Fama? Prish jeten!

Vrasje, vetëvrasje, zhdukje dhe aksidente misterioze: në jetën e divave, asgjë nuk është normale, madje as fundi i tyre. Jo më kot psikologët thonë: “Fama është një monstër që të shkatërron gjithçka”

Të vdesësh në sheshin e xhirimeve, i gjakosur mes telekamerave, mikrofonave dhe dritave verbuese. Kjo i ndodhi Brandon Lee, djalit të Bruce Lee, që vdiq në moshën 28-vjeçare gjatë provave të filmit “Korbi”. Brandon u vra nga një goditje pistolete, që në të vërtetë do të përdorej vetëm për filmin. “Por pati një problem. Në pistoletën që do të përdorej për të xhiruar skenën, ishte fshehur një plumb i vërtetë. Ai shpoi tej për tej stomakun e Brandon-it, duke e kthyer nga një skenë aksion, në një fund tragjik. Një plumb i fshehur si për inat dhe në rrethana të pashpjegueshme, edhe pse gjatë provave të bëra një natë para vdekjes, që një ushtarak kishte bërë me pistoletën, gjithçka dukej se ishte në rregull. Rastësi tragjike, mistere të mallkuara, vetëvrasje dhe zhdukje, kjo është ajo që një aktor i famshëm amerikan tregon në faqet e librit “Fytyra e fshehur e hënës”. “Suksesi shpesh tregon edhe se sa i fortë je. Ka njerëz që shkatërrohen krejtësisht nga fama. Ata që përfundojnë në anën e fshehur të hënës dhe mbeten aty”. Ashtu si aktori David Carradine, që u gjet nudo në një suitë në Bangkok, i lidhur me një litar që shtrëngohej pas qafës dhe organeve gjenitale. Vetëvrasje, një lojë auto-erotike ekstreme, apo vrasje e kryer nga një sekt fetar sekret. Askush deri më tani nuk ka arritur të zbardhë misterin e vrasjes së aktorit të “Kill Bill”. “Vrasja e yjeve ngre hipoteza nga më të ndryshmet, madje fantazia për to shkon shumë larg. Por, në fund të fundit, ato futen te kronikat e zeza dhe para se të fantazosh, të paktën duhet të lexosh një njoftim zyrtar”, komenton shkrimtari. Të shtrëngosh litarin pas qafës për të provuar kënaqësi është një transgresion shumë i përhapur mes të famshmëve. Edhe Michael Hutchence, lideri i “Inxs” dhe një seks simbol në vitet ‘80, u gjet i shtrirë në banjë, me një rrip përkrah tij. Asnjë shiringë apo gjurmë kokaine. Hipoteza alternative për mbytjen nga masturbimi i tepruar ishte vetëvrasja. Por sigurisht, jo të gjithë ata që ngjiten në skenë përfundojnë kështu. “Për shembull, në një libër të tillë, aktorë ‘të mirë’ nuk do të futeshin kurrë. Aty flitet për persona të brishtë, të dobët, në depresion, që shpesh bëhen edhe më të brishtë si pasojë e përdorimit të drogave të ndryshme”, thotë më tej autori. “Vdekja e Hutchence është një mister dhe për këtë duhet analizuar vendi, objektet dhe trupi, në mënyrë që të zbulohet një panoramë e plotë e asaj që ka ndodhur vërtet. Nuk është e qartë nëse ndonjë tjetër person ishte i pranishëm në dhomë. Nëse do të më duhej të shkruaja një roman mbi këtë histori, do të merrja në konsideratë një tjetër person”. Në qendër të kronikave të zeza dhe mistereve më të mëdha në botën e yjeve ka qenë vdekja e të madhit Kërt Këbein. Me një kokteil heroine dhe valiumi në trup, lideri i grupit “Nirvana” mendohet se u qëllua me një pushkë “Remington 20” drejt e në gojë. U gjet në dyshemenë e vilës së tij në Siatëll nga një elektricist, që më pas lajmëroi policinë. Brenda pak javësh u ngritën lloj-lloj hipotezash mbi vrasjen e tij, ku nuk mungoi edhe ajo për një vrasje të stisur nga bashkëshortja, Kërtni Love. Edhe në këtë rast nuk do të ishte e pamundur të hidhje hipoteza mbi prezencën e një tjetër njeriu, por për këtë duhet të jemi të kujdesshëm. Në të vërtetë, vdekja e Këbein ka të gjitha karakteristikat e një vetëvrasjeje komplekse. Më e vështirë për t‘u perceptuar ka qenë vdekja e Nancyt, të fejuarës së Sid Vicious të “Six pistols”. Biondja bukuroshe u gjet e ulur në dyshemenë e banjës së dhomës numër 100 të hotelit “Chelsea” në Nju Jork. Në stomak kishte një vrimë, që sipas shumë mundësive, ishte shkaktuar nga një thikë, ose më mirë nga thika që ajo vetë i kishte dhuruar të fejuarit. Kush e vrau? Nuk do merret vesh kurrë, sepse tre muaj pas vdekjes së saj edhe Sid vendosi t‘i japë fund jetës, duke injektuar një dozë vrasëse me heroinë. Një mbidozë ilaçesh gjumi dhe disa lloj drogash ishte shkaku zyrtar i vdekjes së aktorit Heath Ledger. Ai u gjet i vetëm në apartamentin e tij në Manhatan. Edhe në rastin e tij janë ngritur shumë hipoteza, përfshi edhe atë të vrasjes. Por në këtë rast, siç tregon autori, “vrasësi i mundshëm nuk i përket botës reale, por asaj të personazheve imagjinarë”. Si armiku më i madh i Batmanit, Joker, që Ledger interpretoi në filmin “The dark night” në vitin 2007. Dyshimi se Ledger për të luajtur rolin e një vrasësi psikopatik “alla Joker” ka dashur të bëhet si ai, ekziston ende. Po si? Duke u mbyllur në shtëpi për javë të tëra mes filmave horror, romaneve të frikshme dhe mendimeve të sëmura. “Të interpretosh një rol të tillë mund të ketë një çmim të lartë në mendjen dhe psikikën e një personazhi, por nuk duhet ta imagjinojmë Ledger të veshur si Joker, që shëtit nëpër Manhatan, duke terrorizuar njerëzit”, përfundon autori i librit.

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te Fama? Prish jeten! Janë të Mbyllura

Rexhepi për përplasjet e fundjavës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i tha BBC-së incidenti i fundjavës në veri të Mitrovicës, mund të ketë lidhje me bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Prishtinës e Beogradit për çështje të interesit të përbashkët.

Por ai tha se për veriun vlenë vetëm plani Ahtisaari dhe se nuk do të ketë bisedime për rregullim e brendshëm të Kosovës.

Zoti Rexhepi tha se kanë filluar hetimet për dhunën e shkaktuar në fundjavë në Mitrovicë, që la pas vetes të paktën 7 persona të lënduar, në mesin e të cilëve edhe një polic të EULEX-it dhe një vendas.
Ai tha se njësitë e policisë nuk kanë përdorur forcën proporcionale ndaj shkaktarëve të trazirave të dhunshme të cilët ende, tha ai, nuk janë kapur.
Mekanizmat ndërkombëtarë, tha ministri, kanë premtuar arrestimin e shkaktarëve të dhunës, të cilët gjatë trazirave kanë përdorur edhe armë zjarri dhe kanë shtënë edhe nga snajperët.
Zoti Rexhepi tha se përgjegjës për rendin dhe ligjin në këtë pjesë të Kosovës janë Policia vendore, EULEX-i dhe KFOR-i dhe theksoi se kushdo që i kundërvihet atyre do të marrë, siç tha, dënimin e merituar.
Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zotin Rexhepi dhe fillimisht e pyeti sa ka potencial për dhunë në Mitrovicë, marrë parasysh zhvillimet e fundit atje.
Rexhepi: Potencial për tensione ka dhe ndonjëherë nevojitet një shkëndijë e vogël që ajo të shpërthejë. Kjo që ndodhi ishte një rastësi, pas ndeshjes së basketbollit.
Të rinjtë serbë e kanë ndjekur ndeshjen në sheshin “Shumadija” dhe kanë qenë të gatshëm që të festojnë por rrjedhat shkuan ndryshe. Të rinjtë shqiptarë e festuan fitoren e Turqisë dhe aty pastaj situate u ndez shumë shpejtë.
Por ne i dërguam njësitë speciale për të parandaluar kontaktin fizik. Të rinjtë shqiptarë iu bindën urdhërave dhe u kthyen dhe pastaj të rinjtë e komunitetit serb, të irituar me humbjen u bënë shumë të dhunshëm.
E patë pastaj se çka ndodhi edhe me policinë e EULEX-it, një i lënduar me armë zjarri dhe kishte edhe përdorim të “koktej molotovit”, granatave të dorës, dhe mendohet se edhe snajperët kanë shtënë në drejtim të policisë.
BBC: Tani po shohim skena tjera në veri. Dhunë të përshkallëzuar me armë zjarri dhe përdorim të mjeteve të tjera luftarake. Çfarë keni bërë ju si Polici e Kosovës, si Ministri e Brendshme për të kapur njerëzit që kanë përdorur forma të këtilla tyë dhunës dhe për t’I dërguara ata para drejtësisë?
Rexhepi: Ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe kemi thënë se ata që janë të dhunshëm duhet të marrin përgjigje me gjuhë proporcionale. Kemi thënë se nëse ata tolerohen do të bëhën gjithnjë më agresiv dhe më të fuqishëm.
Ky ishte një rast tipik i tillë kur nëse nuk përdoret forca proporcionale ata bëhën agresiv. Këtë e ka pranuar edhe vetë shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, i cili tha se nuk janë përdorur mjetet në dispozicion dhe kjo ka rezultuar pastaj edhe me lëndim të policisë së EULEX-it.
Si Polici e Kosovës fillimisht kemi bërë ndarjen e kontaktit fizik dhe më tej me ftesën që i kemi bërë EULEX-it të ndihmojë, misioni e ka marrë përsipër që të mbrohen dhe të parandalojnë lëvizjen e serbëve.
Më tutje Policia e Kosovës nuk është përzier shumë në atë drejtim por bashkërisht me EULEX-in kemi kërkuar që në tri pjesët e ndjeshme; Lagjen e Boshnjakëve, Tre Rrokaqiejt dhe Kodrën e Minatorëve të shtohet prania e policisë për të parandaluar cfarëdo konflikti të përmasave më të mëdha.
BBC: Zoti ministër, ditë më parë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë paralajmëruar parandalimin e veprimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën e veriut.
Marrë parasysh mjetet e përdorura gjatë fund javës, mund të flitet për një përplasje mes Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it në njërën anë dhe të MUP-it serbë në tjetrën?
Rexhepi: Pavarësisht nga deklaratat e tyre, policia jonë duhet të kryejë detyrën e saj.
Vetëm Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë institucione të ligjshme për sigurinë dhe vendosjen e rendit dhe të ligjit. Kushdo qoftë që i kundërvihet këtyre tri institucioneve do ta marrë dënimin e merituar.
BBC: E kanë marrë dënimin e merituar ata që kanë shkaktuar trazira në fundjavë në Mitrovicë?
Rexhepi: Jo nuk e kanë marrë. Tani ka edhe regjistrime, ka dëshimtarë dhe kanë filluar hetimet dhe unë shpresoj se më në fund edhe ndërkombëtarët do të jenë më të vendosur që ata që kanë shkaktuar dhunë të dalin përpara drejtësisë.
Ky ishte edhe premtimi i zotit de Kermbon dhe ne shpresojmë.
BBC: Dhe më lejoni t’ju pyes a mund të ketë ndonjë ndërlidhje kjo situatë e përshkallëzuar në veri të Kosovës me bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Prishtinës e Beogradit, dhe posaçërisht për veriun e vendit?
Rexhepi: Mund të ketë lidhje para bisedimeve të mundshme për interesin e përbashkët ndërmjet dy shteteve të pavarura. Por e përsëris edhe qëndrimin e qeverisë por edhe timin se përveç paketës Ahtisaari ne nuk kemi asnjë gjë tjetër çka të bisedojmë.
Tek e fundit këto janë çështje të brendshme të Kosovës, për të cilat ne nuk do të pranojmë që të bisedojmë. Mund të bisedojmë për bashkëpunim midis dy shteteve por në asnjë mënyrë nuk lejojmë që ata të përzihen në punët tona të brendshme.
nga BBCAlbanian.com

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te Rexhepi për përplasjet e fundjavës në veri Janë të Mbyllura

YouTube… 1,2 TEST, TEST… Live Streaming.

Youtube fillon live “streaming”.

Kështu thonë në sajtin e YouTube-it…

Që nga U2 e Premier Liga Indiane deri te Shtëpia e Bardhë e E3, ne kemi punuar krah-për-krah me partnerët tonë për t’ju dhënë një ulëse në rendin e parë për një morri të ngjarjeve që janë duke ndodhur.

Sot (me 12.08.2010) dhe nesër (13.08.2010) kyquni për të hapur një kapitull të ri në live streaming nga YouTube.

Vazhdon më tej YouTube:

Kjo platformë integron live streaming direkt në YouTube kanalet. Të gjitha çka ju nevojiten janë një web kamerë. I përfshirë në këtë test është edhe moduli i  “Komentimit Live” që ju mundëson të inkuadroni edhe transmetuesit tjerë si dhe komunitetin e YouTube-it të gjërë…

Për më shumë informata lexoni artikullin në këtë link http://goo.gl/ng31

Postuar te Teknologji. Komentet te YouTube… 1,2 TEST, TEST… Live Streaming. Janë të Mbyllura

Zanfines nuk i "dhezë" në Tiranë

Javës që shkoi në billborder at kryesorë të rrugëve të Tiranës ishin vendosur posterat e këngëtares nga Kosova Zanfina Ismajli. Ajo do të mbante një koncert në pub-in “Bistro Pool & Club”. Në çelje të koncertit dy balerina dhe një vokalist do të performonte për të përgatitur atmosferën para se të mbërrinte këngëtarja. Por ka ndodhur e papritura më e madhe e mundshme. Ndërsa pritej të kishte një dyndje njerëzish, për faktin se ishte hera e parë që Zanfina këndonte në një koncert ‘live’ në Tiranë, në lokal nuk ka pasur më shumë se 30 veta. 
Të befasuar kanë ngelur dhe ata pak njerëz që kishin shkuar për ta ndjekur këngëtaren, po aq edhe stafi i lokalit, të cilët deri më tani kishin pasur sukses me koncertet e realizuar çdo të shtunë. 

Sukses ky që vinte edhe me një super reklamë nëpër gjithë Tiranën. Me shpresën se gjendja do të ndryshonte në mesnatë, skena është udhëhequr nga një vokalist i përhershëm dhe dy balerinat, por ja që asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Të zhgënjyer nga publiku i munguar, një nga pjesëtarët e personelit ka dalë para 30 klientëve në lokal në orën 12.30 të natës dhe duke kërkuar ndjesë për mos realizimin e koncertit me pretekstin, se këngëtarja Zanfina Ismajli nuk ishte mirë me shëndet. Mërzia tek ata pak njerëz të pranishëm aty ka qenë evidente por e pakthyeshme. Pasi kanë rrëkëllyer gotat e porositura dhe ata kanë braktisur lokalin duke ikur mëse të irrituar për këtë situatë të pakëndshme, por edhe pa parë koncertin e këngëtares seksi. Në këtë pub vetëm një javë para Zanfinës këndoi Elvana Gjata, ku numri i klientëve kalonte mbi një mijë veta. Ndërkohë po në këtë ambient suksesshëm kanë interpretuar dhe realizuar koncerte Alban Skënderaj, Vesa Luma apo edhe Nora Istrefi.
Nga ana tjetër mosrealizimi i koncertit të Zanfinës pati edhe si shkak motin e keq, që ndryshoi krejt papritur të shtunën që lamë pas nga një kohë me diell në një ditë me shi. Ambienti ku do të realizohej koncerti (pub-i ndodhet në mes të autostradës Tiranë-Durrës) është në qiell të hapur dhe sigurisht që ka qenë një ters i vërtetë për këngëtaren. Edhe pse shpresa i ka mbajtur organizatorët se njerëzit do të vinin, gjithçka ka shkuar dëm dhe Zanfina nuk e pati shansin të këndonte për publikun kryeqytetas. Nuk dihet nëse do të realizohet një tjetër koncert për të justifikuar publicitetin apo edhe dëshirën e Zanfinës për të interpretuar në Tiranë por deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim të dytë
Postuar te Show-Biz. Komentet te Zanfines nuk i "dhezë" në Tiranë Janë të Mbyllura

Çiljeta Xhilaga në "Miss Globe International”

“Miss Globe International” do të sjellë për të shtatin vit rradhazi në Shqipëri 50 Miss-e nga 5 kontinente. Një garë e përvitshme mes më të bukurave për një trofe, i cili është edhe i treti më i rëndësishëm në botë pas “Miss World” dhe “Miss Universe”. Shqipëria në këtë eveniment do të përfaqësohet nga Nevina Shtylla, Miss Shqipëria 2010. 
Por ajo që mund të veçohet si surpriza e parë që na ofron ky spektakël është prezantimi. Çiljeta Xhilaga, e cila ka qenë dikur konkurrente në “Miss Shqipëria” dhe ka fituar titullin “Miss Kinemaja” në atë kohë është përzgjedhur për të prezantuar këtë event. 

Producenti i këtij eventi, Petri Bozo në konferencën për shtyp që u organizua dje në “Dajti Tower Hotel Belvedere” u shpreh se “Çili do të ketë jo vetëm anën e prezantimit por edhe atë të showgirl-it në këtë eveniment.
Ndërkaq ajo i rikthehet prezantimit të Deliartit mbas 8 vjetësh kur ka prezantuar edicionin e dytë të “Netët e Klipit Shqiptar”. Për vetë bukuroshen kjo është një sfidë e re që i ak vënë vetes. “Unë i rikthehem mbas kaq vitesh prezantimit dhe sigurisht që e kam me një emocion të madh pasi jo vetëm që kam vite që merrem vetëm me muzikë por është edhe emocion i madh të prezantosh, krenari që të kem në krah dy njerëz profesionistë. Shpresoj që të dali shumë bukur dhe të punosh me Deliart është kënaqësi”. Në skenë pikërisht Çili do të jetë përkrah dyshes së njohur Enkel Demit dhe Eduard Ogës.
Postuar te Show-Biz. Komentet te Çiljeta Xhilaga në "Miss Globe International” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: