, sepse mendoj që është bukur të shohësh pamjen tënde se si ndryshon me kalimin e viteve. Në këtë mënyrë e kupton se nuk je më e njëjta, që je më e moshuar, ‘makina nuk është më aq e mbajtur sa në fillim’”, ka deklaruar ish-protagonistja e “Titanikut”.
Mos vallë ky është një mazokizëm femëror? Nuk i dihet, megjithatë jo vetëm bukuroshja Kate është deklaruar në favor të rrudhave. Një tjetër aktore “pro rrudhave” është edhe Sarah Jessica Parker. Këtë gjë, Parker e ka deklaruar edhe publikisht, duke thënë se ato shenja të vogla tregojnë jetën dhe se ndërhyrjet e tjera, si për shembull injeksionet, operacionet e ndryshme është më mirë të shmangen, sepse i heqin shprehitë fytyrës.
Bukuria e Monica Bellucci-t nuk është venitur aspak me kalimin e viteve dhe lindjen e dy fëmijëve. Sot, në Francë, aktorja gëzon titullin e ikonës së bukurisë mesdhetare. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Sophie Marceau, protagonisten e filmit “Koha e mollëve”. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, epoka e rrudhave ende nuk ka filluar të shfaqet tek ajo.
Më shumë se çdo gjë tjetër, ia vlen të kujtojmë fjalët që Anna Magnani i tha grimierit të saj, i cili po përpiqej t’i fshihte gjurmët e kohës: “Mos u mundo kot të më fshehësh rrudhat, sepse jam munduar një jetë të tërë që t’i ndaloja të vinin”.
Advertisements
Postuar te Mjekësi, SHKENCË. Komentet te Rrudhat e ‘bukura"! Janë të Mbyllura

Red Bull, Mclaren apo Ferrari?

Red Bull, McLaren apo Ferrari?
Formula 1 ka hyrë në fazen finale ku kanë mbetur të zhvillohen vetem edhe pesë gara deri ne fund. Mundësitë janë të hapura ku pesë pilotë kanë gjasa teorike të shpallen kampion. Renditja e pilotëve është si në vijim
01 Mark Webber 187
02 Lewis Hamilton 182
03 Fernando Alonso 166
04 Jenson Button 165
05 Sebastian Vettel 163
Gara e fundit e zhvilluar në Monza të Italisë u fitua nga Ferrari, pilotet e skuderisë së kuqe arriten dy podiume, Ferndando Alonso e fitoj garen, ndersa Filipe Massa u radhit i treti dhe tubuan gjithsejt 40 pikë të arta për ti mbajtuar ata në garë për të dy titujt atë të pioltëve dhe të konstruktorve. Për Luis Hamilton gara përfundoj qysh në fillim, kur Luis tentoj ta parakaloj F. Massen, për vend të tretë me çrast demtoj pjesën e parme të bolidit të tij dhe përfundoj garen pa marr pikë.

Kampionati i Formula 1 gjithnjë po bëhet më i nxehtë për shkak të rivalitetit në pistë dhe ndryshimeve nga java në javë. Red Bull që konsiderohet se në këtë vit ka ndërtuar bolidin më të shpejt nuk po arrin të siguron pikë të mjaftueshme për të gëzuar ndonjë komoditet në fund. Në tri garat e fundit kemi tre fitues të ndryshëm, Hungari fitoj Red Bull, në Belgjikë McLaren ndersa në Itali fitoj Ferrari.

Tash mbetet të shihet se kush do ta fiton garen e radhes që zhvillohet naten në drita të reflektoreve në qytetin e bukur të Singapurit me datën 24-26 Shtator 2010.

Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te Red Bull, Mclaren apo Ferrari? Janë të Mbyllura

Prishtina kundër eksterritorialitetit

Ministri kosovar i Kulturës, Lutfi Haziri, në një intervistë për BBC-në, ka përjashtuar mundësinë e dhënies së eksterritorialitetit kishave dhe manastireve ortodokse serbe.

Ai tha se kjo çështje nuk do të diskutohet asnjëherë me Serbinë, pasi një ide e tillë sipas tij, do të çonte në ndarjen e brendshme të Kosovës.

Autoritetet politike dhe fetare në Serbi kanë kërkuar që një pjesë më e madhe e territorit përreth objekteve të trashëgimisë kulturore serbe t’i kalojë Kishës Ortodokse Serbe, siç thuhet për shkaqe sigurie.
Por një ide e tillë, sipas ministrit Haziri është e papranueshme për palën kosovare.

BBC: Çfarë mesazhi do të përcillet gjatë javës së trashëgimisë kulturore evropiane, që nis sot në Kosovë.
Haziri: Natyrisht që Kosova hyn këtë vit në në agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur për aspektin kulturor të shënimit të trashëgimisë kulturore. Janë rritur kapacitetet këta muajt e fundit edhe në kuptimin buxhetor, edhe në kuptimin e kujdesit që qeveria po ndërmerr ndaj trashëgimisë kulturore. Nuk është e tepër të konstatohet edhe një herë që Kosova është një thesar në vete i trashëgimisë kulturore që i jep dimension të vlerave universale trashëgimisë kulturore, përfshirë të gjitha periudhat e njerëzimit, qofshin ato trashëgimi arkeologjike, qofshin ato të luajshme apo të paluajtshme. Kosova në të gjitha periudhat kohore, prej kohës iliro-dardane, në kohën romake, në kohën e bizantit, të perandorisë osmane dhe në kohën më të re shënon vlera të mëdha të trashëgimisë kultuore që i takon të gjithë popujve në Kosovë.
BBC: Z.ministër kjo trashëgimi e pasur kulturore dhe historike ka pësuar gjatë viteve të nëntëdhjeta por edhe pas luftës, sidomos në trazirat e vitit 2004 kur u dëmtuan kishat e manastiret serbe. Kjo çështje u politizua dhe ishte pjesë e bisedimeve për statusin e Kosovës. Çfarë është sot gjendja e kësaj pjese të trashëgimisë kulturore serbe që u dëmtua në këto trazira?
Haziri: Ditët tragjike të vitit 2004 dhe dëmtimi i një pjese të manastireve dhe kishave ortodokse në Kosovë ka lënë gjurmë të thella tek të gjithë ne, por këtë vit mbyllet projekti i renovimit dhe përkujdesjes për të gjitha objektet që kanë qenë pjesërisht apo seriozisht të dëmtuara në ngjarjet tragjike të vitit 2004. Qeveria e Kosovës me buxhetin e vet që është më i madhi, ka arritur të sanojë gjendjen. Tashmë mund të flasim për të gjitha objektet që janë renovuar dhe janë restauruar plotësisht në tërë territorin e Repubikës së Kosovës. Natyrisht edhe politikisht kemi arritur ta përballojmë situatën, ne kemi arritur që ta përfshijmë në komisionet tona të punës edhe klerin ortodoks serb, institucionet relevante. Mund të them që 8.2 milionë euro ka qenë kostoja e përballimit të qeverisë për një segment të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar natyrisht edhe nga donatorët, por kujdesi buxhetor i qeverisë e ka përcaktuar edhe rolin kryesor të qeverisë, sepse është donatori më i madh dhe ka mbetur si i tillë në kuptimin e kujdesit.
BBC: Ka pasur zëra nga Beogradi që kanë kërkuar eksterritorialitet për kishat e manastiret serbe. Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave. A është e mundur kjo?
Haziri: Asesi nuk mund të flasim për parimin e eskterritorialitetit të vendosur në raport me Kishës Ortodokse. Kjo çështje është diskutuar edhe në procesin e Vjenës, është arsyetuar dhe delegacioni i Kosovës ka arritur të bindë ndërmjetësuesin ndërkombëtar dhe Grupin Ndërkombëtar se si parim ky është i paqëndrueshëm në Kosovë, është ndarës dhe çon drejt ndarjes së etnive në Kosovë, është determinues drejt një ndarje të brendshme të Kosovës që është e papërballueshme. Parimi pronësor është vendosur dhe parimi i zonës mbrojtëse ka qenë kryesor në raport me Kishën Orotodokse Serbe, manastiret dhe pronën që mund ta kenë në Republikën e Kosovës. Parimi i zonës mbrojtëse është pranuar sepse nuk e prek interesin e pronës private, nuk e prek interesin e pronës publike, por determinon një zonë e cila në kuptimin urbanistik dhe në kuptimin politik e ruan funksionimin e Kishës Orotodokse Serbe në Kosovë. Emri, struktura, organizimi kanunor dhe hierarkia sipas Kishës Orotodokse Serbe pranohet plotësisht në Kosovë, që nënkupton autoqefalia e Kishës Orotodokse Serbe nuk është vendosur asnjëherë në pikëpyetje. Por parimi i eksterritorialitit e dëmton Kishën Orotodokse Serbe dhe si i tillë është i papranueshëm.
BBC: Dhe ju nuk do të lejoni që kjo të ndodhë?
Haziri: Absolutisht në asnjë mënyrë kjo nuk mund të ndodhë, sepse nëse kombinohet ky parim me parimet tjera që janë lansuar nga qendra politike jashtë Kosovës, Kosova shkon drejt një ndarje apo shkon në drejtim të ndarjes së brendshme, e ndarja e brendshme nënkupton edhe ndarje territoriale të Kosovës që është e papranueshme dhe ka qenë kriteri kryesor në procesin negociator për statusin se nuk mund të bisedohet për ndarjen.
BBC: Z.ministër, këto ditë ka filluar procesi i bartjes së përgjegjësive për ruajtjen e objekteve fetare nga KFOR-i tek policia e Kosovës. Përse duhet forcat e rendit të kujdesen për këto objekte, nëse gjendja viteve të fundit është përmirësuar?
Haziri: Është në kuadër të obligimeve tona që i kemi sepse vetëm zonat mbrojtëse nuk janë të mjaftueshme për të krijuar ndjenjën e sigurisë te komuniteti etnik, në veçanti te besimtarët ortodoks. Prezenca e policisë përreth kishave dhe manastireve në këtë fazë është më shumë siguri për besimtarët ortodoks sesa nevojë që policia duhet të jetë atje. Duke pasur parasysh edhe mandatin e KFOR-it në Kosovë dhe gatishmërinë që policia e Kosovës ta merr mbi vete këtë përgjegjësi, natyrisht që ne si qeveri jemi të gatshëm ta bartim përgjegjësinë edhe të ruajtjes fizike të objekteve për të cilat po flasim.

nga BBCAlbanian.com
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te Prishtina kundër eksterritorialitetit Janë të Mbyllura

Rafael Nadal fiton US OPEN 2010

Rafael Nadal fiton US OPEN 2010
Martë, Shtator 14, 2010
Nadal mposht Djokovicin në finalen e Grand Turneut US Open dhe kështu bëhet lojtari me i ri në historinë e tenisit që fiton të gjitha Grand turnet në karrierë.

foto nga syfy.com

U desht të kalojnë dy ditë dhe të pret dy orë për shkak të rreshjeve të shiut, për të fituar në fund titulin US Open për herë të parë dhe për tu bërë njeriu i shtatë në histori që arrin ti fitojë të gjitha Grand Slemat në karrierë.

Nadal u bashkohet emrave si Fred Perry, Don Budge, Rod Laver, Roy Emerson, Andre Agassi dhe së fundi Roger Federer që fituan të katër titujt kryesor në karrierë, Nadal poashtu bëhet tenisti i parë që arrin të fiton brenda një stinori në Paris, Londër dhe New York, qënga viti 1969 kur këte e kishte arritur Rod Laver
Nadal triumfoj me rezultat 3-1 ne sete 6-4, 5-7, 6-4, 6-2. Ishte një duel i fortë, të dy tensitet luftuan shumë deri në pikën e fundit por Nadal arriti të fiton në momente kyqe të lojes ku me goditjet e tij u dëshmua se me merite është i ranguar nr. 1 ne botë.
“Është ndjenjë e mrekullueshme të fitoj ketu sonte. Kjo fitore ndaj një lojtari si Djokoviv ishte shumë e veshtirë, duelet tona të ndërsjella tregojnë se kam humbur nga ai shpesh, dhe për këtë ndjehem i lumtur që arrita ta mposhti sonte duke luajtur lojen time më të mirë në US Open në momentin më të duhur ” – tha ne fund Nadal.

Postuar te SPORT. Komentet te Rafael Nadal fiton US OPEN 2010 Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: